Sot, në 43 vjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehës, është nderuar sakrifica e dëshmorëve, në luftën e tyre përballë forcave të mëdha jugosllave, me 13 maj të vitit 1981. Me këtë rast, janë vendosur buqeta me lule të freskëta te varret e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz …
Më shumë...Monthly Archives: May 2024
Komiteti për komunitete në Malishevë diskutoi për gjendjen në arsim
Sot, Komiteti për Komunitete në komunën e Malishevës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u diskutua gjendja e arsimit në komunë. Kryetari i komitetit, Amrush Helshani, drejtoi mbledhjen dhe tema kryesore ishte situata në fushën e arsimit. Anëtarët e komitetit u informuan nga drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, …
Më shumë...Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin, Albin Kurti
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti, pasi tema e takimit ka qenë agjenda legjislative dhe kjo i takon shefit të Grupit Parlamentar. Ashtu siç jemi deklaruar në përgjigjen drejtuar z. Kurti, konsiderojmë që i takon shefave te grupeve parlamentare në Kuvend …
Më shumë...Peter Stano: Më 15 maj Kosova e Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës lidhur me përdorimin e dinarit serb, në Kosovë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se më 15 maj Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Ky do të jetë takimi i shtatë me radhë në nivel të kryenegociatorëve kushtuar kësaj teme, teksa në …
Më shumë...Janus Bugajski: Zgjedhja e një qeverie nacionaliste në Shkup do të përkeqësojë mosmarrëveshjet me Bullgarinë e Greqinë
Analisti i njohur, Janus Bugajski, ka shkruar se zgjedhja e një qeverie nacionaliste në Shkup ka të ngjarë të përkeqësojë mosmarrëveshjet me disa fqinjë, veçanërisht Bullgarinë dhe Greqinë, dhe të ofrojë mundësi të reja për përmbysjen dhe destabilizimin nga Rusia. “Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, koalicioni i udhëhequr nga …
Më shumë...Krojmir – Lagjja e 14 Dhjetorit 1998: Marshojmë në shtigjet e lirisë, kah shtegëtuan Heronjtë tanë
N J O F T I M – F T E S Ë: Të dashur familjarë të Heronjve, Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit! Të nderuar invalid dhe veteran të UÇK-së! Të respektuar bashkëqytetar të fshatit Krojmir me rrethin e më gjerë! JU NJOFTOJMË SE ME 19.05.2024 NË ORA 09:30 Do …
Më shumë...Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, nuk do të shqyrtojë aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, nuk do të shqyrtojnë aplikimin e Kosovës për tu anëtarësuar në këtë organizatë as në mbledhjen që do të mbahet këtë javë. Të pyetur nëse do të jetë Kosova pjesë e agjendës së Komitetit të Ministrave në një përgjigje me shkrim kanë thënë …
Më shumë...Diskutohet për Projekt-Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj
Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur konsultim publik për Projekt-Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Në hapjen e këtij konsultimi ka marrë pjesë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, Dr. Nadire Imeri drejtore e …
Më shumë...Kushtrim Hodaj: Në policinë e Kosovës ka favorizim dhe gradim të familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës, për vitin 2023. Ai ka folur edhe për konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjatë testit me shkrim ka pasur keqpërdorime e …
Më shumë...Kryetarja, Gordana Silianovska, gjatë betimit në Kuvend nuk pranoi të thotë Maqedonia e Veriut, por vetëm Maqedonia
Kryetarja e sapo zgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, ka bërë betimin në një seancë të posaçme të Kuvendit maqedonas. Ajo gjatë betimit e quajti vendin “Maqedonia”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim, Jovan Mitreski, i bëri thirrje Silianovskës që …
Më shumë...Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti
Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , u bë e ditur ecuria e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. Kjo është java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, sipas planit të përcaktuar. Procesi …
Më shumë...Antonio Guterres, dënoi sulmin izraelit në Kudsin Lindor dhe zjarre-vënien e Qendrës së OKB-së për Refugjatët Palestinezë
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin ku ekstremistët izraelitë në Kudsin Lindor nën pushtim i vunë zjarrin Qendrës së Përgjithshme të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt. Shefi i OKB-së ndau një mesazh nga llogaria e tij në median sociale …
Më shumë...Më 13 maj të 1981, në fshatin Prekaz të Drenicës, kanë rënë heroikisht, Tahir Meha dhe babai i tij, Nebih Emin Meha
Më 13 maj të 1981, në fshatin Prekaz të Drenicës, të rrethuar nga njësitë speciale të Jugosllavisë, pas një lufte krejtësisht të pabarabartë, kanë rënë në altarin e lirisë, Tahir Nebih Meha dhe babai i tij, Nebih Emin Meha. Atë ditë forcat e Milicisë së Jugosllavisë, të cilat mbanin në …
Më shumë...FSK: Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’
Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’ Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor (UF) Nivel Togu “Ujku Alfa” ku objektivë e ushtrimit ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak duke …
Më shumë...Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, me të cilët bisedoi për ecurinë e punëve, sfidat në zbatimin e projekteve, dhe planet e mëtejme për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Rahovecit.
Më shumë...Kryeministri Kurti takon Memli Krasniqin për të diskutuar lidhur me agjendën legjislative e zgjedhjet e reja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për të diskutuar çështje të rëndësishme për vendin. Ky takim është pritur me interes, pasi Krasniqi është i vetmi nga liderët opozitarë që ka pranuar ftesën e Kurtit. Në këtë takim, pritet të diskutohet për agjendën …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
