Yearly Archives: 2017

Isa Mustafa: Nëse koalicioni i ka votat për demarkacion, atëherë edhe LDK-ja do ta ndihmojë këtë proces

Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se tani është në dorën e qeverisë që t’i sigurojë votat për ratifikimin e Demarkacionit. Ai ka thënë se nëse koalicioni i ka votat, atëherë edhe LDK-ja “do ta ndihmojë këtë proces”. Këto deklarata ai i bëri pas mbledhjes së …

Më shumë...

Gjenerallejtënant Rrahman Rama mori letër urimi nga gjenerali amerikan Dunfort

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pranuar një letër urimi për Ditën e Forcës nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Joseph F. Dunfort i Riu. Ai në letër  i shpreh Komandantit …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj priti në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë

Kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, të udhëhequr nga Drejtori i NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryeministri, Ramush Haradinaj foli për rëndësinë që ka për vendin tonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë …

Më shumë...

Thaçi: Shteti i Kosovës po zhvillohet politikisht e ekonomikisht dhe po përmirëson standardin e qytetarëve

Kryetari, Hashim Thaçi po merr pjesë në Konferencën e Parisit, që po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës. Duke i informuar të pranishmit për të arriturat dhe synimet e vendit tonë, ai theksoi se shteti i Kosovës po zhvillohet politikisht e ekonomikisht dhe po përmirëson …

Më shumë...

U prezantua platforma për ripërtërirjen nga fatkeqësitë

Në Malishevë, u bë prezantimi i projektit për Platformën e Ripërtëritjes nga Fatkeqësitë. projekt i cili mbështetet nga UNDP, ndërsa në këtë projekt janë të përfshira pesë komuna të Kosovës, në mesin e tyre edhe Malisheva. Prezantimin e projektit e kanë bërë Xhevrije Berisha nga UNDP dhe Sejdi Paçarizi nga …

Më shumë...

Ministri Pacolli përgënjeshtroi shefin e diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq

Behxhet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Bahxhet Pacolli ka përgënjeshtruar shefin e diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq i cili kohë më parë kishte lajmëruar se Guinea Bissau ka tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës. Duke komentuar këtë lajm, ministri ynë i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka theksuar se shteti afrikan …

Më shumë...

RKL: Fushata që nuk po pushon asnjë ditë kundër kreut të luftës së UÇK-së dhe kundër vlerave të kësaj lufte

RKL

Fushata që nuk po pushon asnjë ditë kundër kreut të luftës së UÇK-së, kundër vlerave të kësaj lufte, kundër dëshmorëve e martirëve, kundër ish të burgosurve politikë, e stisur dhe e organizuar   nga një “front i bashkuar” i  ish-pushtetarëve jugosllavo-shqiptarë, i bijve dhe bijave të tyre, ka marrë përmasa tani …

Më shumë...

Ka filluar ndërtimi i stacioneve të ujit të pijshëm për banorët e Skenderajt në Shipol dhe Brus

Më qëllim të përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Skenderajt, ka filluar realizimi i projektit të ndërtimit të stacioneve të pompimit në Shipol dhe në Brus, që do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Skenderajt. Në ceremoninë e fillimit të punimeve në …

Më shumë...

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 11:00

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare për të diskutuar planin qeverisës 2017-2021. Ashtu sikur dje, edhe sot ka pasur përplasje në mes të opozitës dhe pozitës. Deputet të partive opozitare kanë drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë për numrin e madh të ministrave dhe zëvendës ministrave. Deputeti nga …

Më shumë...

Më 9. 12. 2017 në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë, përkujtohet ish-luftëtari dhe invalidi i UÇK-së, Jahush Shkreta

Më 9. 12. 2017 në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë, përkujtohet ish-luftëtari dhe invalidi i UÇK-së, Jahush Shkreta

Nesër në orën 14:00, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë, mbahet Akademi përkujtimore për ish-luftëtarin dhe invalidin e UÇK-së, Jahush Shkreta. Me këtë rast do të përurohet edhe filmi dokumentar: “Luftëtari që ia fali gjymtyrët lirisë së Kosovës”, i autorit dr. Nusret  Pllana.

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin

Organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, në Prishtinë u mbajt tryeza ku u paraqitën çështjet kryesore të autidimit për vitin 2016 dhe progresi në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit. Gjatë fjalës së tij në këtë tryezë, kryeministri, Ramush Haradinaj pasi përgëzoi Auditorin e Përgjithshëm për punën …

Më shumë...

Kosova po merr pjesë në samitin Pan-Evropian të Pronësisë Intelektuale

Në samitin dy ditor që po mbahet në Bruksel për pronësinë intelektuale në kuadër të IP Summit të Pronësisë Intelektuale Pan-Evropiane, Kosova po përfaqësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht nga drejtori i Zyrës të Drejtës së Autorit, Valon Kashtanjeva. Në cilësinë e folësit nga Kosova, Kashtanjeva foli …

Më shumë...

Karl Marksi: Populli shqiptar është një popull trim, i cili flet gjuhën e tij në mesin e familjes së madhe Indoeuropiane

Karl Marks

Interesimin e Marksit për historinë dhe për karakterin e popullit shqiptar e ndeshim qysh herët. Në vitet e rinisë, gjatë përpjekjeve që bënte për formimin e tij shkencor, ai do të studionte e konspektonte historinë e disa vendeve, duke filluar nga historia e Francës e deri te “Historia botërore” e …

Më shumë...

Bardhyl Mahmuti: Me gjepura nuk hidhet poshtë raporti i ekspertëve!

Bardhul Mahmuti

Në intervistën ekskluzive për emisionin “Rubikon” të datës 5 dhjetor, Ambasadori i amerikan, Greg Delawie u prononcua për shumë tema aktuale që lidhen me çështjet e brendshme të Kosovës dhe raportet e Kosovës me fqinjët. Nga të gjitha temat e trajtuara në këtë intervistë çështja e Marrëveshjes për përcaktimin e …

Më shumë...

Xhevat Bislimi: Për 18 vjet nuk pushuan tendencat dhe fushata për përbaltur e dënuar luftën e UÇK-së

Xhevat Bislimi

Që nga përfundimi i Luftes në Kosovën e Shqiperise nuk pushuan tendencat, perpjekjet dhe angazhimet për ta denigruar dhe dënuar Luften e UÇK-së dhe të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës dhe të krahinave tjera të pushtuara të Shqiperisë… Nisi me UNMIK-un dhe vazhdoi me te per gati dhjete vite …

Më shumë...

Frank Shkreli: Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë

Frank Shkreli: Një mbështetje historike ndërkombëtare ndaj lirisë së fjalës

Ditët e fundit një gazetë serbe, shkruante se  shqiptarët e Trumpit po godasin Serbinë. Është fjala për dy vëllezër shqiptarë nga Kosova të cilët kanë punuar në Pentagon dhe tani punojnë në Shëpinë e Bardhë. Ata janë vëllezërit Ylber dhe Ilir Bajraktari për të cilët, në fakt, një vit e …

Më shumë...