Monthly Archives: May 2024

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e BIA-s, Aleksander Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-ve, mbetet i pandryshuar. Ne jemi të zhgënjyer të shohim që dy persona të sanksionuar janë propozuar për pozita në qeverinë e re. Pozicioni ynë për …

Më shumë...

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve lindi pas përpjekjeve shumë-vjeçare të  punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës. Pavarësisht se kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos, protestë që kishte përfunduar me shtatë të vrarë dhe një të …

Më shumë...

Ylli Meçe: UNË 1 MAJIN, NUK E KAM FESTË

Më shikoni?! Unë jam punëtori, por dhe i pa punë Skllavi i ri modern, që tashmë nuk kam më festë Do të ish një iluzion që zgjedhën o shokë t’a hiqnim Vetëm me tufa lulesh, apo me buzëqeshje në protestë !…   Unë jam ai për liri sot a nesër …

Më shumë...

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  foltoren e Panelit të këtij Takimi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, të cilën po e  publikojmë pjesërisht:  “Të dashur miq të Takimit të Madh Prishtina 2024,  Ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë që vendosët të më nderoni me Çmimin e Madh  “Mirënjohja Shqiptare” për kontributin tim në Pavarësimin e Kosovës.  E ndaj këtë nder me mikun tim të mirë të shumë dekadave, Harry Bajraktari, i cili ishte i  pari që më prezantoi me çështjen e Kosovës dhe luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi. Ai ka  qenë gjithmonë përkrah meje dhe kemi punuar së bashku në Washington dhe New York për të  siguruar mbështetje për Kosovën në Kongresin Amerikan, në Shtëpinë e Bardhë dhe në shumë  organizata ndërkombëtare.  Shumë pak njerëz në Washington e dinin se ku binte Kosova, kur e nisëm punën tonë,  por kjo ndryshoi shpejt. Në vitin 1996, kur dukej se Kosovën po e harronin, udhëtova në  Prishtinë dhe ngrita flamurin amerikan në sy të zyrtarëve serbë për të treguar se ëndrra ende  jetonte.  Më në fund, e gjithë bota demokratike u bashkua në mbështetje të Kosovës. Kjo u bë  fare e qartë kur në 1999, Presidenti President Bill Clinton udhëhoqi NATO-n në luftën që  shmangu një katastrofë humanitare, ndaloi genocidin, dhe më në fund solli paqen dhe  stabilitetin në rajon. Kosova u çlirua dhe hyri në rrugën e pamvarësisë.  Bashkë me Harry Bajraktarin dhe miq të tjerë, udhëheqës të komunitetit shqiptar, e  vizituam Kosovën menjëherë pas çlirimit dhe u kthyem aty përsëri shumë herë gjatë këtyre viteve. Nuk do ta harroj kurrë fjalimin tim të parë përballë Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së  Pavarësisë.  Për fat të keq, për shkak të rrethanave personale nuk mundem që të marr pjesë në  takimin tuaj të nderuar. Por e duartrokas dhe mbështes me gjithë zemër vendimin tuaj për të  festuar triumfin e lirisë dhe demokracisë në Kosovë.  Vërtet, 25 vite pas mbarimit të luftës, ka shumë arsye për të festuar. Kosova është bërë  një vend i pavarur, një demokraci solide, dhe një faktor  i paqes në rajon dhe në botë. Rreth 110  vende dhe shumica e organizatave ndërkombëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. E ardhmja  juaj është e ndritur dhe ndjehem mirënjohës që pata fatin të luaj një rol e të isha me ju në  pjesën më të madhe të këtij udhëtimi.  Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e Kosovës!– e përfundon  Përshendetjen e Tij, Z. Eliot Engel, i cili ndërvite ishte, gjithashtu, edhe themelues e  (bashkë)kryesues i “Grupit të Ligjëvënësve për Çështjet Shqiptare” në Kongresin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës.    …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Edhe në Nabërgjan, si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë nderime  në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë të Nabërgjanit. Edhe këtu si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari. Më 1 maj të vitit 1999, shumë burra dhe gra të këtij fshati u vranë në mënyrën më mizore nga kriminelët barbarë …

Më shumë...

Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së

Kadri Veseli

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale në Hagë, i akuzuar për gjoja krime lufte, ka paditur deputetin e Vetëvendosje, Visar Korenicën, për shpifje. Padia është ngritur kundër deklaratave të Korenicës lidhur me një projekt të ATK-së, në të cilin Korenica …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së reagon kundër propozimit për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar lidhur me luftën e UÇK-së të vitit 2001

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka kthyer përgjigje propozimit të kandidatës për kryetare të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkovka, për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për luftën e 2001-së. Ahmeti ka shprehur kundërshtimin e tij për përdorimin e ngjarjeve të kaluara në fushatën zgjedhore, duke thënë se është e …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti po hesht kundër presionit të Gjermanisë për themelimin e Asociacionit pastaj anëtarësimin në KiE

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende po  hesht  lidhur me qëndrimet e Gjermanisë për themelimin e Asociacionit, si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kur gazetarët e pyetën për reagimin e tij ndaj deklaratave të fundit të Gjermanisë në një aktivitet në Graçanicë, Kurti ka lënë pa …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Kurti nuk dëshiron zgjedhje pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit

Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë  se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qëllim të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme, sidomos tani pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Haziri ka komentuar se deklaratat e Kurtit janë manipuluese, duke theksuar se ai ka frikë nga zgjedhjet, veçanërisht pas raportit që …

Më shumë...

Enver Hoxhaj, deklaron se Asociacioni është një “përbindësh” dhe kritikon politikën e jashtme të Qeverisë Kurti

Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur kundër së Asociacionit, duke e quajtur, një  përbindësh. Hoxhaj ka argumentuar se politika e jashtme e qeverisë Kurti nuk përmbush parimet e kushtëzimit siç është interpretuar në Kosovë. Ai ka theksuar se vendimi i qeverisë për të pranuar marrëveshjen e Brukselit …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Deklaratat e Qeverisë për më shumë sovranitet në veri të Kosovës nuk reflektojnë realitetin

Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur dyshime në lidhje me deklaratat që thonë se Kosova ka më shumë sovranitet në pjesën veriore të vendit, duke thënë se njerëzit që japin këto deklarata nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh atje. Çitaku ka bërë këtë deklaratë pas zbulimit …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Programi Kompakt do të ndihmojë në fleksibilitet dhe stabilitet në sektorin e energjisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se hyrja në fuqi e Programit Kompakt do të sjellë një ndihmë të rëndësishme për sektorin e energjisë në Kosovë. Haradinaj vlerësoi lidershipin e ShBA-ve në ndihmën ndaj Kosovës, duke e cilësuar kontributin e tyre si i pazëvendësueshëm, si në aspektin politik …

Më shumë...

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka bërë një rrëfim të ndjeshëm duke kujtuar momentet me Ilazin. Ai ka ndarë se në shenjë mirënjohje për të rënët, ai shkon gati çdo ditë në orët e vona të natës tek varret e shokëve …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Një lajm i befasishëm dhe shumë i rrezikshëm (E shtunë 1 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një lajm i befasishëm dhe shumë i rrezikshëm (E shtunë 1 maj, 1999)

Sot në tendën tonë në Berishë, kanë ardhur nga Krojmiri Faruk Gashi dhe Nusret Gashi. Nusreti më ka bërë me dije se baba dhe familja e vëllait tim të ndjerë Isufit, është vendosur në Mallapolc, ndërsa nëna po rri te Haki Hysiqi në Shtimje. Faruk Gashi më tregoi një lajm …

Më shumë...

Zyrtari i Qeverisë Kurti, Hysen Durmishi, ndihet i befasuar pse e ka ftuar për hetime Prokuroria Speciale e Kosovës

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, përmes një postimi të tij iu ka drejtuar medieve të pushtetit duke i akuzuar për paraqitjet

Zëvendësministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i Qeverisë Kurti, Hysen Durmishi ndihet i befasuar pse e ka ftuar për hetime Prokuroria Speciale e Kosovës, ndërkohë që ka bërë me dije  se rasti ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës për rrugën Prishtinë-Podujevë. Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë …

Më shumë...

Zëdhënësi i Qeverisë-Kurti Përparim Kryeziu, ka reaguar në deklaratat e zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano

Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, iu është përgjigjur deklaratave të zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano. Ai në një konferencë për media të hënën tha se rezultatet e deritanishme në dialog nuk janë dështim i emisarit Mirosllav Lajçak, por i Kosovës dhe Serbisë. Derisa Kryeziu përmes një postimi  tha se mungesa …

Më shumë...