Monthly Archives: April 2018

Policët, të cilët me urdhër të Qeverisë arrestuan, Marko Gjuriqin, mund të ndiqen edhe penalisht

Gjuriq

Inspektorati i Policisë së Kosovës, me kërkesë të zëvendës-ministrit të Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, do të fillojë hetimet kundër të gjithë policëve,  që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, më 26 mars 2018, në veri të Mitrovicës, pasi ai …

Më shumë...

Më 24 prill 1998 filluan luftimet e forcave serbe për marrjen e pikës strategjike të Jabllanicës në Dukagjin

Muharrem Sylejmani me bashkeluftetare

Në natën mes 22 e 23 prillit 1998, derisa rreth gjashtëdhjetë vetë nga Hereçi e Sllupi po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë, afër pikës C-2 në malet e Koshares, diku rreth orës 5.45 të mëngjesit ndeshen në pritën e organizuar të forcave ushtarako-policore serbe, ndaj të cilëve u përdorën edhe …

Më shumë...

Marjana Zeneli-Bulku: Demokracia një mision i papërfunduar

Marjana Zeneli-Bulku

Për ne që e mirëpritëm demokracinë si pjesë e atij brezi që jetoi 18 vjet në diktaturë, kohë kjo e mjaftueshme për të kuptuar marrëzinë e një sistemi të padrejtë diktatorial si edhe ato dhjetëra arsye pse prindërit e mi, familja ime, e mijëra shqiptarë mezi e pritën demokracinë, që …

Më shumë...

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani: Ka deputetë nga pozita që do ta votonin rrëzimin e Qeverisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se partitë opozitare deri më tani i kanë 57 vota, dhe i duhen vetëm edhe katër vota për ta rrëzuar Qeverinë. Ajo ka thënë se duhet të binden edhe 4 deputetë të tjerë për t’i arritur 61 vota. “Duke diskutuar …

Më shumë...

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi: Prioritetet nuk caktohen njëanshmërisht

Jakup Krasniqi

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se shoqëria shqiptare ka nevoja të ngutshme që të zhvillojnë një debat serioz se nga duhet të ecim tutje. Ai në një postim në rrjetin social shkruan se hapi i parë duhet të jetë hapja e një debati brenda …

Më shumë...

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis shprehet optimist për suksesin e negociatave me Korenë e Veriut

Mattis nuk dha dorëheqje sepse mbështeti transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, sikur aludojnë disa medie në vend

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis sheh arsye për të qenë optimist për përfundimin me negociatave me Korenë e Veriut pas njoftimeve të drejtuesit koreano-verior për braktisjen e testimit të raketave dhe bombës atomike. “Në këto momente, mendoj se ka shumë arsye për të qenë optimist për faktin se negociatat do …

Më shumë...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq vazhdon me ankesa: Pse Kosova të ketë ambasada në shtete që Serbia nuk ka?

Ivica Daçiq thotë se kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar për faktin që Kosova ka ambasada në shtete në të cilat diplomacia serbe nuk është e pranishme. Ai madje thotë se një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos në ato vende që përkrahin Serbinë. “Qëllimi jonë është Bashkimi Evropian, …

Më shumë...

Zëvendëskryeministri i vendit, Behxhet Pacolli: Kosova nuk mund të krahasohet me Kataloninë

Pacolli: Mjetet që i merrnin veteranët e rrejshëm t’iu jepen familjarëve të viktimave të luftës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli ka deklaruar se pavarësia e vendit tonë është ngusht e lidhur me ruajtjen e ekzistencës së një populli që ishte larguar nga shtëpitë e tij gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe se situata me Kataloninë është krejt ndryshe. Ai në …

Më shumë...

Me këtë platformë synohet të unifikohet spektri politik shqiptar rreth dialogut me Serbinë

Dr. Arsim Bajrami

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka sqaruar platformën që Kadri Veseli ua ka dërguar liderëve politikë për konsensus mes partive politike për pesë çështje të interesit shtetëror. Me këtë platformë synohet të unifikohet spektri politik shqiptar rreth dialogut me Serbinë, formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, themelimit të …

Më shumë...

LDK-ja ka reaguar lidhur me platformën ku kërkohet unitet politik nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me platformën ku kërkohet unitet politik nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Në reagim thuhet se nuk do të lejojmë që njerëz të papërgjegjshëm, të etur vetëm për pushtet, që nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës, të bëjnë dialog në emër të …

Më shumë...

Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe

Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar  se institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin presionin  mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve, meqë  Kosova duhet të mbyllë këtë kapitull të luftës në mënyrë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Kosova  ndonëse dy …

Më shumë...

Me homazhe nderohen dëshmorët e Sllupit

Më homazhe dhe vendosje të kurorave më lule janë përkujtuar dëshmorët e fshatit Sllup, Selmon Lokaj, Tahir Mazrekaj, Beqë Lokaj, Xhemajl Mazrekaj, Imer Lokaj, Agim Mazrekaj, Hajdar Lokaj, Bekë Hadergjonaj, Bekim Mazrekaj dhe Astrit Hadergjonaj të rënë në kufirin Shqiptaro-Shqiptarë. Homazhe kanë bere i pari i komunës së Deçanit Bashkim …

Më shumë...

Vazhdon realizimi i projekteve në asfaltimin e rrugëve dhe trotuareve në komunën e Vitisë

Në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë është duke u punuar në asfaltimin e disa rrugëve nëpër lagjet e këtij lokaliteti. Aktualisht po vazhdojnë punimet për asfaltim të rrugëve Hajrë Hajra 1, rruga Hajrë Hajra 2, Qendra e fshatit ku përfshihen 5 rrugë, rruga Lindje etj. Ndërkohë, në Budrikë është …

Më shumë...

Ka filluar aktiviteti “Dyert e hapura” në shkollat profesionale të komunës së Suharekës

Me qëllim të informimit të nxënësve, prindërve për mundësitë që ofrohen në shkollimin e mesëm të lartë në komunën e Suharekës si dhe mundësitë për tregun e punës pas përfundimit të këtij shkollimi, Drejtoria e Arsimit ka filluar aktivitetin “Dyert e hapura“, ku nxënësve të klasave të nënta u krijohet …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI PRITI PËRFAQËSUESIT E USAID DHE UNDP

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim të përbashkët përfaqësuesit e USAID-it dhe UNDP-së, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e arsimit, si dhe ndikimin e këtij sektori në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ministri Bytyqi ka falënderuar përfaqësuesit e …

Më shumë...

Ministri Gashi: Sportistët elitarë prioritet i yni

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve në mbështetje të sportistëve, në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u nënshkruan edhe gjashtë memorandume bashkëpunimi me gjashtë sportistë. Nënshkrimi i këtyre memorandumeve bëhet me qëllim të mbështetjes financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2018. Me 5 mijë e 400 euro …

Më shumë...