Monthly Archives: April 2022

Shënohet java e imunizimit në Viti

Sot në Viti, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kuadër të javës botërore të imunizimit. Me këtë rast epidemiologu vitias, dr.Ismail Bekteshi bashkë me ekipin  e vaksinimit të QKMF-së së Vitisë, ka informuar qytetarët e rastit për rolin dhe rëndësinë e vaksinimit të fëmijët nga mosha 0 deri në 18 …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Bazuar në nenin 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot u mbajt mbledhja e VI-të me radhë, gjegjësisht mbledhja e IV-të e rregullt e Kuvendit të Komunës. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, Hajdar Sutaj, në praninë e anëtarëve të Kuvendit. …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të Mijëvjeçarit, zonjën Sarah Olmstead

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të Mijëvjeçarit, zonjën Sarah Olmstead

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të Mijëvjeçarit në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Sarah Olmsted. Haradinaj ka thënë me këtë rast se  se programi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja …

Më shumë...

Mocioni për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë u miratua nga Asambleja Federale Gjermane

Mocioni për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë u miratua nga Asambleja Federale Gjermane

Partitë e Bashkimit të Krishterë mbështetën gjithashtu mocionin e Partisë Social Demokrate, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë, të cilat formojnë qeverinë. Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë dhe Partia e Majtë, votuan kundër mocionit. Mocioni,  “Mbrojtja e paqes dhe lirisë në Evropë” u miratua me 586 …

Më shumë...

Ndihmës-Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, gjatë qëndrimit në Tiranë, zhvilloi disa takime

Karen Donfried

Axhenda e  zyrtares së lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit ka nisur me takimin me kryeministrin Edi Rama, që përfundoi pak çaste më parë. Pas takimit me Ramën, e shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, Donfried i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku mbajtur takimin me dy zyrtarët demokratë. Një ditë …

Më shumë...

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 29 raste të reja, janë shëruar 3 të infektuar

COVID

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  619  testime  sa janë bërë në nivel vendi, 29  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka pritur në takim veprimtarin e çështjes kombëtare Rexhep Morina

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim veprimtarin e çështjes kombëtare Rexhep Morina nga Samadraxha e Suharekës. Rexhepi ishte bartës i disa proceseve të rëndësishme historike dhe kujtesa e tij është e bujshme. Këto kujtime dhe këto histori të luftës, përpjekjeve, rënieve e fitoreve tona, Rexha …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka zhvilluar një takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin e Fatmir Iska, drejtoreshën për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Saranda Sallteku dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të QKMF “Dr. Fahredin Hoti”, dr. Elbunit Kryeziu, kanë zhvilluar një takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës së Rahovecit. Duke …

Më shumë...

Në SH.M.P “Tafil Kasumaj” mbahet Panairi i Praktikës Profesionale

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ishte pjesë në Panairin e Praktikës Profesionale, të organizuar nga Shkolla e Mesme  Profesionale “Tafil Kasumaj”, panair ky i organizuar në kuadër të programit “Java e dyerve të hapura”. Qëllimi i këtij panairi është që semimaturantët të kenë mundësinë të shohin nga afër …

Më shumë...

Në komunën e Ferizajt diskutohet Raporti Vjetor i Punës për vitin 2021

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi, ndërkaq ka marr pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nënkryetari Lulzim Aliu si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Para …

Më shumë...

E reja ferizajase, Rudina Sojeva është një emër që premton shumë në të ardhmen

Kryetarin e komunës së Ferizajt Agim Aliu e ka vizituar, e reja ferizajase, Rudina Sojeva e cila është një emër që premton shumë në të ardhmen. Gjatë kësaj vizita kryetrari Aliu ka pranuar dhuratë librat e saj “Ditari i një balerine” dhe “Poezi e tregime”. Kryetari Aliu tha se, Rudina …

Më shumë...

Deri më tash mijëra pjesëmarrës në aksionin për ambient të pastër në territorin e komunës së Malishevës

Aksionit për pastrimin e ambientit në tërë territorin e komunës së Malishevës, ju bashkuan edhe nxënësit e mësimdhënësit nga SHFMU ”Vesel Pagarusha ”  dhe ” SHFMU ” Nuhi Mazreku”, si dhe qytetarë të këtyre fshatrave, Pagarushë dhe Gurishtë,  ku deri më tash janë me mijëra pjesëmarrës në aksionin për ambient …

Më shumë...

Mbahet mbrëmje artistike muzikore, në nderim të dirigjentit ferizajas Ramadan Ramadani

Në kuadër të “Gramafon fest 2022”, është bërë organizimi i një koncerti për nderë të kompozitorit dhe dirigjentit ferizajas Ramadan Ramadani, krijimtaria e të cilit ngërthen në vetë shumë këngë korale për fëmijë, e dhjetëra këngë popullore të cilat shpërfaqin gjithë talentin dhe përkushtimin e dirigjentit të shkëlqyeshëm e kompozitorit …

Më shumë...

Chris Murphy: Qeveria e Albin Kurtit po tregohet kokëfortë sa i përket negociatave me Serbinë

Chris Murphy

Senatori demokrat amerikan, Chris Murphy,  e ka përshkruar udhëtimin e tij në Prishtinë me dy detyra kryesore që kishin, vizitë civilëve afganë,  në Bondstil dhe dërgimin e mesazhit të fuqishëm qeverisë së re të Albin Kurtit për rifillim të dialogut me Serbinë.   Ai që në fillim qeverinë e Kurti e …

Më shumë...

Komunat e Kosovës po shqyrtojnë mundësinë që ta padisin Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë për shkak të kontratave kolektive

Ministria e Arsimit

Komunat e Kosovës janë duke e shqyrtuar mundësinë që ta padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të kontratave kolektive. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se pakënaqësia e komunave është nënshkrimi i kontratave kolektive në arsim dhe …

Më shumë...