Mërgimtarët, të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë e të cilët tashmë po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë e punojnë, po duhet të presin deri në gjashtë orë në Merdar për të dalë nga Kosova. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin më të ri për gjendjen …
Më shumë...Monthly Archives: August 2021
Prokuroria në Bosnje ka iniciuar 22 raste me akuza kundër mohimit të Gjenocidit serb në Bosnje e Hercegovinë
Që nga 28 korriku, kur hyri në fuqi ndryshimet në Kodin Penal të Bosnje e Hercegovinës që ndalojnë mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, të vendosura nga ish-përfaqësuesi i lartë, Valentin Inzko, Prokuroria në Bosnje ka iniciuar 22 raste me akuza për këto krime. Kjo është konfirmuar …
Më shumë...Ish eprori i UÇK-TMK-FSK-së, Rrustem Berisha do të jetë kandidat i AAK-së për zgjedhjet lokale të tetorit në Pejë
Rrustem Berisha është nominuar për kryetar nga AAK-ja dhe do të jetë kandidat për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Pejë. Duke folur për angazhimin e tij thotë se do të mundohet që gjithë përvojën e tij ta përdorë për një qeverisje të mirë lokale. Ai ka folur edhe për …
Më shumë...Sali Berisha ka konfirmuar se pavarësisht çdo rrethane ai do të jetë deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë për media, ka thënë me bindje se në parlament do të hyjë siç e kanë votuar qytetarët ndërsa theksoi se nuk i druhet aspak faktit që KQZ do të heqë mandatin. Çdo vendim që në vend të transparencës zgjedh diktatin, unë …
Më shumë...Turqia kritikon programin amerikan për të ofruar mundësinë e zhvendosjes së afganëve që mund të jenë shënjestra të talibanëve
Turqia ka kritikuar programin e Shteteve të Bashkuara për të ofruar mundësinë e zhvendosjes së afganëve që mund të jenë shënjestra të dhunës së talibanëve, për shkak të lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ky vendim mund të nxisë “krizë të madhe të migrimit” në rajon. …
Më shumë...Sot u shënuan dy raste të vdekjes, u konfirmuan 195 raste të reja me virusin korona, u shëruan 16 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë, mbështetur në të dhënat zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga 3 mijë e 730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 2 raste të vdekjes …
Më shumë...Aliu: Komuna e Vitisë në kuadër të planit të veprimit po punon vazhdimisht në krijimin e mjediseve sa më të mira shkollore
Komuna e Vitisë, po vazhdon në renovimin e objekteve shkollore në fshatrat e ndryshme të kësaj komune. Sipas Basri Aliut, drejtor i Arsimit në Viti, në kuadër të planit të veprimit të kësaj drejtorie janë duke vazhduar punimet në renovimin e shkollave dhe përmirësimin e vazhdueshme të ambientit shkollor për …
Më shumë...Komuna e Vitisë ka përmbyllur aktivitetet “Ditët e Diasporës”
Që nga ardhja e fluksit të parë të bashkatdhetarëve tanë për pushime në vendlindjen e tyre, Komuna e Vitisë, ka nisur aktivitet e ndryshme kulturore, sportive dhe artistike në shenjë respekti për ta, të cilat janë përmbyllur dje. Me këtë rast janë mbajtur edhe aktivitete të shumta në kuadër të …
Më shumë...Komuna e Vitisë edhe sivjet me plan të veprimit për shënimin e festës së njohur me emrin “Zoja e Madhe” në Letnicë të Vitisë
Me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në prag të shënimit të festës së njohur me emrin “Zoja e Madhe”, e cila për çdo vjet mbahet në Letnicë të Vitisë dhe që mbledh pelegrinë nga vendet e ndryshme të botës e në veçanti nga shteti Kroat është …
Më shumë...Fshatrat e Ferizajt të kënaqura me investimet e kryera nga Komuna, propozojnë projekte të reja për vitin 2022
Mbrëmë, në kuadër të dëgjimeve publike për hartimin e projekt-buxhetit 2022-2024, në shkollën “Besim Rexhepi” në Komogllavë të komunës së Ferizajt, u mbajt takimi me banorët e fshatrave Komogllavë, Nikadin dhe Gurëz, gjersa takimi i dytë u mbajt në shkollën “Ramadan Rexhepi” në Sojevë, me banorë dhe përfaqësuesit e fshatrave …
Më shumë...Hapet panairi i librit në Ferizaj
Këtë të enjte në sheshin e qytetit të Ferizajt, është hapur për të tretën here me radhë panairi i librit, i organizuar nga klubi letrar “De Rada” në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport në Ferizaj. Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar kryetarja e klubit …
Më shumë...Me 6, 7 dhe 8 Gusht mbahet edicioni i 10-të i festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’
Deçani i përgatitur për të nisur edicionin e 10-të jubile me radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” i cili mbahet në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj. Drejtori i këtij festivali z.Mustafë Ramaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për të nisur këtë …
Më shumë...Policia e Kosovës bërë të ditur disa nga rrethanat e shpërthimit të zjarrit në vende e lokalitete të ndryshme
Policia e Kosovës bërë të ditur se në rrethana të panjohura ka shpërthyer një zjarri ndërsa njësitet e zjarrfikësve të Lipjanit, Llapnasellës e Artanës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Po ashtu në raport thuhet se sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 …
Më shumë...Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë jep informacion zyrtar mbi 13 vatrat e zjarrit në vend
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë jep informacion zyrtar mbi 13 vatrat e zjarrit në Shqipëri. Në Fushë-Arrëz tashmë situata duket më kritike pasi zjarri rrezikon zonat e banuara. Nga ana tjetër në gjithë operacionet janë përfshirë mbi 500 efektivë të Ushtrisë, ndërsa puna vijon si nga toka dhe ajri. Aktualisht …
Më shumë...Astrit Ademaj takohet me bashkatdhetarë: Diaspora është aset i çmueshëm kombëtar
Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj ka takuar disa nga bashkatadhëtaret tanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet e Evropës me të cilët ka bashkbiseduar për projektin qeverisës dhe rolin që do ta ketë diaspora në Pejë me qeverisjen e PDK-së. Ademaj, përveç tjerash diasporën e konsideron …
Më shumë...David Young avokat i Rexhep Selimit thotë se gjyqtari francez Nicollas Guillou po abuzon me pozicionin e gjykimit
Avokati i Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale, David Young, ka dërguar tek Paneli apelin e tij në lidhje me vendimin e gjykatësit francez të procedurës paraprake i cili ia refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi. Në parashtresat e avokatit të Selimit, përmendet garancia e dhënë nga drejtori i Policisë, Samedin …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
