Filloj shpërndarja e Komposterëve në komunën e Rahovecit! Ky projekt i fituar nga donatorët, tregon përkushtimin e qeverisjes lokale se si ta ruajmë ambientin përmes eliminimit të mbeturinave. Përdorimi i këtyre enëve zvogëlon sasinë e mbeturinave në territorin tonë! Komuna e Rahovecit falënderon GIZ-in Gjerman për mbështetjen e këtij projekti!
Më shumë...Yearly Archives: 2020
Prezantohet puna e deritanishme e procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit
Në Sallën e Kuvendit të komunës së Rahovecit, në një takim me Ekipin Komunal për Planifikim, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe kompania e kontraktuar nga Komuna e Rahovecit, kanë bërë prezantimin e punës së deritanishme të procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës së …
Më shumë...Njoftim nga drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm për bizneset e Komunës së Rahovecit
Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Rahovecit, njofton të gjitha bizneset e komunës se është hapur thirrja për Grande për „Programim e Rimëkëmbjes Ekonomike 2020“ masa 8 me Agjensionet Zhvillimore Rajonale. Për më shumë informacione mund të gjeni në vegëzën: https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime-2020/
Më shumë...Lansohet skema e granteve për start-up dhe biznese ekzistuese “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2020, Masa 8”
Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, në pamundësi të mbajtjes së sesioneve informuese për shkak të virusit, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në komunën e Deçanit, njofton të gjitha bizneset e interesuara që të aplikojnë në Skemat e Granteve “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2020, Masa 8” e lansuar nga MZHR. …
Më shumë...Në Deçan vendosën postera në mbështetje të krerëve të OVL të UÇK-së
Pas reagimit të datës 30.09.2020 të Komunës së Deçanit në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së si dhe me shoqatën e të Burgosurve Politik, lidhur më arrestimet e fundit të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, sot nënkryetari i …
Më shumë...Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se nga 5 tetori fillon testimi fizik për kandidatët për rekrut në FSK
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka njoftuar të gjithë kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës se do të fillojë testimi fizik për ta, duke filluar nga data 5 tetor deri në datën 10. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet …
Më shumë...Brenda 24 orëve janë shëruar 54 pacientë nga virusi korona ndërsa janë konfirmuar edhe 42 raste të reja
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 42 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me …
Më shumë...Zymer Mehani: Shkrimtari është ndërgjegjja e kombit
(Disa fjalë për krijimtarimë e poetit dhe të publicistit, Selman Dervishi) Selman Dervishi, ky emër tashmë i njohur për lexuesit shqiptarë, këtyre ditëve po e publikon edhe vëllimin e tretë “Gjergja me Adema”, në të cilën pasqyron në vija të trasha, por edhe hollësisht historinë e gjatë qëndrestare të popullit …
Më shumë...Kryetari, Kadri Veseli në takim me bizneset në Prizren tha se Qeveria qendrore e lokale po falimenton bizneset
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot në Prizren shoqatën “Esnaf”, që përfaqëson bizneset e këtij qyteti. Ai ka folur me përfaqësuesit e bizneseve prizrenase për sfidat me të cilat ata po ballafaqohen dhe situatën e rëndë ekonomike në vend. Veseli ka thënë se Partia Demokratike …
Më shumë...Shefqete Gosalci: 1 Tetori (1997), datë e kthesave të mëdha historike dhe politike
Lëvizja Studentëve e Universitetit të Prishtinës (të asaj kohe), e udhëhequr nga ideatori, organizatori, idealisti e Atdhetari Muhamet Mavraj bashkë me Bujar Dugollin, Albin Kurtin, Driton Lajqin si dhe Rektori i Universitetit Ejup Statovcin, organizoj demonstratën masive, (në disa qytete të Kosovës),me studentët dhe qytetarët e Kosovës, për ta kundërshtuar …
Më shumë...Në Deçan vendosen posterat “Liria është themeli i paqes dhe demokracisë!” dhe “UÇK është historia jonë!”
Pas reagimit të datës 30 shtator 2020 të Komunës së Deçanit në bashkëpunim më Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së si dhe me shoqatën e të Burgosurve Politik, lidhur më arrestimet e fundit të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, z.Hysni Gucati dhe z.Nasim Haradinaj, sot …
Më shumë...Kosova dhe Shqipëria do të ngrisin fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Kosovës Lindore
Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Kosovës Lindore. Lajmin e ka bërë me dije, ministri Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj. “Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja …
Më shumë...Kryetari Thaçi: Kosova është e përkushtuar për dialog që dërgon në njohje reciproke dhe paqe afatgjatë në rajon
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Me anë të një postimi, Thaçi ka thënë se temë diskutimi e kësaj bisede ishte dialogu dhe rruga e Kosovës drejt BE-së. Ai ka shtuar se Kosova është e përkushtuar për dialog që dërgon …
Më shumë...Ministri Reçica në Tiranë nënshkruan marrëveshjen për unifikimin e tregut të punës Kosovë – Shqipëri
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, sot, në Tiranë, në mbledhjen e dy qeverive shqiptare, bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Anila Denaj, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Mobilitet për Punë, e cila ka për qëllim përmirësimin e fushës së punësimit dhe aftësimit profesional dhe integrimin …
Më shumë...Ines Demiri është emëruar sot si e ngarkuar me punë e Republikës së Kosovës në Izrael
Pas konfirmimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, pala kosovare sot ka bërë një hap para në vendosjen e marrëdhënieve mes dyja shteteve. Kosova sot ka emëruar Ines Demirin si e ngarkuar me punë e Republikës së Kosovës në Izrael. “Pres me padurim këtë sfidë të madhe që …
Më shumë...Kosnett: Pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA, politika amerikane ndaj Kosovës nuk ndryshon
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur i sigurt se edhe në rast se ndryshon administrata në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, politika e SHBA-së ndaj Kosovës dhe ndaj marrëveshjes së arritur në Uashington nuk do të ndryshojë. “Përkrahja për pavarësinë e Kosovës, demokracinë e saj …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
