Reagim të menjëhershëm, institucional!… Bashkëkombësit tanë, po dëbohen nga trojet e tyre stërgjyshore, nga “Kulla Zhlepi” kuptoni prona është e shenjtë, mbrohet me Kanun dhe me ligje shtetërore, reagoni sa s’është bërë vonë, ata po dëbohen, nga pronat e tyre, kuptoni mos u bëni se s’po ndëgjoni, dhe s’po shihni …
Më shumë...Monthly Archives: July 2020
Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit paralajmëron protestë 24 orëshe para Qeverisë
Drejtues të Telekomit dhe të Sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje janë takuar me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe përfaqësues të Z-Mobile, për gjetjen e një zgjidhjeje rreth zhbllokimit të llogarive të Telekomit. Edhe njëherë palët kanë shprehur qëndrimet e tyre, përderisa …
Më shumë...Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik
Ka përfunduar takimi mes të kryeministrit, Avdullah Hoti dhe disa përfaqësuesve të partive politike. Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi para gazetarëve tha se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik, derisa nuk konfirmoi nëse shefi i ekzekutivit iu ka paraqitur koordinatorin për dialog në këtë takim. …
Më shumë...Memli Krasniqi: Nuk do të lejojmë blerjen e IPKO-s nga Serbia, është kërcënim serioz që mund t’i bëhet vendit
Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Memli Krasniqi ka akuzuar bordin e ARKEP-it që asnjë hap dhe asgjë zyrtarisht nuk ka vepruar për ta parandaluar shitjen e IPKO-s Serbisë, që është një kërcënim serioz që mund t’i bëhet vendit. Ai ka cilësuar këtë proces si një prej problemeve më të mëdha …
Më shumë...Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet politike dhe sociale, si dhe për sfidat e tanishme pas përhapjes së pandemisë Covid-19. Gjithashtu, në takimin e ministrit Reçica …
Më shumë...Kryeministri Hoti e ka pritur sot në takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona. Hoti ka folur për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në …
Më shumë...Haliti: Shëndeti publik në rend të parë
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë kërkon nga të gjithë vëmendje të shtuar, ndonëse gjendja aktuale epidemiologjike në këtë komunë është nën kontrollë dhe rastet aktive nuk janë shtuar shumë. Kryetari Sokol Haliti, si kryesues i këtij komiteti, tha se në këtë periudhë të vështirë, në …
Më shumë...Ndërroi jetë veterani dhe eprori i ish UÇK-së Shpejtim Hazrolli
Ka ndërruar jetë veterani dhe eprori i ish UÇK-së, Shpejtim Hazrolli (1968) nga fshati Banjë i Komunës së Malishevë. Eprori Hazrolli, ishte njëri prej luftëtarë të parë i cili ishte rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjatë tërë luftës çlirimtare kishte treguar heroizëm të pashoq, si dhe …
Më shumë...Qëllimi i Komunës së Deçanit për të arritur rezultate në punë dhe suksese në mësime nuk ka të ndalur
Edhe përkundër pandemisë COVID-19, qëllimi i Komunës së Deçanit për të arritur rezultate në punë dhe suksese në mësime nuk ka të ndalur. Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ju dorëzua projektrregullorja për çmimin “Nijazi Ferizi” – shkolla më e mirë. Projekti i është dorëzuar nga Drejtori i DKA-së …
Më shumë...Fatmir Limaj e ngushëllon familjen Hazrolli, Shpejtimi ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Hazrolli për vdekjen e Shpejtim Hazrollit nga Banja e Malishevës. Limaj ka shkruar se Shpejtimi ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe së bashku me tërë familjen dhe rrethin e tij, ishin pjesë e luftës çlirimtare, …
Më shumë...Haradinaj-Stublla: Blerjet e Serbisë nga Kina të dronëve dhe raketave janë kërcënim për paqen dhe stabilitetin e rajonit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në Twitter pasi Serbia ka blerë dronë dhe raketa nga Kina. Haradinaj ka thënë se Kosova është e shqetësuar pas blerjeve të fundit të Serbisë nga Kina dhe pas marrëveshjeve të …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Vizita e Dhomave të Specializuara në Hagë nga Viola von Cramon është ndërhyrje politike në drejtësi
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pasi ajo shkoi në Hagë një ditë pas përfundimit të intervistimit të kryetarit Thaçi dhe takoi disa udhëheqës të Gjykatës Speciale. Vendimi i eurodeputetes ka zgjuar kritika të ashpra në Kosovë, për ndërhyrje në …
Më shumë...Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni pritet të jetë koordinator shtetëror i Kosovës për dialogun më Serbinë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni pritet të jetë koordinator shtetëror për dialogun më Serbinë sipas një burim brenda zyrës së kryeministrit. Emër tjetër i përmendur përveç Hysenit është edhe Dastrit Pallaska-Avokat. Ky vendim vjen pas takimit që Skender Hyseni, ish-ministri i Jashtëm e ka zhvilluar gjatë së hënës …
Më shumë...Ndahet nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpejtim Hazrolli
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Shpejtim Hazrolli. “I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të bashkluftëtarit, bashkvendasit dhe shokut tonë, Shpejtim Hazrolli. Komandant Shpejtimi rrjedhë nga një familje atdhetare, ishte Komandant i UÇK-së, …
Më shumë...Pas një arresti kardiak ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Haki Maksutaj nga Studenica e Burimit
Pas një arresti kardiak është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Maksutaj nga fshati Studenicë e Burimit. Ai ka qenë ish-luftëtarë i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” në Zonën Operative të Dukagjinit. Ndërsa pas luftës ka punuar në spitalin e Burimit. Varrimi i të ndjerit bëhet sot …
Më shumë...Pas rreth 5 muajve ka ndërprerje shkak i pandemisë ka rifilluar testimi i kandidatëve për patent shofer
Kanë pritur të paktën 5 muaj. Por nga kjo e hënë, kandidatët për patent shofer, mund të paraqitën për testim. E në qendrën për patent shofer në Prishtinë, u panë numër i madh i aplikuesve që po mbanin distancën e kërkuar. Shoferët e ardhshëm, mezi e kanë pritur këtë moment. …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
