Monthly Archives: March 2021

Kryetari Suma priti në takim Elmi Qerimi nënkryetar i Komunës Petrovec nga Maqedonia e Verut 

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim Elmi Qerimi, nënkryetar i Komunës Petrovec nga Republika e Maqedonisë Veriore dhe Antonio Karalanov, menaxher i projekteve. Takimi është realizuar me qëllim të diskutimit për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Komunës Petrovec për …

Më shumë...

Inspekcioni sërish kërkon ndërprerjen e punimeve në mbindërtimin e objektit në qendër të qytetit të Vitisë

Autoritetet komunale, respektivisht Drejtoria e Inspeksionit në Viti, në orët e paradites, kanë kërkuar sërish ndërprerjen e punimeve në mbindërtimin që po bëhet në objektin e ish-Blu Sky-it në qendër të qytetit të Vitisë. Vendim për ndërprerje të punimeve, komuna e Vitisë pati marrë edhe më parë dhe kishte vendosur …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Alban Mazreku për ndërtimin e murit mbrojtës në rr.” Brigada 124″ në Retijë

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e murit mbrojtës me Alban Mazreku, nga fshati Retijë. Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është qëllimi dhe vullneti i lirë dhe i mirë i palëve për ndërtimin e murit mbrojtës në rrugën “Brigada 124″, respektivisht përgjatë …

Më shumë...

KOMUNA E JUNIKUN NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME MINISTRINË E PUSHTETIT LOKAL NË KUADËR TË GRANTIT TË PËRFORMANCËS KOMUNALE 2021

Komuna e Junikut përkatësisht kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka nënshkruan Marrëveshje me Ministrinë e Pushtetit Lokal në kuadër të Grantit për Performancë Komunale 2021 (GPK), në mënyrë që të ketë mundësinë të kualifikohet për pjesëmarrje në Grantin e Performancës për vitin fiskal 2021. Marrëveshja trepalëshe është nënshkruar …

Më shumë...

MAPL dhe Komuna e Deçanit nënshkruajnë marrëveshje

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj dhe ekzekutivin komunal, kanë pritur në takim përfaqësues nga Ministria e Pushtetit Lokal (MAPL) me të cilët nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, teknike dhe financiare në mes të Ministrisë së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Komunës së Deçanit dhe …

Më shumë...

260 mijë € do të kushtoi ndërtimin i Objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc të Epërm

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Deçanit kishin nënshkruar në vitin 2020, një memorandum të përbashkët për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Strellc i Epërm. Tashmë objekti ekzistues është rrënuar në tërësi dhe kanë nisë punimet për ndërtimin e objektit të ri. Me këtë rast …

Më shumë...

Komuna e Vitisë dhe Kolegji UBT prezantuan para qytetarëve vitias profilin e gjendjes ekzistuese në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2021-2029

Në organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit dhe të Kolegjit UBT, sot është mbajtur një takim publik me qytetarë lidhur me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2021-2029. Me këtë rast u bë prezantimi i profilit të gjendjes ekzistuese dhe analiza e …

Më shumë...

Komuna e Deçani nënshkruan memorandum bashkëpunimi më Telekomin e Kosovës

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin e komunës Sami Cacaj dhe ekzekutivin komunal, kanë pritur në takim Zeqir Kiqina –Kryeshef Ekzekutiv, Bislim Fetahu –Drejtor Teknik, Agim Hadergjonaj -zëvendës Drejtor Teknik dhe Mentor Neziraj –menagjer i kontratës ne Institucione në Regjionin e Gjakovës. Në këtë takim të …

Më shumë...

Ndahet nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Brahim Lezi nga Theranda

Ndahet nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Brahim Llezi nga Theranda

Sot ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Brahim Lezi nga Theranda. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari, Zenel Zekolli përmes një postimi në rrjetin social. “Po na ikin shokët e luftës, papritmas! Sot në mëngjes, u nda nga ne fizikisht ushtari i UÇK-së Fadil Lezi. …

Më shumë...

PDK reagon ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit, e cila përshkruan Kosovën si vend të zhytur në krim e korrupsion

PDK

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar kundër disa  deklaratave të Vjosa Osmanit për  “BBC”. Nga deklaratat skandaloze për çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, e deri tek deklaratat për mediumet ndërkombëtare që e përshkruajnë Kosovën si vend të krimit e korrupsionit, janë tregues se pretendentët …

Më shumë...

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 të infektuar me virusin korona, janë shëruar 385 dhe janë paraqitur 709 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 të infektuar me virusin korona, janë shëruar 385 dhe janë paraqitur 709 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë, janë testuar gjithsej 4 mijë e 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, …

Më shumë...

Getoar Mjeku: Serbia duhet ta njohë Kosovën, por njohja nuk është shërbim që Kosova duhet ta paguajë me një copë të vetes

Lajme për orën 14:00 --- 18.03.2021 Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se çështja e mosvotimit të Vjosa Osmanit për presidente është temë e mbyllur dhe sipas tij ky mbetet qëndrim i PDK-së. Hoxhaj tha se arsyeja që PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për kryetare të Kosovës është se ajo nuk reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës. ”Qëndrimi i PDK-së është super i qartë. Ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj çështjet e tilla të qëndrimeve në sallë mendoj që janë tema të natyrës teknike.Besoj që e kemi pasur debat të gjatë në takimet e kryesisë së PDK-së, e kemi folë në Këshillin Drejtues dhe kjo temë është e mbyllur. A qëndron në sallë apo jo, nuk ka asnjë vlerë. Vlera është, a merr pjesë apo nuk merr pjesë në votim”, tha ai. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti do të vendos të shtunën nëse do të përkrahin Vjosa Osmanin për presidente. Ai tha se po ashtu në takimin e së premtes me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin do të diskutohet.Abdixhiku tha se LDK-ja është e interesuar të shmangen zgjedhjet e reja dhe të kemi institucione demokratike. Kreu i LDK-së në konferencën për medie pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha të shtunën do të konstituojnë edhe Kryesinë e partisë. Këtë çështje dhe këtë pyetje duhet trajtuar më kohë, nesër kemi takimin me palët. Të shtunën kemi konsolidimin e kryesisë dhe aty do të marrim vendimin. Ajo çfarë ne synojmë është të shmangim zgjedhjet, të formojmë institucionet demokratike”, tha ai. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Artan Grubin, zëvendëskryeministër i parë në Maqedoninë e Veriut. Haradinaj në një konferencë të përbashkët për medie, pas takimit ka deklaruar se do ta mbështesin procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Duhet të tregojmë mbështetjen për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, e kam fjalën për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje”. “Ne duhet të jemi bashkë, të përkrahim dhe të ndihmojmë në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kudo qofshin ata, qoftë edhe në diasporë. Sepse me këtë proces, ata do të ndihmojnë veten, do t’i ndihmojnë familjet e tyre, do ta ndihmojnë atdheun e tyre si dhe gjithë rajonin”, ka thënë Haradinaj. Qeveria në detyrë ka miratuar Raportin Vjetor Financiar për vitin 2020. Sipas njoftimit për media, ky raport financiar pasqyron në mënyrë të saktë dhe të drejtë financat dhe transaksionet financiare të institucioneve të Kosovës nga Buxheti i Kosovës, fondet në mirëbesim, grantet e përcaktuara të donatorëve, të hyrat vetanake, të hyrat e dedikuara, huamarrjen dhe shpenzimet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 për vitin fiskal 2020. Sipas njoftimit, ky raport është në përputhje të plotë më kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe është në pajtim më standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik të bazuar në para të gatshme. Sipas këtij raporti pranimet e përgjithshme për vitin 2020 kanë qenë 2,206,647.000, euro, që është për 16 milionë e 275 mijë euro më pak se në vitin 2019, ndërsa pagesat kanë qenë 2,334,943.000 euro, krahasuar me vitin 2019 janë më të mëdha për 2 milionë e 817 mijë e 503 euro. Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka nisur trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmën kovalescente që nga data 5 shkurt. Kërkesat për trajtim të tillë, çdo ditë po rriten, si terapi mbështetëse për pacientët me koronavirus. Megjithëkëtë kohëve të fundit po shohim ftesa publike për t’u siguruar dozat e gjakut nga ata që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19. Por infektologu Sali Ahmeti tha se në Klinikën Infektive, ka doza të gjakut të grumbulluara si rezervë, por ka raste kur ka edhe mungesë, pasi që kërkesat ndonjëherë janë të shumta në të njëjtën kohë. Infektologu Ahmeti ndërkohë shtoi se trajtimi i pacientëve me koronavirus me plazmë konvalescente mund të rezultojë me efekte të mira të pacientët që e marrin këtë trajtim në kohën e duhur. Sikurse çdo sëmundje tjetër edhe kjo është e ndërlidhur me kohën, pra, dhënia në kohë të duhur është po aq e rëndësishme sa edhe ilaçi. Kjo jepet nga dita e shtatë deri në të dhjetën, që të ketë efekt të mirë’’, tha Ahmeti. Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut. Ish-kryetari i Kushtetueses Enver Hasani ka thënë se deputetët e kanë për obligim kushtetues të qëndrojnë në sallë në momentin e votimit të kryetarit të Kosovës dhe se ata nuk mund të mungojnë përveç me leje të kryetarit të Kuvendit. Ai ka thënë se qysh në raundin e parë në kutinë e votimit duhet të jenë votat e 80 deputetëve. “Nëse kandidati nuk i merr 80 vota pro, shkohet në raundin e dytë. Por nëse nuk janë 80 vota në kuti (kuorumi i dy të tretave të deputetëve], procesi nuk vazhdon dhe brenda 60 ditëve nëse nuk vjen në rend ditë zgjedhja e presidentit përsëri, shkohet në zgjedhje”, tha Hasani. Sipas tij, kryetari i ri i Kuvendit me automatizëm e merr postin e presidentit dhe e ushtron atë detyrë për aq ditë sa kanë mbetur. Më 18 dhe 19 mars mbahet testimi i inteligjencës dhe njohurive të përgjithshme për rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës. Siç bëhet e ditur se testimi do të mbahet në pesë kazerma të qyteteve të ndryshme. Në ditën e testimit kandidatët duhet të kenë vete fletë dëshminë e aplikimit (numri unifikues personal), letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi. Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar nga kandidatët të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar, të kenë maska mbrojtëse kundërCOVID-19, dhe se gjatë testimit nuk lejohen telefonat, orët e mençura, kalkulatorët dhe çdo pajisje tjetër digjitale. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka deklaruar se ka kërkuar dorëheqjen e Kryesisë, mirëpo, sipas tij, pas tendencave për manipulim të procesit, e ka tërhequr kërkesën.Ai ka thënë se kërkesën për votëbesim ndaj Kryesisë së PDK-së e bëri për shkak se konsideron se dikush duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka treguar për defilimin që do të bëhet nesër nëpër rrugën e Prishtinës me autobusë në shenjë proteste. Ai sërish ka përsëritur se nuk do të ndalet greva, derisa Qeveria të respektojë marrëveshjen që është nënshkruar në janar, për subvencionim. Transporti ndërurban dhe ai periferik urban, të mërkurën, janë futur në grevë të përgjithshme, duke lënë pa autobusë shumë udhëtarë, nga të gjitha rajonet e Kosovës. Ai ka treguar se më 28 janar ishte nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e Infrastrukturës për mbështetje të sektorit të transportit ndër-urban dhe ndërkombëtarë, por nuk është bërë kjo. Komisioni Evropian ka propozuar të mërkurën lëshimin e “pasaportës së gjelbër për COVID-19”, përmes së cilës synohet lehtësimi i lëvizjes së njerëzve brenda Bashkimit Evropian, në kohën e pandemisë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë gjatë paraqitjes së këtij propozimi se synimi është që sa më parë të mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve dhe kjo është e mundur në afat të gjatë vetëm përmes vaksinimit gjithëpërfshirës. Komisioni Evropian ka sqaruar se këto pasaporta do të kenë tri elemente, të cilat do të duhej të ishin të mjaftueshme për të mundësuar lëvizjen e njerëzve. Elementi i parë përmban vërtetimin për vaksinim kundër COVID -19, i dyti, vërtetimin për test negativ në këtë virus dhe i treti, vërtetim se personi është shëruar nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi. Të gjitha këto pasaporta duhet të përfshijnë edhe të dhënat për datën e vaksinimit apo testimit, emrin e institucionit që e ka bërë testin apo vaksinimin, emrin e vaksinës dhe afatin e vërtetimit.

Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por njohja nuk është shërbim që Kosova duhet ta paguajë me një copë të vetes. Ka një mënyrë tjetër me zgjidhë këtë çështje. Urimet nga Shtëpia e Bardhë paralajmëruan epilogun e bisedimeve Kosovë–Serbi: ndreqje e marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë. Nga Evropa bënë thirrje për …

Më shumë...

Seanca e radhës në Gjykatën Speciale kundër kreut të luftës së UÇK-së mbahet më 24 mars

Seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve mbahet me 24 mars

Autoritetet e Gjykatës  Speciale në Hagë, kanë bërë të ditur se me 24 mars, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes kundër krerëve më të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca do të mbahet lidhur me veprat e pretenduara …

Më shumë...

Besa Shahini: Problemi kryesor i Kosovës nuk është korrupsioni sikur thotë, Vjosa Osamni, por mosnjohja e Kosovës nga BE-ja

Besa Shahini: Problemi kryesor i Kosovës nuk është korrupsioni sikur thotë, Vjosa Osamni, por mosnjohja e Kosovës nga BE-ja

Ish-ministrja  e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka kritikuar,  Vjosa Osmanin, lidhur me intervistën e saj në BBC, e cila ka thënë se problemi më i madh në Kosovë është “krimi dhe korrupsioni”. Problemi kryesor për t’u diskutuar në media ndërkombëtare është fakti se Kosova nuk njihet si shtet nga …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Segmente nga vazhdimësia e veprimtarisë çlirimtare nga viti 1945 deri në vitin 1998 VI

Ahmet Qeriqi: Segmente nga vazhdimësia e veprimtarisë çlirimtare nga viti 1945 deri në vitin 1998 VI

Disa  nga flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës në mars,  prill, maj të vitit 1981 Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënojnë fillimin e ndarjes definitive të forcave liridashëse shqiptare nga procesi i jugosllavizimit, i cili po manifestohej me politikën e ashtuquajtur të bashkim vëllazërimit …

Më shumë...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj takohet virtualisht sot me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein

Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein. Takimi do të mbahet për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit për të siguruar vaksinat antiCOVID për Kosovën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se takimi do të mbahet sot …

Më shumë...