Monthly Archives: October 2024

Ahmet Qeriqi: Në zonat e luftës shpërndahet në mënyrë të organizuar gazeta Bota e Re (E shtunë 24 tetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Në zonat e luftës shpërndahet në mënyrë të organizuar gazeta Bota e Re (E shtunë 24 tetor, 1998)

Në mëngjes te vendqëndrimi ynë në shtëpinë e mixhës Mehë, kanë ardhur për të biseduar për disa çështje, Naim Imeri dhe Vehbi Zeqiri. Me ka ardhur edhe kushëriri i Ukshin Hotit, të cilin e quajnë Skënder. Sapo jemi parë me Skënderin u njohëm meqë edhe më parë jemi takuar në …

Më shumë...

Sot , në kuadër të “Muajit të librit” ORË LETRARE NË LSHK

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Anëtarët e LSHK-së, në kuadër të “Muajit të librit”, sot , më 24 tetor 2024, në orën 12, organizojnë një orë letrare në lokalet e LSHK-së: Mahalla e Muhaxherëve, rr. “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë, në Prishtinë..Punimet e tyre, në zhanre të ndryshme, do t’i paraqesin shkrimtarët që kanë pëgatitur …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan është i jashtëzakonshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmbylli vizitën e tij në Amerikë duke vlerësuar kontributin e rëndësishëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në historinë e kombit. Gjatë qëndrimit në New York, Haradinaj u takua me atdhetarin Jim Xhema dhe falënderoi të pranishmit për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Qeveria-Kurti është arrogante, madje ka edhe ministra që i trajton si shërbëtorë, pa kompetenca

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar arrogancën e kësaj qeverie gjatë mandatit të saj. Sipas Limajt, Kurti nuk i trajton ministrat si profesionistë me kompetenca dhe përvojë, por më shumë si shërbëtorë që ndjekin urdhrat pa pavarësi apo …

Më shumë...

Dardan Molliqaj: Kryeministri Kurti do të përballet me sfida ose do të rrëzohet, përmes vullnetit të qytetarëve të Kosovës

Dardan Molliqaj

Kryetari  i Partisë Socialdemokrate,  Dardan Molliqaj ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti do të përballet me sfida ose do të rrëzohet në të ardhmen përmes vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Molliqaj kritikoi partitë opozitare për mungesë të analizës së thellë mbi zhvillimet në vend. Ai gjithashtu konfirmoi se PSD-ja nuk …

Më shumë...

SBAShK i drejton ultimatum Qeverisë, për para shtesë dhe kontratë kolektive, ose grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka nisur mbledhjen e firmave të anëtarësisë për të përgatitur veprimet sindikale, në rast se Qeveria nuk plotëson dy kërkesat kryesore të tyre. Mësimdhënësit kërkojnë negocimin e vlerës së koeficientit të pagës për vitin 2025, si dhe nënshkrimin e kontratës kolektive. SBAShK …

Më shumë...

Opozita thërret seancë të jashtëzakonshme për skandalet në KEK, por deputetët e Vetëvendosjes refuzojnë pjesëmarrjen

Opozita në Kosovë ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës, me  kërkesën e 43 deputetëve të nënshkruar. Arben Gashi, kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka theksuar se kjo iniciativë ka për qëllim të adresojë shqetësimet e mëdha që lidhen …

Më shumë...

Behgjet Pacolli kërkon nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, t’ i ndalojnë njerëzit e tyre që po e ofendojnë atë dhe familjen e tij

Behgjet Pacolli

Deputeti, Behgjet Pacolli, u  ka bërë thirrje publike kryetares Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, që të ndërmarrin masa për të ndaluar njerëzit e tyre që po e ofendojnë atë dhe familjen e tij. Përmes një postimi, Pacolli theksoi se ofendimet dhe shpifjet që po bëhen ndaj tij nuk janë …

Më shumë...

Nga një sulm terrorist në Ankara të Turqisë, pesë veta janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur

Një sulm në selinë e një kompanie aviacioni pranë kryeqytetit turk, Ankara, ka rezultuar në vrasjen  e të paktën pesë personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve. Ministri i Brendshëm, Ali Jerlikaja, konfirmoi se dy sulmues, një grua dhe një burrë, janë “neutralizuar”. Pamjet nga kanali televiziv NTV treguan një …

Më shumë...

Kryetarja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, filloi  vizitën ku parasheh t’i  vizitojë  6 vendet e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Kryetarja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka filluar vizitën ku parasheh t’i  i vizitojë  gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Zonja Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të …

Më shumë...

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë tani është nevoja urgjente për të filluar zbatimi i  marrëveshjes së vitit 2023

Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian , Peter Stano, është cituar të ketë deklaruar  se fokusi i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, sot  në Bruksel do të jetë nevoja urgjente për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit. Stano, me këtë rast nuk ka treguar nëse do të ketë takim …

Më shumë...

Komisioni Evropian miratoi Agjendat e Reformës për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë

Komisioni Evropian

Komisioni Evropian miratoi Agjendat e Reformës për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Agjendat u përgatitën nga qeveritë në Ballkanin Perëndimor, duke përshkruar reformat kryesore që do të bëhen në vitet e ardhshme”, thekson njoftimi zyrtar i institucionit evropian. Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér …

Më shumë...

Enver Hoxhaj ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit shtyu Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë

Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një reagimi ka thënë se marrëveshja e Ohrit shtyu Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë. Derisa ka përmendur marrëveshjen e vitit 2013 dhe atë të Uashingtonit si të suksesshme, ai ka përmendur marrëveshjen e Ohrit  si të pasuksesshme dhe të vetme …

Më shumë...

Drejtori i pezulluar, Fehmi Geci, për herë të dytë ka paditur për shpifje dhe fyerje ministrin e Bujqësisë,  Faton Peci

Drejtori i pezulluar përkohësisht i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci, për herë të dytë ka paditur për shpifje dhe fyerje ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Geci për  KosovaPress ka deklaruar se prej kur në krye të Ministrisë së Bujqësisë është emëruar si ministër Faton Peci vazhdimisht …

Më shumë...

Deputetja në parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka komentuar lidhjet shumë miqësore në mes të Serbisë dhe Rusisë

Alicia Kearns: Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin

Deputetja në parlamentin britanik, Alicia Kearns ka komentuar lidhjet në mes të Serbisë dhe Rusisë. Në një publikim të saj ka përmendur pjesëmarrjen e delegacionit serb në Samitin e BRICS-it. Zonja Kearns, saktëson se Vuçiqi vazhdon të kërkojë lidhje më të ngushta me Vladimir Putinin, kryetar  i Federatës Ruse. Vuçiqi vazhdon …

Më shumë...

U mbajt trajnim për konservimin e perimeve, ruajtjen dhe higjienën

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ka mbajtur sot një trajnim me temën:. “Konservimi i perimeve, ruajtja dhe higjiena”, në fabrikën e konservimit të perimeve- Grasep, në Sllatinë të Epërme, e cila udhëhiqet nga Valbona Ajeti, që ofron një pasqyrë frymëzuese të përkushtimit dhe punës së pa …

Më shumë...