Monthly Archives: August 2022

Sot në Malishevë 23 të shëruar dhe 7 raste të reja me covid

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 23 persona janë shëruar nga covid dhe janë regjistruar 7 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet …

Më shumë...

Përurohet Projekti “Ndërtimi i Sheshit në qendër të Qytetit”  

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, morën pjesë në përurimin e projektit: “Ndërtimi i Sheshit në Qendër të Qytetit”. Me këtë projekt, Rahovecit dhe kësaj pjese, përveç se do t’i shtohet një pamje më e bukur, posaçërisht qendrës së qytetit, ai ofron edhe qasje më të lehtë …

Më shumë...

U mbajt takimi informues mes Komunës së Rahovecit dhe USAID-it

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Rahovecit dhe DAI GLOBAL, LLC, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi priti në takim informues këshilltarët të cilët do të punojnë ngushtë me disa sektorë në kuadër të komunës. Puna e këtyre ekspertëve do të orientohet në katër objektiva: Integriteti …

Më shumë...

Ka ndërruar jetë, Arbnor Fadil Berisha, varrimi i trupit të të ndjerit do të bëhet  sot në oren 16. 30, në fshatin Berishë

Ka ndërruar jetë, Arbnor Fadil Berisha, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës ku ishte duke punuar, në Prishtinë

Nga  pasojat e rënies nga kati i gjashtë, dje  në rrugën, “Holger Pedersen,  në Prishtinë, ka pësuar fatalisht,  Arbnor Fadil  Berisha  28 vjeçar,  nga fshati Berishë i Malishevës,   i cili  ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda vdekjeprurëse. Ai nuk arriti  t’ i përballojë plagët dhe ka …

Më shumë...

Avokati i Hashim Thaçit kërkon leje të apelojë vendimin e gjyqtarit paraprak mbi mocionin kundër aktakuzës

Hashim Thaci - Hage

Avokati i Hashim Thaçit, ka kërkuar leje që të apelojë vendimin e gjyqtarit paraprak mbi mocionin e mbrojtjes ndaj aktakuzës së re, ku pretendonin se akuzat e reja të konfirmuara janë me të meta. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guiju, e kishte miratuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Thaçit.  Sipas …

Më shumë...

Dardan Molliqaj: Kurti hesht, Bislimi hesht, nga Vuçiqi po e marrim vesh çfarë u bisedua në Bruksel

Dardan Molliqaj

Dialog i mbyllur. Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi? E pastaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”. Nuk ka burim as …

Më shumë...

Arbanë Qeriqi-Gashi: Pse “Burgu i Idealit” e jo “Burgu i vuajtjeve e mizorive”, apo…?

Arbanë Qeriqi-Gashi: Pse “Burgu i Idealit” e jo “Burgu i vuajtjeve e mizorive”, apo...?

Mendoj që askush, askurrë nuk e do burgun, pavarësisht e meriton apo jo. Personalisht kam urrejtje pa fund për burgun, qelitë, por edhe për uniformen e ish-milicisë, policisë, ngase e nisa fëmijërinë me praninë jo pak herë nëpër shtëpi, të  policisë gjakatare jugosllave, kohë e pa kohë. Ata vinin zakonisht …

Më shumë...

KPF në Rahovec mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Defrim Kafexhiu, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF),  ka mbajtur të premten mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika të …

Më shumë...

Gabriel Escobar e Mirosllav Lajçak, vizitojnë Kosovën e Serbinë, për të nxitur palët në vazhdimin e bisedimeve

Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë njëra nga temat, të cilat priten të diskutohen nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Radio-Evropa e Lirë bëri të ditur se emisari  amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin.  Escobari dhe Lajçaku do të qëndrojnë të martën në Prishtinë. Sipas këtyre …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, paralajmëroi takime me qytetarë për dialogun e gjendjen ekonomike në vend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar takime me qytetarë për dialogu dhe gjendjen ekonomike. Në një postim të tij ai ka deklaruar: Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Aleancës, të nderuar qytetarë të Kosovës, procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi …

Më shumë...

Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci

Ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci,  ka deklaruar se  paralajmërimet e SBAShK-ut për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim. Ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdojë edhe më tij. SBAShK-u gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk …

Më shumë...

Shqiprim Arifi: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi mund të këtë suksese nëse përfshihet edhe çështja e Kosovës Lindore

Shqiprim Arifi: Shqiptarët e Kosovës Lindore asnjëherë nuk do të zbrapsen nga dëshira dhe kërkesa për bashkim me Kosovën

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është shprehur se shqiptarët e tri komunave në Serbi presin qëndrime dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse nga Qeveria e  Kosovës në raport me dialogun me Serbinë. Ai ka shkruar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të këtë suksese nëse përfshihet edhe çështja …

Më shumë...

Tomo Medved: Për shkak të situatës së vështirë me Kosovën, Serbia po përpiqet ta njollosë luftën atdhetare në Kroaci

Qeveria e Kroacisë ka thënë se Serbia për shkak të situatës së vështirë në Kosovë po përpiqet që të “godasë” luftën e Kroacisë për çlirim. Ne emër të Qeverisë kroate ka folur ministri, Tomo Medved, të hënën i cili ka thënë se “operacioni Stuhia” për të cilin Serbia pretendon se …

Më shumë...

Në Moskë u vra, Darja Dugin, bija e politologut dhe filozofit të famshëm rus, Aleksander Dugin

Një makinë në të cilën gjendej  bija e politologut dhe filozofit të famshëm rus Aleksander Dugin shpërtheu të shtunën vonë në Moskë, në autostradën Mozhajskoje, kurse dëshmitarët pohuan se shpërthimi i automjetit ndodhi në mes të rrugës dhe shkaktoi shpërndarje të mbetjeve. Nga të dhënat paraprake thuhet se Darja Dugin …

Më shumë...

Nuk ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 203 raste të reja, janë shëruar, 393 të infektuar

Sipas përllogaritjeve të bëra nga Reuters deri më tani mbi katër milonë njerëz në botë e kanë humbur jetën nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 632  testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 203  raste  të reja me virusin korona. Gjatë  kësaj periudhe kohore nuk ka …

Më shumë...

25 gusht 2022 organizohen homazhe në nderim të 24 vjetorit të ditës së dëshmorëve të Brigadës 121″KUMANOVA” në Kleçkë

Brigada 121, Brigada spartane e UÇK-së

Stafi i komandës së Brigadës 121 Ismet Jashari “KUMANOVA” në bashkëpunim me Shoqatën e OVL-UÇK dega në Malishevë, njoftojnë opinionin publik për organizimin e Homazheve me 25 gusht 2022 në Kompleksin e Dëshmorëve në Kleçkë. Në njoftimin e tyre shkruhet: Të  nderuara familje të dëshmorëve të kombit, Invalid dhe veteran …

Më shumë...