Një ditë më parë në qytetin Viterbo, afër Romës u zhvillua aktiviteti ndërkombëtar i sfilatës së modës, filmave dokumentarë, piktorëve modernë dhe interpretueseve të rinj. Në këtë aktivitet merrnin pjesë regjisorë, aktorë, piktorë, skenografë, poetë, modele të moshave të ndryshme si dhe sfilues veshjesh nga më prestigjiozet në Europë. Pjesëmarrja …
Më shumë...Monthly Archives: June 2018
Pas tri vizitave të Faton Thaçit në Mantova të Italisë priten investime konkrete në Kosovë
Gjatë një vizite në Mantova të Italisë, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka zhvilluar takime me biznese të ndryshme, që kanë shprehur interesim ta investojnë kapitalin e tyre në Republikën e Kosovës, konkretisht në sektorin e Bujqësisë. Thaçi ka takuar pronarin e fabrikës “Giallograno”, Pierpaolo Cavaglieri, ku pritet …
Më shumë...Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo qëndroi për vizitë në qytetin e Rahovecit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo qëndroi për vizitë në qytetin e Rahovecit. Fillimisht Ministri Rikalo mori pjesë në hapjen e simpoziumit shkencor “Vlera dhe ardhmëri e hardhisë dhe verës Vranç”, simpozium ky dyditor i cili po mbahet në po këtë qytet. Me ftesë të Kryetarit të …
Më shumë...Në Kosovë mbahet “Java egjiptiane”, 24 Qershori, në shënim të Ditës së egjiptianëve të Ballkanit
Nga sot deri më datën 25 qershor, në Kosovë mbahet “Java egjiptiane”, për të shënuar kështu Ditën e egjiptianëve të Ballkanit, 24 qershorin. Gjatë kësaj Javë do të këtë aktivitete kulturo-artistike, politike, dhe tryezë shkencore. E veçanta e këtyre aktiviteteve është prania e delegacionit zyrtar nga Shteti i Egjiptit, i …
Më shumë...Fatmir Limaj thotë se vendit tonë i duhet një vizion politik i kujdesshëm me parime etike
Nisma Socialdemokrate ka vazhduar me mbajtjen e Kuvendeve të Punës. Dega e Nismës në Gjilan ka mbajtur të martën Kuvendin e Punës. I pranishëm në këtë Kuvend Pune ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ky i fundit tha se pret që nga ky Kuvend, Nisma në Gjilan të …
Më shumë...Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate
Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate. Tryeza ishte paraparë të mbahej më 18 qershor, po që ishte shtyrë për shkak të varrimit të Hilmi Haradinajt, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj. Më parë tryeza kanë thirrur edhe LDK, PDK dhe Vetëvendosje, ku …
Më shumë...Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj raporton sot para komisionit parlamentar për Punë të Jashtme
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike sot do të mbajë mbledhje. Anëtarët e këtij komisioni, do të kenë takim me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj. Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun u Kuvendit të Kosovës, nuk ka njoftuar se për cilat tema ai do …
Më shumë...Rexhep Selimi thotë se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë për Tv Dkagjini se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë. “Serbia e ka garantues Hashim Thaçin, i cili po thotë se dialogu do të jetë …
Më shumë...Edhe Behxhet Pacolli ka nisur turneun e tij diplomatik në disa vende evropiane për liberalizimin e vizave
Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka nisur turneun e tij diplomatik në disa vende evropiane në përpjekje për të rritur mbështetjen për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare. Sipas një njoftimi, ndalesa e parë …
Më shumë...Medalje argjendi dhe bronzi në garën ndërkombëtare, ‘Genius 2018’
Lirik Qerimi, nxënës i Kolegjit “Mehmet Akif”, u kthye me medalje argjendi nga olimpiada “Genius 2018”, e cila u mbajt në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë garë me medalje bronzi u shpërblyen : Shkurte Hajredini së bashku me Edisa Shoshi, Xhemail Borovci së bashku me …
Më shumë...Shefki Begu: Trashëgimia Kulturore në Graboc, Malet e Çiçavicës – Guri i Plakës
Guri i Plakës Guri i Plakës është një legjendë,tregim nga goja e popullit që kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzor. Guri i Plakës i ka në periferi këto fshatra; Gradicë në pjesën lindore, Grabofcin e Epërm në Pjesën Perëndimore, Shipitullë si pjesë perëndimore e Kastriotit kurse Qikatova …
Më shumë...Kryetari, Hashim Thaçi, ka biseduar me ambasadorët e vendeve të Quintit për dialogun me Serbinë
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar dje me ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin amerikan, Delawie ambasadorin O’Connell, të Britanisë së Madhe, ambasadorin, Chabert të Francës, ambasadorin, Sardi të Italisë, zëvendësambasadorin, Voss, të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova. Thaçi i njoftoi ambasadorët se e ka …
Më shumë...Koalicioni qeverisës kundërshtoi nismën ligjore të LDK-së për ndryshimet në tri ligje për reformën fiskale
Koalicioni qeverisës ka kundërshtuar nismën ligjore të LDK-së për ndryshimet në tri ligje, të cilat kanë të bëjnë me reformën fiskale 2, të nisur nga ish-Qeveria Mustafa, por e mbetur në gjysmë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit. Nisma e LDK-së ishte ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për tatimin në …
Më shumë...Zëvendësministri Dukolli vizitoi SHSKUK
Në cilësinë e kryesuesit të Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, i shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli, zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, ka vizituar Shërbimin Spitalorë Klinik Universitarë të Kosovës (SHSKUK), respektivisht Klinikën e Onkologjisë, Radiologjisë dhe Klinikën e Mjekësisë Nukleare. Nga …
Më shumë...Synohet bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në fushën e bujqësisë
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami paraditen e së martës ka pritur në takim homologun e tij nga Komuna e Gjilanit, Ramiz Krasniqin, me ç’rast u diskutua për formën e bashkëpunimit mes dy drejtorive, gjegjësisht mes Komunës së Ferizajt dhe Komunës së Gjilanit në fushën …
Më shumë...U mbajt mbledhja e pestë e radhës e KPF-së në Viti
Ndër pikat e rendit të ditës për mbledhjen e pestë të Komitetit për Politikë e Financa në komunën e Vitisë, ishte edhe propozim vendimi për shpalljen „Qytetare Nderi“ të ish deputetes së Parlamentit evropian Doris Pack. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka paraqitur para anëtareve të këtij komiteti …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
