Yearly Archives: 2022

Olaf Scholz: Sulmi rus kundër Ukrainës është sfida më e madhe me të cilën aktualisht po përballet Gjermania e bota

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, ka deklaruar se  sulmi rus kundër Ukrainës është sfida më e madhe me të cilën  aktualisht po përballet Gjermania dhe bota. Ai deklaroi për Dojçe Vele  se Gjermania ka thyer traditën e saj të mos furnizimit me armë në zonat e konfliktit duke i dërguar tani …

Më shumë...

Fatime Sokoli, këngëtarja e dhembjes dhe krenarisë kombëtare

Fatime Sokoli, këngëtarja e dhembjes dhe krenarisë kombëtare

Këngëtarja e mirënjohur në Shqipëri, veçmas në Kosovë, Fatime Sokoli,  lindi në fshatin Dragobi të Tropojës, më 18 qershor të vitit 1948. Ajo lindi  në Termopilen e Bajram Currit, atje ku heroizmi shqiptar kishte shënuar faqe të ndritshme të qëndresës shekullore kundër pushtuesve. Pushka dhe kënga  ishin fort të lidhura …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit e para në transparencën komunale

Është publikuar renditja e re e komunave me transparencën më të madhe në Kosovë. Komuna e Rahovecit e udhëhequr nga Smajl Latifi, është e para në renditje me transparencë të lartë me gjithsej 83 pikë dhe përkthyer në përqindje me 94.32%.

Më shumë...

Kryetari Nura, ka pritur në takim Agron Beqirin, profesor në Universitetin e Cyrihut të Zvicrës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim Agron Beqirin, profesor në Universitetin e Cyrihut të Zvicrës, me të cilin ka diskutuar për mërgatën shqiptare në këtë shtet mik të Kosovës, dhe për kontributin e dhënë në forcimin e kombit në përgjithësi. I lindur në Skenderaj, …

Më shumë...

MAL FEST për herë të parë në Malishevë

Më 12 dhe 13 gusht, Komuna e Malishevës organizon edicionin e parë të festivalit “MAL FEST”, që u dedikohet kryesisht të rinjve tanë dhe jo vetëm. Artistë të shumtë të përmasave kombëtare dhe lokale do të performojnë gjatë këtyre dy netëve, në parkun e qytetit në Malishevë. Të premten dhe …

Më shumë...

35 të shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 8 raste të reja në 24 orët e fundit në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 35 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 8 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSPHK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga …

Më shumë...

KRYETARI LATIFI VAZHDOI TAKIMET E SË ENJTES ME QYTETARË

Si çdo të enjte, sot, kryetari Latifi priti në zyrën e tij qytetarë dhe mërgimtarë të shumtë, banorë nga shumë vendbanime të komunës së Rahovecit për t’i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Ata, para të parit të komunës shpalosën kërkesat e tyre, si adresë ku ata gjejnë zgjidhje.

Më shumë...

Në Deçan u shënua 11 gushti, Dita e Dëshmorëve të fshatit Irzniq

Në Deçan u shënua 11 gushti, Dita e Dëshmorëve të fshatit Irzniq, ku u përkujtua lufta dhe sakrifica e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përkujtuar me respekt, mirënjohje e krenari jeta dhe vepra e të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Atdheut. Po ashtu është …

Më shumë...

Ekrem Krasniqi: Ndërtesa e bukur me xhama e Jahir Igrishtës, në krye të sheshit të Prishtinës

Ekrem Krasniqi: Ndërtesa e bukur me xhama e Jahir Igrishtës, në krye të sheshit të Prishtinës

Bisedë, Nëntor 2011, Prishtinë : “Çka është kjo ndërtesë kaq e mirë kështu o Ekrem ?” më pyeti.  “Cila ndërtesë o Jahir ?”, e pyeta.  “Kjo e madhja përballë, me xhama të kaltër de ?”, ma ktheu.  Pak më vonë e kuptova se si është puna me këtë pyetje të …

Më shumë...

Edi Rama: Edhe pa i llogaritur vizitorët nga Kosova, shifrat tregojnë për një vit të suksesshëm në turizëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Prishtinë për marrëveshjet e arritura dhe ato që janë në zbatim

Shqipëria ka rritje të numrit të turistëve këtë vit, ka thënë kryeministri,  Edi Rama, i cili është shprehur se tashmë pa llogaritur vizitorët nga Kosova shifrat janë të qarta  dhe tregojnë se bëhet për një vit të suksesshëm në turizëm. Ai ka saktësuar  se në muajin qershor ka pasur rritje …

Më shumë...

Aleksander Vuçiq ka nxitur serbët që të mos i pranojnë vendimet e Kosovës për targat, as dokumentet për hyrje-dalje në Kosovë

Vuçiq

Në një konferencë për mediet në Serbi, Aleksandar Vuçiq është kujdesur të çojë mesazhe agresive, vetëm një javë para takimit me Kurtin në Bruksel. Përveç gjuhës së rëndë se pala kosovare po përgatit sulm dhe vrasje në Veri. Vuçiq ka nxitur serbët që të mos i pranojnë vendimet e Kosovës …

Më shumë...

Në vitet 2019-2021 rreth 900 mijë veta ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajtën nga pasiguria ushqimore

Në vitet 2019-2021 rreth 900 mijë veta ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajtën nga pasiguria ushqimore

Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara ka përllogaritur se, gjatë periudhës 2019-2021 rreth 900 mijë njerëz ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore. Pavarësisht se treguesi ka shënuar ulje te lehtë nga rishikimi i vitit 2020, Shqipëria ka rreth 1 të tretën e popullsisë …

Më shumë...

Sot ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 780 raste të reja, janë shëruar 1 mijë e 562 të infektuar

Nga testimi i 2.183 mostrave konfirmohen 47 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 202 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 279   testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 780 të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore …

Më shumë...

Deputetët e Lëvizjes së Gjelbër: Kryetari i Francës, Emanuel Macron kreu një krim duke përdorur një ‘jetski’

Deputetët e Lëvizjes së Gjelbër: Kryetari i Francës, Emanuel Macron kreu një krim duke përdorur një 'jetski'

Deputetët e Partisë Evropiane të Ekologjisë dhe Lëvizjes së Gjelbër, në Francë  deklaruan se kryetari, Emanuel Macron kreu një krim duke përdorur një ‘jetski’. Pas publikimit të fotove të presidentit nga revista “Vuasi”, anëtarja e kësaj parie Sandrine Ruso ka reaguar ndaj presidentit Macron. Ajo  tha se Macron, i cili …

Më shumë...

Qindra qytetarë bullgarë protestuan kundër Qeverisë në Sofje, për shkak të lidhjeve miqësore me Rusinë

Qindra qytetarë bullgarë protestuan kundër Qeverisë në Sofje, për shkak të lidhjeve miqësore me Rusinë

Qindra qytetarë u mblodhën të mërkurën në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje, për të protestuar kundër qeverisë së përkohshme dhe presidentit për përgatitjen për të negociuar me Rusinë për furnizimin me gaz natyror. Pas thirrjeve të politikanëve të krahut të djathtë në mediat sociale, aktivistët u mblodhën para ndërtesës presidenciale, …

Më shumë...

Byroja Kosovare e Sigurimeve në 20 muajt e fundit trajton 11.435 lëndë

Në 20-të muajt e fundit, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka mbyllur hiç më pakë se 11,435 lëndë, shifër kjo më e larta që nga themelimi i BKS-së e deri më sot. Drejtori i BKS-së Sami Mazreku, gjatë prezantimit të punës 20 mujore para gazetareve ka thënë se falë punës …

Më shumë...