Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbaj sot mbledhjen e radhës me ministrat e kabinetit të tij. Sipas njoftimit të lëshuar, mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet sot në ora 14:00. Mbledhja mbahet në objektin e Qeverisë, derisa nuk dihen pikat e rendit të ditës.
Më shumë...Yearly Archives: 2018
Sebastian Kurz: Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha të hënën në Beograd se është e rëndësishme që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses, sepse një gjë e tillë, siç u shpreh ai, është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.”Është një …
Më shumë...MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E OJQ “TA PASTROJMË KOSOVËN”
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e OJQ “Ta pastrojmë Kosovën”, të prirë nga Besnik Sadriu udhëheqës, me të cilët bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e edukimit mjedisor. Ministri Bytyqi me këtë rast u shpreh se jemi të angazhuar në krijimin e …
Më shumë...U NËNSHKRUA MEMORANDUM MIRËKUPTIMI MES MASHT DHE OJQ “TOKA”
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe drejtorja ekzekutive e OJQ “Toka”, Jehona Gjurgjeala, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, i cili ka për qëllim të krijojë marrëdhënie zyrtare të bashkëpunimit për t’i avancuar fushat dhe temat e definuara bashkërisht, që kanë qëllim përmirësimin e cilësisë së edukimit për fëmijët …
Më shumë...Ministri Gashi prezantoi të arriturat e MKRS-së para komisionit parlamentar
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka raportuar pranë Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, për periudhën Janar-Tetor 2018. Ministri Gashi tha se Ministria përmes mekanizmave institucional e ligjor ka vazhduar me përmbushjen e objektivave të përcaktuara në fushën e kulturës, rinisë …
Më shumë...Ministri Gashi: Synim i imi është të kemi të rinj të përgatitur për tregun e punës
Edhe rreth 400 të rinj të certifikuar për ndërmarrësi dhe zhvillim të planeve të biznesit i janë shtuar Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes së Certifikatave “Trajnime për Ndërmarrësi dhe Zhvillim të Planeve të Biznesit”. Në ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë …
Më shumë...10 fermerë ferizajas bëhen me lopë qumështore
Të hënë është bërë shpërndarja e mëshqerrave të racës “Simental” për 10 familje ferizajas. Agron Hajdini nga fshati Koshare këtë të hënë është bërë edhe me një krerë lope të racës “Simental”, falë donacionit të përbashkët të Komunës së Ferizajt dhe të organizatës “Mëshqerra”. Thotë se kjo do t’i ndihmojë …
Më shumë...Momente nga takimi i dytë i forumit lokal të trashëgimis kulturore në komunën e Hanit të Elezit
Në komunën e Hanit të Elezit është mbajtur takimi i dytë i forumit lokal të trashëgimisë kulturore në komunën e Hanit të Elezit në kuadër të projektit Iniciativa për shkëmbim ndërkufitarë kulturorë Kosovë -Maqedoni (“Cultural cross-border exchange initiative”). Pjesëmarrësit në këtë punëtori u informuan mbi Legjislacionin dhe sistemi i mbrojtjes …
Më shumë...Kryetari Kuçi priti në takim përfaqësuesit e batalionit të dytë të FSK-së
Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim përfaqësuesit e batalionit të dytë të FSK-së nënkolonel Astrit Haliti me bashkëpunëtor. Kryetari Kuçi, ekipin nga FSK- ja e njoftoj mbi sigurinë në komunën e Junikut dhe bashkëpunimin në fusha përgjegjëse.
Më shumë...Kryetari Jashari dhe ministri Demiri inspektojnë punimet e projektit të rregullimit të infrastrukturës së zonë sportive në Prekaz
Kryetari i Komunës së Skenderjat, Bekim Jashari me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, dhe zëvendësministrat e tij, Magbule Shkodra e Esat Raci, drejtoreshën e Urbanizmit dhe Mbrojtje të Ambientit, Sanije Ahmeti me bashkëpunëtorë, kanë inspektuar punimet e realizimit të projektit në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së zonë sportive …
Më shumë...Kanë nisur punimet për rregullimin e Kompleksit të Varrezave në Lloqan
Kanë nisur punimet për rregullimin e Kompleksit të Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Lloqan të komunës së Deçanit. Nënkryetari i komunës Sami Cacaj më bashkëpunëtorë dhe banorët e këtij lokaliteti kanë nisur punime e këtij Kompleksi Memorial. Komuna e Deçanit në vazhdimësi është duke bërë përpjekje që të …
Më shumë...Renovimi i objekteve shkollore në Komunën e Deçanit po vazhdon përderisa në disa prej tyre ai ka përfunduar
Drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit në Deçan Qazim Maloku me bashkëpunëtorë kanë inspektuar punimet në shkollat të cilat janë duke u rinovuar dhe ato të cilat tashmë kanë përfunduar renovimin. Duhet theksuar se këto renovime po behën nga Institucione të ndryshme në bashkërendim më nivelin komunal –kryetarin e komunës …
Më shumë...Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues ambasadorin britanez në Kosovë, Ruairi O’Connel
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Sipas njoftimit për media, ministri Mustafa dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në ngritjen e vazhdimin e ndërtimit të institucioneve …
Më shumë...Mytaher Haskuka: Në Ditën e Flamurit me 28 Nëntor do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë në rajonin e Prizrenit
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi ka bërë të ditur së në Ditën e Flamurit me 28 Nëntor në bashkëpunim me shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë në rajonin e Prizrenit. “Me rastin e Ditës së Flamurit do të ndahen …
Më shumë...Ministrja Hoxha dhe shefja e UNDP-së nënshkruajnë memorandum për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe shefja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, kanë nënshkruar të hënën një memorandum mirëkuptimi. Nënshkrimi i këtij memorandumi ka për qëllim promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm përmes çrrënjosjes së varfërisë, avancimit të gruas, qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit …
Më shumë...Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli kërkon nga Komisioni për Punë të Jashmte rekomandime për INTERPOL
Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka kërkuar nga Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike rekomandime sa i përket lobimit për anëtarësim në INTERPOL. Kryetarja e komisionit Vjosa Osmani tha se komisioni po insiston vazhdimisht për raportim të ministrit të Jashtëm kur është votimi në Interpol, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
