Monthly Archives: October 2024

Dëshmitari, Nuredin Ibishi, ka folur për arrestimin e Milevan Stankoviqit i cili i kishte sulmuar pozicionet e UÇK-së

Dëshmitari, Nuredin Ibishi, ka folur për arrestimin e Milevan Stankoviqit i cili i kishte sulmuar pozicionet e UÇK-së

Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, dëshmitari, Nuredin Ibishi ka folur për arrestimin e një viktime pjesëmarrëse në këtë proces, e që quhet Milevan Stankoviq, për të cilin tha se i kishte sulmuar pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  në Potok. Madje në një rast, Ibishi e pyeti mbrojtësin e viktimave …

Më shumë...

Dje ka filluar takimi i dytë i Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit

Dje ka filluar takimi i dytë i Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit

Roli i gjykatave kushtetuese është të mbikëqyrin dhe të sigurojnë që të gjitha ligjet dhe veprimet e institucioneve shtetërore të jenë në përputhje me normat kushtetuese. Kështu u tha në sesionin e dytë të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit me temën “Gjykata Kushtetuese si Gardiane të Vlerave dhe Parimeve …

Më shumë...

Rrjeti i Grave të Kosovës sërish shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës sërish shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste, ku dje, ditë e mërkurë, njëra prej tyre, sipas kryetarit të Federatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas raportimeve, ajo ka pësuar …

Më shumë...

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Zonja Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, …

Më shumë...

Pavarësisht marrëveshjeve, shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk u njihen diplomat e Kosovës

Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Pavarësisht marrëveshjeve, shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës  nuk u njihen diplomat e Kosovës. Marrëveshja e re e nënshkruar në samitin e Procesit të Berlinit parasheh bashkëpunim më të mirë rajonal dhe mobilitet më të madh të studentëve në Ballkanin Perëndimor, por qytetarët e nacionalitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit …

Më shumë...

Fronti Demokratik prorus në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria

Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Fronti Demokratik prorus në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare. “Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin social në Mal të Zi dhe …

Më shumë...

FRA: Gjysma e myslimanëve që jetojnë në Evropë përballen me racizëm dhe diskriminim në jetën e tyre të përditshme

Një raport i lëshuar së fundmi nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) ka bërë të ditur se pothuajse gjysma e myslimanëve që jetojnë në Evropë përballen me racizëm dhe diskriminim në jetën e tyre të përditshme, transmeton Anadolu. Raporti i titulluar “Të jesh musliman në BE”, i …

Më shumë...

Aeroporti i Vlorës po ndërtohet nga konstruksionet metalike të kompanisë ELSAM nga Ferizaj

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti ka vizituar Fabrikën e Këmbyesve Termik dhe Konstruksioneve Metalike “Elsam”. Drejtori Derguti, me këtë rast u prit nga pronari i kësaj kompanie Amir Musliu, i cili tha se kjo kompani me produktet e saja po e mbulon jo vetëm tregun …

Më shumë...

Në Deçan u mbajt festa tradicionale “Dita Gështenjës”

Në Deçan u organizua festa tradicionale “Dita Gështenjës”. Një festë e veçantë që sjell në vëmendje këtë fryt të çmuar, që ka qenë pjesë e traditave dhe kulturës sonë për shumë shekuj. Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj u shpreh se përmes kësaj feste, ne kujtojmë lidhjen e fortë që kemi …

Më shumë...

Albert Z. ZHOLI: Sot, 80-vjetori çlirimit të  Korçës

24 TETOR 1944, SULMI I FORCAVE TË BRIGADËS IX DHE XX PËR SHPORRJEN E NAZISTËVE GJERMANË NGA QYTETI JUGOR 80-vjet më parë pas një lufte të gjatë e të vështirë kundër pushtuesve nazifashistë, u çlirua Korça dhe trevat e saj. Në vjeshtën e vitit 1944 lufta e popullit shqiptar kishte …

Më shumë...

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së WEST POINT

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së WEST POINT. Konkursi është i hapur prej datës 24 tetor 2024 deri më 7 nëntor 2024. Mosha për aplikim është 18-22 vjeç. Njoftimi zyrtar për shpalljen e konkursit është i publikuar në ueb faqen e MM-së, …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka mirëpritur në takim Petrit Popovën, Drejtor i Departamentit të Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar se të enjtën ka realziuar një takim me Drejtorin e Departamentit të Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), z. Petrit Popova me …

Më shumë...

DRITAN GOXHAJ: AMERIKA DHE NATO LUFTË NË 5 FRONTE

Lufta në Gaza me gjenocidin nazist hebrej të tipit Holokaust ndaj palestinezë ve dhe Palestinës, ka hapur tashmë që një vit një vrimë të madhe në murin e gënjeshtrave dhe përrallave që e kanë mbajtur pjesën më të madhe të botës, dhe veçanërisht botën arabe dhe Lindjen e Mesme të …

Më shumë...

Kastrati dhe Osmani përuruan tribunat e reja dhe zhveshtoret në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani, përuruan sot tribunat dhe zhveshtoret e reja në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë. Ky projekt përfaqëson një investim të përbashkët ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Malishevës. Në ceremoninë e përurimit ishin …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-tit, gjeneralmajorin italian, Enrico Barduani

Kryeministri, Albin Kurti sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-tit, gjeneralmajorin italian, Enrico Barduani. Në komunikatën e KFOR-it lidhur  këtë takim thuhet se Barduani i ka thënë Kurtit se mbështet dialogun Kosovë-Serbi të  ndërmjetësuar nga BE-ja si platformë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura. Ai nënvizoi se KFOR-i do …

Më shumë...

Punëtorët e KEK-ut sot kanë protestuar, në Prishtinë, duke kërkuar rritjen e pagave

Punëtorët e KEK-ut sot kanë protestuar,  në Prishtinë, duke kërkuar rritjen e pagave. Ata  kanë brohoritur “Duam ngritjen e pagave, dhe ne e duam jetën”, “Marre me rrejt”, këto ishin kërkesat e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, në protestën për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, dhe pagesën e …

Më shumë...