Monthly Archives: October 2021

Konfirmohen 38 raste të reja më Covid-19, shërohen 185 qytetarë dhe shënohen 2 raste të vdekjeve

Sot u shënua një rast i vdekjes nga virusi korona, janë shënuar 25 raste të reja, ndërsa janë shëruar 362 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës. Deri më sot 573.312 qytetarë …

Më shumë...

Kryetra Aliu, në zyrën e tij ka pritur kampionët e rinj të bodybuildingut, shoqëruar nga trajnerët e tyre nga Klubi “Pitbull Gym”

Kryetra i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në zyrën e tij ka pritur kampionët e rinj të bodybuildingut, shoqëruar nga trajnerët e tyre nga Klubi “Pitbull Gym”, Nazim dhe Sylë Sopa. Sportisti Altin Musolli, zuri vendin e parë në kategorinë Men’s Physique Senior dhe vendin e dytë në kategorinë Men’s …

Më shumë...

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor, kanë përurua fillimin e zbatimit të projektit të fituar nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Gëzim Hamza-Piktori”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit Avni Morina dhe nga drejtori i shkollës, kanë përurua fillimin e zbatimit të projektit të fituar nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Gëzim Hamza-Piktori”. Projekti i fituar titullohet  “Kidpreneurship – Think – Design – Create.” – …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka vizituar bizneset në Ratkoc

Në kuadër të vizitave që po ju bënë bizneseve, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka qëndrua në Ratkoc. Biznese të vogla, të mesme e të mëdha, prodhuese e shërbyese, tregtare e zejtare i pritën për të bashkëbiseduar rreth bashkëpunimit të deritanishëm në mes bizneseve dhe institucioneve …

Më shumë...

Kryetari Haliti e priti në takim mërgimtarin vitias, Sali Avdullahu, e vlerësoj lartë kontributin e tij dhe të çdo bashkatdhetari për Vitinë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim bashkatdhetarin, Sali Avdullahu, i cili jeton në Zvicër dhe ndër vite ka dhënë dhe po jep një kontribut të çmuar për qytetarët vitias. Me këtë rast është biseduar në mes tyre për bashkëpunimin e komunës së Vitisë, me mërgatën …

Më shumë...

Bob Menendez: Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe e që do të ishte recetë për katastrofë

Bob Menendez: Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe e që do të ishte recetë për katastrofë

“Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe. Kjo do të ishte recetë për katastrofë”, kështu deklaroi kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, Bob Menendez. Ai kritikoi administratën Trump për presion vetëm ndaj Kosovës dhe tha se ka qenë gabim diskutimi për …

Më shumë...

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, premton themelimin e zyrës për Vlerat e Luftës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, premton themelimin e zyrës për Vlerat e Luftës

Flitet shumë për vlerat e luftës, por vetëm kaq. Nuk veprohet shumë institucionalisht. Komuna e Prishtinës tradicionalisht e ka neglizhuar këtë çështje, përkundër faktit se në komunën e Prishtinës janë rreth 70 dëshmorë, 400 invalidë dhe 3,500 veteranë të luftës. Një veprim konkret për t’i ndihmuar çështjes së vlerave të …

Më shumë...

Joe Biden shpreh mbështetjen e tij të fortë për integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka shprehur mbështetjen e fortë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Perspektiva evropiane e rajonit, u diskutua gjatë një telefonate që numri një i Uashingtonit zhvilloi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Të dy …

Më shumë...

Goran Stanishiq dënohet me 20 vite burgim për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës në Kosovë

Drejtesia

Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Aktgjykimi ndaj tij u shpall të martën nga kryetari i turpit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj. Sipas aktakuzës së …

Më shumë...

“Neue Zürcher Zeitung”: Për aq kohë sa Serbia nuk e pranon Kosovën, dobia që ka Kosova nga “Open Balkan” është zero

“Neue Zürcher Zeitung”: Për aq kohë sa Serbia nuk e pranon Kosovën, dobia që ka Kosova nga “Open Balkan” është zero

Gazeta konservatore e Zürichut shkruan se synimi i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për qarkullim të lirë të mallrave dhe personave, ka ngjallur mosbesim në rajon. Aq kohë sa Serbia nuk e pranon Kosovën, dobia që ka Kosova nga “Open Balkan” është zero. Pas dokumentit anonim mbi kufijtë e …

Më shumë...

KQZ: Dëshmia e vaksinimit për virusin korona nuk do të kërkohet nga votuesit në ditën e zgjedhjeve

KQZ

Kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, KQZ-ja është duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura që procesi zgjedhor të shkojë mirë. Zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi ka thënë se po punojnë që gjithçka të jetë gati për …

Më shumë...

Armend Mehaj: Ushtarakët tanë që studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë aseti i çmuar i ushtrisë së Kosovës

Armend Mehaj: Ushtarakët tanë cilët studiojnë në Mbretërinë e Bashkuat janë aseti i çmuar i ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kolonel Ejup Maqedonci të hënën kanë realizuar një takim virtual me ushtarket dhe ushtarakët e Kosovës të cilët po studiojnë në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar. Me këtë rast Mehaj thotë se këta ushtarakë janë kreanri …

Më shumë...

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde e cila e kryeson OSBE-në e viziton sot Shqipërinë

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde e cila e kryeson OSBE-në e viziton sot Shqipërinë

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde, që për shkak të rotacionit mban edhe postin e kreut të OSBE-së, do të zhvillojë një vizitë këtë të martë në Tiranë. Sipas agjendës, Linde do të takojë akterë të ndryshëm politik ku do të diskutojë kryesisht për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe …

Më shumë...

Rritja e çmimit të energjisë po shqetëson disa vende të Bashkimi Evropian të cilat kërkojnë përgjigje të përbashkët

Rritja e çmimit të energjisë po shqetëson disa vende të Bashkimi Evropian të cilat kërkojnë përgjigje të përbashkët

Spanja, Franca dhe Greqia bënë thirrje të hënën që Bashkimi Evropian të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë. “Kjo nuk është një çështje që ne mund ta trajtojmë në nivel kombëtar pasi kemi nevojë për një përgjigje të koordinuar evropiane”, tha …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti, nënshkroi marrëveshjen të cilën e quante të turpshme e të dëmshme, kur ishte në opozitë

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti në Bruksel nënshkroi marrëveshjen të cilën e quante të turpshme e të dëmshme sa ishte në opozitë. Krasniqi tha se kjo marrëveshje është e njëjtë me atë të nënshkruar në vitin 2016 nga Isa Mustafa. “I kemi vëzhguar …

Më shumë...

Liderët e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në samitin e tyre, në Slloveni

Liderët e Bashkimit Evropian dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që në samitin e tyre në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, të mërkurën, më 6 tetor, të përsërisin përkushtimin e ndërsjellë për lidhje më të ngushta. BE-ja pritet të përsërisë përkushtimin për perspektivë evropiane të rajonit …

Më shumë...