Monthly Archives: November 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendos lidhur më kërkesën e AAK-së për rinumërim të plotë të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. “Sot, më 27 nëntor në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019”, konfirmoi zëdhënësi …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë  e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit. Në mbledhje kanë marrë  pjesë kryetari i komunës Smajl Latifi, anëtarët e kuvendit komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Sead Raba përfaqësues i OSBE-së dhe përfaqësuesit e LMT-së në Rahovec. Në fillim …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit bëhet me sportel ndihmës për qytetarë

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim më Organizatën Joqeveritare Syri i Vizionit në Pejë në kuadër të projektit ,,Qytetari Aktive” kanë bërë promovimin e sportelit ndihmës për qytetarët, sportel i cili ndodhët në Administratën Komunale të Komunës së Rahovecit. Në ceremoninë e promovimit të sportelit ndihmës për qytetarë, të pranishëm ishin …

Më shumë...

KK i Malishevës ka ndarë pesë mijë, kryetari Begaj një mijë dhe asamblistët nga 50 euro në përkrahje të zonave të prekura në Shqipëri

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në një mbledhje urgjente të mbajtur sot, mori vendim për formimin e një shtab koordinues për menaxhimin, grumbullimin dhe transportimin e ndihmave për në Shqipëri, pas tërmetit të djeshëm. KK i Malishevës, gjithashtu mori vendim edhe për ndarjen e një ndihme në vlerë pesë mijë …

Më shumë...

Në Malishevë vazhdon grumbullimi i ndihmave për në Shqipëri

Komuna e Malishevës njofton qytetarët se ndihmat për në Shqipëri grumbullohen në Shtëpinë e Kulturës “Tahir SInani” në Malishevë. Lutën të gjithë ata që duan të ndihmojnë, që ndihmat ti dërgojnë tek shtëpia e kulturës. Po ashtu, ju bëjmë me dije, se sipas zyrtarëve të komunave të dëmtuara në Shqipëri, …

Më shumë...

Malisheva në përkrahje të pa rezervë për vëllezërit në Shqipëri

Komuna e Malishevës, gjatë natës së mbrëmshme i ka dërguar ndihmat e para për banorët e Thumanës, atje ku tërmeti i djeshëm ka marrë jetë njerëzish dhe ka shkaktuar dëme të mëdha, duke i lënë banorët pa strehë mbi kokë. Gjatë ditës së djeshme, janë vendosur kontaktet zyrtare me këtë …

Më shumë...

JUNIKU SOLIDARIZOHET ME TË PREKURIT NGA TËRMETI

Qytetar vullnetmirë nga Juniku kanë filluar mbledhjen e pakove ushqim, veshmbathje për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, qytetarët kanë mundësi që gjatë ditës në qendër të qytetit të dhurojnë aq sa kanë mundësi në ndihmë vëllezërve dhe motrave që po kalojnë nëpër momente të rënda. Komuna e Junikut në …

Më shumë...

HOMAZHE NË NDERIM TË JETËS DHE VEPRËS SË VEPRIMTARËVE ÇËSHTJES KOMBËTAR

Në vigjilje të Festës së Flamurit, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Junikut me homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve nderoj jetën dhe veprën e veprimtarëve të çështjes kombëtare, duke u përulur përherë para kontributit të tyre për liri dhe shtetndertim. Një minutë heshtje u mbajt gjithashtu për jetërat e …

Më shumë...

Kryetari Jashari së bashku me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj bënë nderime pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

“Së bashku me Kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorë, në prag të festës së 28 Nëntorit, bëmë nderime pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe pastaj për nderime vazhduam në Kompleksin Memorial në Prekaz. Lavdi të gjithë të rënëve për Liri!” Ka shkruar kryetari Jashari në llogarinë e …

Më shumë...

Skenderaj organizon grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Komuna e Skenderajt ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve në Skenderaj, për takim me datë 29.11.2019, ora 10:00, në sallën e kuvendit komunal në Skenderaj. Me qëllim të ofrimit të ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Po ashtu, Komuna e Skenderajt njofton qytetarët, se ka organizuar shtabin …

Më shumë...

Në Skenderaj ngrihen në gjysmështizë flamujt shtetëror dhe kombëtar

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe më pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që, data 27 Nëntor të shpallet ditë zie, në shenjë nderimi ndaj viktimave që humbën jetën nga tërmetet në Shqipëri. Komuna e Skenderajt ngrehë në gjysmështizë të dy flamujt shtetërorë dhe atë …

Më shumë...

Deçani ka hap dyert për vëllezërit nga Shqipëria

Deçani ka hap dyert për vëllezërit nga Shqipëria te cilët u goditen nga fatkeqësia natyrore. Familja e Bekim Mushkolajt, nga fshati Irzniq kanë mirëpritur familjen 8 anëtaresh të Azem Kerri nga Durrësi. Këtë familje e ka vizatur kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ku nga afër kanë …

Më shumë...

Deçani grumbullon ndihme për te prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Në qendër të qytetit në Deçan tashmë ka nis aksioni për grumbullimin e të hollave dhe veshmbathje për ti dal në ndihmë vëllezërve dhe motrave tonë në Shqipëri. Qytetarët në mënyrë masovike po i përgjigjen kësaj thirrje për ndihmë! Këtu do të jemi gjatë tërë ditës! Njofton komuna e Deçanit.

Më shumë...

Marinsi amerikan, Jeffrey Fischer thotë se FSK është një strukturë e klasës botërore për reagimin ndaj fatkeqësive

Marinsi amerikan, Jeffrey Fischer thotë se FSK është një strukturë e klasës botërore për reagimin ndaj fatkeqësive

Shqipëria dje është goditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur 31 persona, qindra të lënduar dhe shumë ndërtesa të shkatërruara. Menjëherë pas tërmetit FSK dhe Policia e Kosovës morën rrugën për në Shqipëri në përpjekje për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë pësuar …

Më shumë...

Kryetari Thaçi: FSK është fuqia dhe garancia më e mirë e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kryetari Thaçi: FSK është fuqia dhe garancia më e mirë e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot manifestimin për shënimin e ‘Ditës së Forcës’. Ky përvjetor Kosovën e gjen në ditë zie, nga ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra mbetën të plagosur, nga tërmeti që ndodhi një ditë më parë. Sivjet, njësitë e Forcës …

Më shumë...