Monthly Archives: March 2021

Adil Olluri: “Burgu” është një roman i shkruar në formën realiste të shkrimit letrar, roman i personazhit

Ahmet Qeriqi - Romani Burgu

(Ahmet QERIQI: “Burgu”, roman, Radio-Kosova e lirë, Prishtinë, 2004) Romani “Burgu” është një vepër letrare, e cila në qendër të ligjërimit të saj e vë kryepersonazhin, Eknat Malmiri, i cili është boshti tematik i tërë rrëfimit, që zhvillohet në një hapësirë të mbyllur, ku i tërë veprimi, të gjitha situatat …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Në këtë mandat PDK do të jetë në opozitë, por në shërbim të interesave të qytetarëve

Enver Hoxhaj: Në këtë mandat PDK do të jetë në opozitë, por në shërbim të interesave të qytetarëve

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar takimet me kryesitë e degëve të kësaj partie.Mbrëmë, Hoxhaj ka takuar kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit. Temë diskutimi i Hoxhajt e kryesisë, ishte edhe …

Më shumë...

Pas të famshmes Forbes, puna e Shkollës Finlandeze pasqyrohet në CNN

Pas të famshmes Forbes, puna e Shkollës Finlandeze pasqyrohet në CNN

 Aktivitetet e nxënësve dhe mësimdhënësve të Shkollës Finlandeze me rastin e shënimit të kampanjës së #MyFreedomDay janë pasqyruar në median më të rëndësishme dhe më të shikuar botërore, CNN. Kështu CNN ka vendosur që lajmin mbi aktivitetet e kësaj dite ta ofroj përmes videos që nxënësit dhe mësimdhënsit e kësaj …

Më shumë...

Në Kuvendin e Kosovës sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të cilët e kanë fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit

Në Kuvendin e Kosovës sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të cilët e kanë fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit

Të zgjedhurit e popullit që kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë filluar të regjistrohen si deputetë në Kuvendin e Kosovës. Në hollin e këtij institucioni gjatë këtyre ditëve pritet secili prej 120 deputetëve të zgjedhur t’i kryejnë procedurat administrative për t’u ulur në karriget e …

Më shumë...

Britania e Madhe kërkon nga njerëzit që ta marrin vaksinën “AstraZenecas” sepse është e sigurt dhe pa efekte anësore

Britania e Madhe kërkon nga njerëzit që t'i dëgjojnë rregullatorët dhe të marrin vaksinën “AstraZenecas” sepse është e sigurt

Vaksina kundër virusit korona e Oksfordit dhe “AstraZenecas” është e sigurt, ka insistuar Sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi disa shtete të Evropës pezulluan vaksinimin për shkak të mpiksjes së gjakut. Matt Hancock ka kërkuar nga njerëzit “të dëgjojnë rregullatorët” dhe “të marrin vaksinën” sa më shpejt që …

Më shumë...

Idajet Beqiri: Presidenti, Ilir Meta ulërin si një qen që e ka zënë tërbimi dhe iu vërsulet policëve

Idajet Beqiri: Presidenti, Ilir Meta ulërin si një qen që e ka zënë tërbimi dhe iu vërsulet policëve

Shqipëria, ky vend në mesin e Europës së qytetëruar, ky vend 109 vjeçar shtet, vend që po fillon negociatat për t’u anëtarësuar në BE, vend anëtar i NATO, po përjeton skuqjen më të rëndë nga turpi që po i bën një njeri plotësisht i papërgjegjshëm, me të meta mendore, me …

Më shumë...

Nëse flasim për meritat e sakrificën, Ramush Haradinaj ka merituar më shumë sesa postin e kryetarit të Kosovës

Ramush Haradinaj

Tani kur po bëhen përpjekje për formimin e koalicionit të ri qeveritar, Albin Kurti e Vjosa Osmani, kanë biseduar sa për sy e faqe  me ish-kandidatët për kryetar e kryeqeveritar, që dolën nga  zgjedhjet e 14 shkurtit,  jo për të kërkuar ndonjë mbështetje  apo bashkëqeverisje, por thjesht për t’ iu …

Më shumë...

Dy ditë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend për shkak të mos subvencionimit të operatorëve në këtë sektor

Sot dhe dy ditë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend për shkak të mos subvencionimit të operatorëve në këtë sektor

Nga dita e mërkurë, për dy ditë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në gjithë vendin për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor. Kryetari i shoqatës në fjalë, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se …

Më shumë...

Më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 në Kosovë kishte shpërthyer një revoltë popullore kundër keqqeverisjes së UNMIK-ut

Më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 në Kosovë kishte shpërthyer një revoltë popullore kundër keqqeverisjes së UNMIK-ut

Më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 në Kosovë kishte  shpërthyer  një revoltë popullore kundër  qeverisjes së ngathët dhe pro serbe të një segmenti të administratës së UNMIK-ut, i cili kishte lejuar krijimin e strukturave paralele serbe në  veri të Kosovës, prej qershorit të vitit 1999, kur forcat franceze …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku takon deputetët e LDK-së para se të takojë të premtën Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Lumir Abdixhiku

Të premten, kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të mbajë takim me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Mirëpo, Abdixhiku para këtij takimi do të mbajë takim edhe me deputetët e zgjedhur të subjektit të cilin ai e udhëheq. “Do të takoj …

Më shumë...

Këshilli i Prindërve del kundër paralajmërimit për një pushim të parakohshëm një javor në shkolla

Këshilli i Prindërve del kundër paralajmërimit për një pushim të parakohshëm një javor në shkolla

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti, ka thënë se kanë shprehur kundërshtitë e tyre për një pushim të parakohshëm në shkolla, por se u anashkaluan nga Ministria e Arsimit. Ai tha se propozimi i fundit i Ministrisë së Arsimit që të gjitha institucionet arsimore anembanë vendit të shkojnë një …

Më shumë...

Alon Ben-Meir: Njohja nga Izraeli është mesazh i qartë për pesë vendet e BE-së që nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës

Alon Ben-Meir: Njohja nga Izraeli është mesazh i qartë për pesë vendet e BE-së që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Alon Ben-Meir nëpërmjet një statusi në rrjetin social ka thënë se Kosova përfiton shumë nga formalizimi i plotë i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. Sipas tij, kjo është domethënëse për të dy vendet, por veçanërisht për Kosovën. Ai tutje shkruan se ky është mesazh i …

Më shumë...

Faton Klinkaku: Edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë po dëshmojnë së Specialja është e jashtëligjshme

OVL-UÇK

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala nga Gjykata Speciale. Ai thotë se kjo është dëshmi që Specialja është më qëllime politike dhe e jashtëligjshme. “Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Nuk është qasje e mençur kërcënimi i Vetëvendosjes për të shkuar sërish në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet por jo edhe votat për të zgjedhur vet kryetarin e vendit. Ai e konsideron si  të gabuar qasjen nëse kërcënohet me zgjedhje të reja. Vetëvendosje dhe “Guxo” kanë marrë shumicën e votave dhe për qeverisje, por nuk i kanë …

Më shumë...

Halil Selimi: Në vitin 1981 nuk kërkohej “Vetëvendosje” – Kushtetutë, por Republikë, Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!

Halil Selimi: Në vitin 1981 nuk kërkohej “Vetëvendosje” - Kushtetutë, por Republikë, Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!

Ish i burgosuri politik dhe veprimtari i njohur, Halil Selimi, ka reaguar lidhur me përpjekjet për modifikimin politik të kërkesës gjithë popullore të vitit 1981 për Republikën e Kosovës. Në 40-vjetorin e vendosjes së Pllakatit përkujtimor  te Mensa e Studentëve, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, kryesia e së cilës …

Më shumë...

Gjykata Speciale ka arrestuar në Belgjikë, ish-eprorin e lartë të UÇK-së, Pjetër Shala

Gjykata Speciale ka arrestuar në Belgjikë, ish-eprorin e lartë të UÇK-së, Pjetër Shala

Sot autoritetet e Belgjikës kanë arrestuar ish eprorin e UÇK-së,  Pjetër Shala, sipas  fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar,  në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të Gjykatës Speciale,  në …

Më shumë...