Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, ju njoftojmë se nga nesër me datë 28 tetor 2020 do të bllokohet rruga “Xhelal Hajda-Toni”, nga stacioni i autobusëve në drejtim të rrugës kryesore deri te pika e karburantit Veda Petrol, në gjatësi prej 500 metrave. Kanali për trajtimin e ujërave atmosferik …
Më shumë...Yearly Archives: 2020
Sqarim për fermerët Deçanas nga Drejtori i Bujqësisë Rifat Stojkaj
Drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit Rifat Stojkaj, njofton të gjithë fermerët Deçanas se Ministria e Bujqësisë ka realizuar pagesat për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore për periudhën “Janar – Qershor 2020”. Kulturat bujqësore në komunën e Deçanit janë dëmtuar me datë 5-6 gusht. Komuna e Deçanit pasi …
Më shumë...Për deputetët e opozitës është e papranueshme mos raportimi i ministrit Veliu në Komision për shkarkimin e Rashit Qalajt
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për Çështje të Sigurisë për të raportuar lidhur me shkarkimin e ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe shuarjen e Task-Forcës. Papërgjegjësi mos ardhjen e Veliut për raportim e kanë konsideruar deputetët e opozitës. …
Më shumë...Thaçi shprehet i bindur edhe një mandat mund të bëhej kryetar por Specialja qëllimisht po ia bllokon këtë mundësi
Kryetari i vendit Hashim Thaçi u shpreh i bindur se edhe një mandat pesë vjeçar mund të bëhej kryetar. Thaçi thotë se për ketë edhe i është ngritur propozim akuza nga Gjykata Speciale për ta ndaluar atë në rrugëtimin e tij politikë. Sipas tij edhe subjektet e tjera politike e …
Më shumë...As shtetasit e gjermanë nuk do të mund të hyjnë në terrritorin e Kosovës pa e pasur rezultatin e testit PCR-negativ
As shtetasit e Gjermanisë nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar rezultatin e testit PCR-negativ. Pas rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, edhe ky shtet i është bashkuar listës së shumë shteteve me rrezik të lartë të infektimit. …
Më shumë...60 mijë njerëz evakuohen në Kaliforni dhe qindra-mijëra njerëz në SHBA mbesin pa energji për shkak të zjarrit
Zjarri që po përhapet me shpejtësi, shkaktoi evakuimin e 60,000 banorëve të Kalifornisë Jugore dhe qindra-mijëra njerëz në SHBA u përballën me ndërprerje të energjisë për të dytën ditë me radhë për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve të shkaktuar nga erërat e forta. Kërcënimet e fundit vijnë gjatë …
Më shumë...Ndonëse në kryeqytet janë 800 raste aktive me virusin korona, nuk parashihet mundësia e një mbylljeje totale në Prishtinë
Komuna e Prishtinës vazhdon të përballet me numrin më të lartë të rasteve të reja me sëmundjen e infeksionit me COVID-19. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se aktualisht në kryeqytet janë 800 raste aktive me koronavirus. Ai ka kërkuar rritjen e numrit të testimeve për coronavirus, …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti takua me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesin special të BE-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, u takua me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesin special të BE-së, me të cilët diskutoi bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryeministri Hoti u shpreh i vendosur për …
Më shumë...Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit
Ministria e Shëndetësisë ka filluar të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes më të madhe të coronavirusit në Republikën e Kosovës. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me Covid-19 janë dy nga masat të …
Më shumë...KKMSH ju bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar nga virusi pandemik COVID-19, që serish po përhapët me shpejtësi në mbarë botën
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhje të rregullt ku është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë nga virusi COVID-19 në komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se dje në Viti nuk ka …
Më shumë...700 FERMERË RAHOVECAS PËRFITOJNË MEKANIZËM BUJQËSOR
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit ka publikuar listën e fermerëve përfitues në projektin “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me participim. Pas vlerësimit të aplikimeve të thirrjes publike për furnizimin e fermerëve me mekanizma bujqësore, komisioni vlerësues ka shpallur përfituesit të cilët i kanë plotësuar …
Më shumë...DEZhT, publikon emrat e përfituesve në thirrjen “Përkrahja e përpunuesve dhe pikave grumbulluese të qumështit në komunën e Rahovecit”
Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit pas formimit të komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për ndarjen e grandeve “Përkrahja e përpunuesve dhe pikave grumbulluese të qumështit në komunën e Rahovecit”, ka publikuar emrat e përfitueseve. Sipas raportit të përgatitur nga komisioni vlerësues përfitues janë: …
Më shumë...Filloi hapja e dy rrugëve të reja në Gurishtë
Sot në fshatin Gurishtë të Komunës së Malishevës, ka filluar hapja dhe rregullimi i dy rrugëve, “Hazir Goriqi” dhe ajo e “Kolegjit”. Në fillimin e punimeve në këto rrugë ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, i cili i ka uruar banorët e Gurishtës për rrugët …
Më shumë...Meremetimi i sallës së sporteve në gjimnazin e Malishevës drejtë përfundimit
Meremetimi i sallës së sporteve në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, është futur në fazën finale dhe punimet janë afër përfundimit. Kështu është bërë e ditur gjatë inspektimit të punimeve në këtë sallë nga ana e drejtorit të urbanizimit, Ahmet Morina dhe shefit të prokurimit, Nuhi Shala, të cilët krahas …
Më shumë...U nënshkruan marrëveshjet për subvencionimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Malishevë
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës, përkatësisht drejtori i kësaj drejtorie, Rexhep Mazreku, ka nënshkruar marrëveshjet për subvencionimin e organizatave joqeveritare kulturore, rinore dhe sportive, bazuar në thirrjen 01-428 për përkrahje financiare të OJQ-ve për projektet e tyre. Drejtori Mazreku, i ka uruar të gjitha organizatat …
Më shumë...Dy raste me covid-19 në Malishevë
Sot janë regjistruar dy raste të reja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo është konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në kuadër të menaxhimit dhe monitorimit të situatës pandemike në vend. Rastet e reja me covid-19, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
