Monthly Archives: October 2024

Kryetari Ramosaj priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga Nënkryetari z. Sami Cacaj dhe Drejtorë të Drejtorive komunale kanë mirëpritur të enjtën në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves, i cili shoqërohej nga udhëheqësja e ekipit që mbulon Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme …

Më shumë...

Daut Haradinaj: Pushteti i Vetëvendosjes në bashkëpunim me Radoiçiqin, kanë arritur t’ua ndalojnë pagën e merituar veteranëve

Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti i Vetëvendosjes përmes bashkëpunimit me Millan Radoiçiq, ka arritur t’ua ndalojnë një benefit të merituar veteranëve. Ai me këtë rast ka shkruar; Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni mërzitur nga komunikimet publike mes pushtetit dhe terroristit serb në …

Më shumë...

U promovua libri me poezi i gazetarit dhe publicistit Ismet Rashiti

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve të Vitisë “Ramadan Musliu,” u promovua libri “Palca e Gurit” i gazetarit dhe publicistit të njohur, Ismet Rashiti. Eventi u mbajt në Viti dhe u shpall i hapur nga kryetari i Shoqatës, Fadil Abazi. Në fjalën e …

Më shumë...

Në Viti u zbulua shtatorja e atdhetarit, Hasan Ali Remniku

Sot, në qytetin e Vitisë, u zbulua shtatorja e atdhetarit e patriotit, Hasan Ali Remniku, i cili njihet si një figurë e shquar e historisë së Anamoravës dhe Kosovës. Me këtë rast i pranishëm në këtë ngjarje ishin mysafir të shumtë nga jeta publike, veprimtarë të çështjes kombëtare, përfaqësues të …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Rahovecit, e gjashta për vitin 2024

Në Rahovec u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e gjashta për këtë vit. Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës z.Smajl Latifi, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit, theksoi se situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i …

Më shumë...

PDK: Kjo legjislaturë është e kriminalizuar, kryeterroristi, Radojiçiq e ka përcaktuar vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës

Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi të futet në rend të ditës, rezoluta e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, bëri të ditur se  ka kërkuar që të shtyhet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sepse është tejet e rëndësishme të hidhet dritë mbi marrëveshjet e fshehta të kryetares së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radojiçiq. Përveç …

Më shumë...

Dardan Molliqaj: Biseda midis Kusarit dhe Radajçiqit zbuloi shumëçka

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se biseda e publikuar sot midis Mimoza Kusarit dhe Milan Radajçiqit zbuloi shumëçka. “Sigurisht, për ata që duan të kuptojnë pushtetin e Kurtit. Ajo së pari tregon se Kurti nuk niset prej parimeve, por prej vetes. Në fakt, fshihet pas parimeve. Sa here …

Më shumë...

Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, qëndroi për një vizitë në Tiranë, ku ka takuar krerët e shtetit, Bajram Begaj dhe Edi Rama

Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka qëndruar  për një vizitë në  Tiranë. Erdogan, u prit në takim fillimisht nga  kryetari i  Shqipërisë, Bajram Begaj pastaj nga kryeministri,  Edi Rama. Në konferencën e përbashkët me kryetarin e Turqisë, Erdogan, kryeministri Edi Rama tha se dy vendet ranë dakord që duhet …

Më shumë...

Sot në selinë e BDI-së, në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Kryetari, Ali Ahmeti dhe Ambasadori, Florian Qehaja diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin europian, Marrëveshjen e Ohrit dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Prishtinës.  Ali Ahmeti theksoi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe është në …

Më shumë...

Burim Ramadani: Është momenti që Mimoza Kusari të rrëfehet kush dhe si e nxiti, apo e detyroi, të negociojë me Radoiçiqin

Burim Ramadani

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se ka ardhur momenti që Mimoza  Kusari – Lila të rrëfehet kush dhe si e nxiti apo e detyroi, të negociojë me Radoiçiqin. Në siguri kombëtare, shpeshherë më e rëndësishme është pista që çon tek planifikuesit sesa domosodoshmërisht zbatuesit. Mimoza në këtë rast mund …

Më shumë...

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot dhe nesër do të qëndrojë në vendlindjen e tij

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron gati katër vjet, në arrest, në burgun e Hagës,  i akuzuar nga Gjykata Speciale për gjoja krime lufte, ka arritur në vendlindje nën masa të rrepta sigurie. Ai është dërguar drejtpërdrejt  nga Aeroporti  te varri i vëllait të tij, …

Më shumë...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, konsideron se kryeministri Albin Kurti është spiuni i Serbisë

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është  spiuni i shtetit serb. Pas raportimeve se terroristi Milan Radojiçiq ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale, nga ku dhe janë përjashtuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë …

Më shumë...

Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022

Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, duke pohuar se Shefja e Grupit Parlamentar të Vetevendosjes, Mimoza Kusari-Lila, i kërkoi votat për ligjin e pagës minimale dhe për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Simiqit, …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Bisedat me terroristët e veriut janë të papranueshme, s’ka justifikim me luftë hibride

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Pas publikimit të një pjese të re të bisedës mes Mimoza Kusari-Lila, Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, dhe Milan Radojçiqit, ku diskutohej për koordinimin e votave për ligjin e pagës minimale që përjashtonte veteranët e UÇK-së, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër. Ai e …

Më shumë...

Bekim Haxhiu kërkon nga Kuvendi që të nisë procedurat për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit

Bekim Haxhiu: Ekipet tona mjekësore po fyhen dhe poshtërohen në veri, Qeveria Kurti po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të nisë procedurat për marrjen e mandatit të Mimoza Kusari-Lilës, pas publikimit të audio-incizimeve ku ajo bisedon me Milan Radojçiqin, i cili është akuzuar si organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë dhe …

Më shumë...

Dardan Molliqaj: Biseda midis Mimoza Kusarit dhe Milan Radoiçiqit zbuloi shumëçka për pushtetin e Kurtit

Dardan Molliqaj

 Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me bisedën e publikuar midis Mimoza Kusarit dhe Milan Radoiçiqit, duke thënë se ajo zbuloi shumëçka për natyrën e pushtetit të kryeministrit Albin Kurti. Molliqaj theksoi se biseda tregon se Kurti nuk vepron sipas parimeve, por sipas interesave personale, duke fshirë …

Më shumë...