Deputeti i Partisë Socialdemokrate Gjermane, Josip Juratoviq, është cituar të ketë deklaruar se Serbia nuk duhet të ketë prioritet bllokimin e hyrjes së Kosovës në institucionet ndërkombëtare, sepse Kosova përmes institucioneve ndërkombëtare obligohet të respektojë rregullat ndërkombëtare për serbët. Juratoviq ka thënë se pa rregulluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, …
Më shumë...Yearly Archives: 2023
FAZ: Përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës e BE-së duan marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, por nuk ofrojnë perspektivë reale
Gazeta autoritative gjermane, Frankfurter Allgemaine Caitung, shkruan se përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës dhe BE-së duan marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, por nuk ofrojnë perspektivë reale evropian dhe ngre pyetjen është nëse kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do mbrojnë kapitalin e tyre politik. Sipas kësaj …
Më shumë...Vitin e kaluar, një numër rekord prej 45 mijë e 756 emigrantësh, kaluan Kanalin Anglez, në mesin e tyre dhe 10 mijë shqiptarë
Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë bërë të ditur se në mes të 200 fëmijëve azilkërkues që rezultojnë të zhdukur, pa gjurmë, nga kampet e emigrantëve, 176 janë shqiptarë. Ai tha se 13 fëmijë që janë zhdukur janë nën moshën 16 vjeç. Ndërkohë ishte konfirmuar lajmi se disa fëmijë ishin …
Më shumë...Bajram Begaj: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, me njohje të ndërsjellë
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryetari Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria e mbështet dialogun Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshje përfundimtare që do të çojë në njohje të ndërsjellë. Gjatë gjithë vitit dhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u ballafaquam me një situatë tepër …
Më shumë...Vuçiq: Nëse Serbia nuk e pranon propozimin e planit franko gjerman, do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin me “pesëshen” ndërkombëtare të premten i është thënë se duhet, që Serbia ta pranojë propozimin, në të kundërtën do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane. Ai shtoi se i është thënë se Serbia do të përballet me ndalimin dhe tërheqjen …
Më shumë...Një automjet i Policisë së Kosovës është goditur nga një veturë në lëvizje në Bistricë të Leposaviqit duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë
Një automjeti i Policisë së Kosovës është goditur nga një veturë në lëvizje duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë në Bistricë të Leposaviqit. Në këtë situatë policia thotë se për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre duke shtënë në ajër me armë zjarri. Njësia policore e cila ka qenë në pikë …
Më shumë...Vlora Çitaku: Diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar Vetëvendosja
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi një militant i dhunshëm i Vetëvendosjes u përpoq ta pengojë protestën e bijve dhe bijave të dëshmorëve kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti. A i quajti “hajna” anëtarët e kryesisë së OVL-së së UÇK-së, Vlora Çitaku tha me këtë rast se kontekstin …
Më shumë...Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shfaqur një fakt të pretenduar që ndërlidhet me Gjykatën Speciale
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shfaqur një pretendim që ndërlidhet me Gjykatën Speciale. Ai ka ngritur alarmin se ish-prokurori i specializuar, Jack Smith, ka përdorur agjentë të rrejshëm të CIA-s kundër Hashim Thaçit, i akuzuar padrejtësisht për krime lufte. Në një postim të tij ai ka bërë …
Më shumë...Deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka shkruar një letër emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka shkruar një letër të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai iu ka drejtuar, emisarit Escobar me kërkesën për përfshirjen e tri komunave të Kosovës lindore në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi po …
Më shumë...Turqia nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, pas djegies publike të një kopjeje të Kuranit, në Stokholm
Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, pasi ky shtet i krishterë ka lejuar një proteste në Stokholm të shtunën që përfshinte djegien e një kopje të Kuranit. Protesta në kryeqytetin suedez rriti tensionet me Turqinë, në …
Më shumë...Themelohet Fondi për solidaritet për Zonat e përmbytura
Pas reshjeve të fundit atmosferike, të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe probleme të tjera në shumë qytete të Kosovës, por edhe në Rahovec, duke i ballafaquar qytetarët me mungesa të ujit të pijshëm, bllokim të rrugëve dhe dëme të konsiderueshme materiale, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë …
Më shumë...Kryetari Nura ka pritur zyrtarë dhe delegacione të ndryshme pas vërshimeve dhe përmbytjeve
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur edhe sot zyrtarë dhe delegacione të ndryshme, pas vërshimeve dhe përmbytjeve që shkaktuan dhjetëra miliona dëme në ekonomitë familjare, biznese dhe bujqësi. Me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kryetari Nura ka diskutuar mbi dëmet e shkaktuara në bujqësi, pas vërshimeve dhe …
Më shumë...Kryetari Nura ka vizituar Lagjen “Murtezaj” për të parë nga afër gjendjen e rënduar pas vërshimeve
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetarit Sami Lushtaku, kanë vizituar Lagjen “Murtezaj”, për të parë nga afër gjendjen e rënduar pas vërshimeve dhe përmbytjeve, si dhe për tu ofruar mbështetje për të tejkaluar këtë situatë të rëndë. Kryetari Nura ka bërë vizitë edhe në fshatin Klinë të …
Më shumë...LUTJE PËR NDIHMË
Të dashur njerëz të vullnetit të mirë, Të dashur përfaqësues të bizneseve, Të dashur bamirës, Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet në komunën e Skenderajt, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëhet thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirësve dhe …
Më shumë...Ferizaj solidarizohet me qytetarët që pësuan nga vërshimet në disa komuna të vendit
Bashkë me qytetarët vullnetmirë, bizneset e dëshmuara solidare, sot në Ferizaj, nis fushata për grumbullimin e mjeteve financiare, veshmbathjeve e gjërave ushqimore kushtuar bashkëqytetarëve të zonave të vërshuara nga reshjet e jashtëzakonshme, ditë më parë në disa komuna të Kosovës e ndër më të goditurat, nga to është Komuna e …
Më shumë...Mbledhja e parë e KK të Malishevës për vitin 2023 mbahet më 30.01.2023
Mbledhja e parë për vitin 2023, e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet më 30.01.2023, ditë e hëne, duke filluar në ora 09:45. Mbledhja mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës. Për këtë mbledhje është paraparë ky rend i ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
