Zyrtarët e lartë amerikanë, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, në një shkrim të përbashkët kanë shkruar se tani është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata thonë se Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet …
Më shumë...Yearly Archives: 2023
Mimoza Kusari: Nuk kemi përplasje me Amerikën, sa i përket Asociacionit të komunave serbe, por kemi ndryshim mendimesh
Kryetarja e Grupit Parlamentarë të deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk ka asnjë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka ndryshim mendimesh. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur edhe për ftesën që …
Më shumë...Abelard Tahiri: PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Ambasada amerikane për të diskutuar lidhur me formimin e Asociacionit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Ambasada amerikane për të diskutuar për formimin e Asociacionit. Ai ka thënë se sa i përket përgjegjësive kushtetuese, PDK-ja është parti opozitare, porse çështjet e tilla sipas tij adresë …
Më shumë...Njoftohet pjesëmarrja e Arbër Ademit në Konferencën KOSAK në Stokholm
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane – KOSAK, që po mbahet në Stokholm. Në Konferencë u prezantuan programi dhe prioritetet e ardhshme të Kryesimit të Suedisë me Këshillin …
Më shumë...U përkujtua 33 vjetori i “Masakrës së Malishevës” ku ranë dëshmorë: Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku
Sot, u bënë 33 vite nga ngjarja më e rëndë e vitit 1990 në Malishevë, ku ranë dëshmorë Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, ndërsa u plagosën e dhjetëra të tjerë, si dhe janë maltretuar e torturuar, gjatë protestës popullore kundër regjimit serb dhe për të drejtat e popullit shqiptar. Ndërsa …
Më shumë...Karen White: Kryebashkiaku, Eric Adams nderon artistin, Kastro Zizo, në Nju Jork
Të enjten, më 26 janar 2023, këngëtari, producenti, aktori dhe TV host Klevis Bega i njohur profesionalisht me emrin Kastro Zizo u nderua me Certifikatën e Mirënjohjes nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, z. Eric Adams. Çmimi i kryebashkisë së Nju Jorkut inkurajon ekselencë në krijimet artistike, nxit shërbimin …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Cilët ishin dëshmitarët, mbi të dhënat e të cilëve u formulua dhe u zyrtarizua aktakuza kundër Adem Demaçit, në vitin 1958 I
Jeta dhe veprat e simbolit unikat të qëndresës aktive shqiptare, në Kosovë dhe troje të pushtuara nga Jugosllavia, Adem Demaçi ( 26 shkurt 1936- 26 korrik 2018) ka qenë e po mbetet burim frymëzimi për brezat liridashës, por edhe burim i analizave të ndryshme kombëtare e politike të së kaluarës …
Më shumë...Carl Bildt e konsideron ofertë të drejtë, propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, e konsideron si një “ofertë të drejtë, propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Sipas tij marrëveshja e propozuar nga BE-ja do t’i lejonte që të dyja vendet të ecnin përpara. “Është një marrëveshje e drejtë …
Më shumë...Bujar Osmani: Shfaqja e tensioneve midis Shkupit dhe Sofjes, në këtë situatë rrit mundësinë për ndikimin e faktorëve destruktivë
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Bujar Osmani, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” shprehu keqardhje për vendimin e Sofjes që të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, duke nënvizuar se kjo ishte një tërheqje e përkohshme pasi, sipas tij, dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen …
Më shumë...LDK-ja merr pjesë në takimin për Asociacionin. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe PDK-ja me AAK-në, por jo edhe Vetëvendosja
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një ftesë nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier për të marrë pjesë në takimin e nesërm lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. LDK-ja thotë se në këtë takim do të konfirmojë edhe njëherë mbështetjen për procesin …
Më shumë...Ambasada amerikane në Prishtinë, më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për themelimin e AKS-së
Ambasada amerikane në Prishtinë, të martën më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ambasada ka theksuar se në këtë takim kanë ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, …
Më shumë...Në rrjete sociale po qarkullojnë mbishkrime anonime me thirrje për protestë gjatë ditës së martë, në Prishtinë
Në rrjete sociale po qarkullojnë mbishkrime për thirrje për protestë gjatë ditës së marte. Protesta nuk dihet se nga kush po organizohet, por thuhet se po bëhet për ta kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Sipas njoftimit, protesta do të filloj në sheshin e Prishtinës duke filluar nga ora …
Më shumë...Amerika na i ka mbyllur dyert, shkruan ambasadori Ilir Dugolli në raportin dërguar ministres së Jashtme, Donika Shvarc
Në një raport i shkurtër për vitin e parë të detyrës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgatitur nga ambasadori, Ilir Dugolli, i cili i dërgohet shefes së diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, shkruan se do të paraqesë disa reflektime të shpejta mbi punën e bërë përgjatë …
Më shumë...Memli Krasniqi: Jeni dëshmitarë se Kosova është në ditët më të vështira të saj që nga çlirimi në vitin 1999
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se Kosova është në ditët më të vështira që nga çlirimi. Sipas tij, vendi është në një depresion me njerëzit të cilët presin para ambasadave për një vizë për t’u larguar. Jeni dëshmitarë se aktualisht Kosova është në ditët më …
Më shumë...Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që ta shfuqizojë vendimin për rritje të tatimit në pronë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që ta shfuqizojë vendimin për rritje të tatimit në pronë, pasi konstaton se me këtë vendim Ministria e Financave ka goditur qytetarët. Në mungesë të veprimeve serioze në shërbim të rritjes së mirëqenies socio-ekonomike, qeveria paska vendosur që përmes kuvendeve komunale …
Më shumë...Olaf Scholz: Kemi bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë midis Rusisë e shteteve të NATO-s
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është cituar të ketë deklaruar se do të bëjë çdo gjë të mundshme për të parandaluar një përshkallëzim të luftës midis Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s, pasi Berlini këtë javë autorizoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në vendluftimet që po zhvillohen në Ukrainë Ne kemi …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
