Monthly Archives: July 2022

Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajazitin, bashkë me sekretarin Diamant Iseni si dhe asambleistin Levent Qazimi – i biri i Ridvan Qazimit – Komandant Lleshi, me të cilët ka bashkëbiseduar mundësitë e bashkëpunimeve, mbështetjes …

Më shumë...

Diskutohet pjesëmarrja e qytetarëve ferizajas në debate publike si dhe funksionimi i Këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu mori pjesë sot në debatin publik me qytetarë në fshatin Pleshinë, në kuadër të fushatës së ndërmarr nga Lëvizja FOL, ku temë e diskutimit ishte implementimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale si dhe udhëzimit administrativ për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimit të Komunave me …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij vogëlushin Yll Mahalla, nën-Kampion Botëror i karatesë në kategorinë U11

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij vogëlushin Yll Mahalla, që këto ditë, në vazhdim të traditës dekadëshe familjare, nga Kupa e Botës mbajtur në Porec të Kroacisë, i solli Ferizajt medaljen e Nën-Kampionit Botëror të karatesë në kategorinë U11. Ylli nga Klubi i …

Më shumë...

Në komunën e Vitisë janë korrur rreth 60% e sipërfaqeve të mbjella me grurë

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Vitisë, Naim Pira, ka vizituar sot fermerët dhe autokombajnerët, për ta parë ecurinë e korrje-shirjeve, po ashtu ka vizituar edhe pikat grumbulluese të grurit. Drejtori Pira, theksoj se fushata e korrje-shirjeve në këtë komunë po ecën mbarë, dhe se deri …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi punëtorët e sektorit publik të komunës së Vitisë

Për të parë nga afër punën dhe shërbimet që po kryhen ndaj qytetarëve nga shërbyesit civil, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot shërbyesit civil të sektorit publik, që nga Agjencia (Qendra) e Regjistrimit Civil, ofiçarisë, gjeodezisë dhe kadastrit. Kryetari Haliti, i ka përgëzuar shërbyesit civil për …

Më shumë...

Klinika Mobile për shërbime mjekësore dhe këshillim falas tani edhe në Komunën e Malishevës

Klinika Mobile për shërbime mjekësore dhe këshillim falas tani edhe në Komunën e Malishevës! Synim i klinikes mobile janë gratë dhe vajzat në zonat e izoluara rurale të Kosovës, ku dhe do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe këshillim falas në formë të ekzaminimit mjekësor të përgjithshëm dhe gjinekologjik. Klinika mobile …

Më shumë...

Njoftim për dezinsektim kundër rriqrave në Senik dhe Lladroc të Malishevës

Nesër, më 14.07.2022 do të filloj fushata e dezinsektimit kundër rriqrave të zonave endemike, në territorin e Komunës së Malishevës. Dezinsektimi bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), virus i cili përmes rriqrave përcillet tek njeriu. Fushata e dezinsektimit …

Më shumë...

Sot 2 të shëruar dhe 3 raste të reja me covid në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 3 raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe …

Më shumë...

Sukseset e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani” nuk kanë të ndalur

Sukseset e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani” nuk kanë të ndalur! Me pjesëmarrjen në festivalin Folkloriko-Burimor “Opoja Vallëzon”, ata sollën edhe dy çmime në Deçan: çmimin kryesor “Çmimin e Diasporës” dhe çmimin “ Kostumografia më e mirë”.

Më shumë...

Në festivalin “N’Odën e Malësisë së Gjakovës” në Gjakovë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” kanë rrëmbyer dy çmime

Në Festivalin e Folklorit Mbarëkombëtar të Këngëve, Valleve dhe lojërave Popullore “N’Odën e Malësisë së Gjakovës” në Gjakovë, edicioni i V-të, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” kanë rrëmbyer dy çmime: “Çmimin e Parë të Festivalit” dhe “Dyshja më e mirë e Festivalit”!

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Burim Hadërgjonaj, drejtor në shkollën fillore “Dëshmorët e Vokshit” në Pobërgjë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim z.Burim Hadërgjonaj, drejtor në shkollën fillore “Dëshmorët e Vokshit” në Pobërgjë, i cili falë përkushtimit në punë është shpallur ndër drejtorët më të suksesshëm dhe ka marrë vlerësimin maksimal për performancë. Ky vlerësim është bërë nga DKA dhe S.I.A …

Më shumë...

Sylejman Nezirit i ndahet çmimi humanitar “Rotarian i Vitit”

Pronarit të Plus Center në Ferizaj, z. Sylejman Nezirit iu nda çmimi si rotarian i vitit për kontributin e tij dhënë në Rotary CLUB Ferizaj. Aktivitet primar i Rotary Club Ferizaj është humaniteti, kryesisht në dhënien e bursave për studentët e dalluar ku vetëm vitin e fundit janë ndarë 44 …

Më shumë...

Edi Rama në NATO: Kërkoj që Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen, për shkak të vështirësive në pozitën e saj

Sot në Bruksel, në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-S, Jens Stoltenberg, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama kërkoi që të përfshihet edhe Kosova në partneritetin për paqen, për shkak të vështirësisë me sigurinë. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama tha se ndihet krenar që parlamenti i Shqipërisë …

Më shumë...

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, fajësoi Zyrën e Prokurorit për vonesa të tejskajshme në nxjerrjen e materialeve

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, gjatë seancës së sotme në Gjykatën Speciale në Hagë fajësoi Zyrën e Prokurorit për vonesa të tejskajshme në nxjerrjen e materialeve. Ai ka thënë se vigjilenca është fjalë që nuk i përshtatet Zyrës në punën e saj. Avokati  ka kërkuar që materialet sipas rregullës …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Qytetarët në luftë për ekzistencë, Albin Kurti kalon 45 ditë jashtë vendit në 100 ditët e fundit

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje Kryeministrit Kurti që të rikthehet në Kosovë dhe të merret me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve, të cilët sot janë në luftë për ekzistencë. Ajo ka thënë se në krizën më të madhe ekonomike të Kosovës, Kryeministri Albin …

Më shumë...

Ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 763 raste të reja, janë shëruar 213 të infektuar

IKSHPK njofton se janë konfirmuar 48 raste të reja me virusin korona ndërsa sot janë shëruar 5 pacientë

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 30   testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 763 raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …

Më shumë...