Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka komentuar rezultatet statistikave botërore ku Kosova është renditur si vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës. Ai ka thënë se qytetarët me xhepin bosh mbesin peng të premtimeve të paplotësuara të Kurtit. Ata janë peng të valëve retorike të Kurtit për notin në Ujman …
Më shumë...Yearly Archives: 2024
SBASHK: Xhelal Sveçla, mund t’i vizitojë edhe shkollat me qëllim që t’i frikësojë mësimdhënësit, sikur minatorët në Trepçë
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mund t’i vizitojë edhe shkollat pas vizitës që ua bëri minatorëve në “Trepçë”, me qëllim që t’i frikësojë mësimdhënësit”. Në një fjalim për medie, Jasharaj pohon se “Qeveria Kurti me qasjen kundër dialogut dhe me …
Më shumë...Instituti GAP analizoi 51 thirrje të hapura nga MKRS-ja në vitet 2021-2023, ku ka identifikuar fakte të dhënies së granteve
Instituti GAP ka analizuar 51 thirrje të hapura nga MKRS gjatë periudhës 2021-2023, ku ka identifikuar sfida ne procesin e dhënies së granteve dhe subvencioneve. Në bazë të raportit “Sfidat në dhënien e subvencioneve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, digjitalizimi i gjithë procesit të ndarjes së granteve dhe …
Më shumë...Në Shqipëri po mbahet Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”
Në Shqipëri po mbahet Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe konsujve të përgjithshëm të Shqipërisë nëpër botë, si dhe zyrtarë të tjerë, raporton Anadolu. Në hapje të konferencës ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh …
Më shumë...Rusia ka ndërmarrë një sulm ushtarak në shkallë të gjerë, kundër Ukrainës
Autoriteti shtetëror i energjisë i Ukrainës njoftoi se po aplikon ndërprerje emergjente të energjisë pas një sulmi masiv me dronë dhe raketa nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase më 26 gusht. Kryetari i Kievit, Vitali Klitçko, tha se furnizimi me ujë dhe energji elektrike në disa pjesë …
Më shumë...Rreth 60 organizata të të drejtave të njeriut kërkuan nga BE-ja të pezullojë marrëveshjen e partneritetit tregtar me Izraelin
Rreth 60 organizata të të drejtave të njeriut dhe të shtypit përfshirë edhe Reporterët pa Kufij (RSF), kërkuan nga Bashkimi Evropian (të pezullojnë marrëveshjen e partneritetit tregtar me Izraelin i cili vazhdon të shënjestrojë gazetarët në Rripin e Gazës si dhe të zbatojë sanksione kundër atyre që kryejnë shkelje të …
Më shumë...Më 27 gusht të vitit 1910 u lind, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza
Më 27 gusht të vitit 1910 u lind, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen. U lind në Shkup. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e …
Më shumë...Smajl Latifi: Më 26 gusht 1998 ranë për të mos Skender Kastrati dhe Sabri Morina
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë nga Malësia e Vogël dhe Vrajaka, nderuan në përvjetorin e rënies dëshmorët e kombit, Skender Kastrati dhe Sabri Morina, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë, më 26 gusht 1998. Kontributi i Skender Kastratit si pjesëmarrës …
Më shumë...Komuna e Skenderajt ka filluar instalimin e sistemit të ndriçimit në Klinën e Poshtme
Komuna e Skenderajt ka filluar instalimin e sistemit të ndriçimit në Klinën e Poshtme. Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura ka shkruar: “Pas përfundimit të punimeve për ndriçimin publik në Rr. “17 Shkurti”, po vazhdojmë të mbajmë fjalën edhe sa i përket Klinës së Poshtme, ku po instalohet sistemi …
Më shumë...Ballkoni panoramik – investim për transformim të turizmit në komunën e Rahovecit
Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, me bashkëpunëtorë e me qytetarë, morën pjesë në fillimin e punimeve të projektit “Ndërtimi i Ballkonit Panoramik mbi qytetin e Rahovecit”, bashkëfinancim i Komunës së Rahovecit dhe MZHR-së. Projekti i quajtur “Grape city”, …
Më shumë...Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorë të drejtorive
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, me të cilët bisedoi për ecurinë e punëve, sfidat në zbatimin e projekteve, dhe planet e mëtejme për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Rahovecit.
Më shumë...Komuna e Skenderajt hap panairin e përgjithshëm për të gjitha bizneset lokale
Nën organizimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, sot në Sheshin “Adem Jashari” të komunës së Skenderajt është hapur panairi i përgjithshëm, në të cilin bizneset lokale, fermerët dhe shoqatat e grave, kanë ekspozuar produktet e tyre. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha për …
Më shumë...Komuna e Malishevës thërret mbledhjen e gjashtë të Kuvendit Komunal
Komuna e Malishevës thërret mbledhjen e gjashtë të Kuvendit Komunal. Mbledhjen e -VI- (gjashtë) të rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2024, do të mbahet ditën e martë me datë:03.09.2024 duke filluar nga ora: 09:45. …
Më shumë...Banorët e Malishevës përzgjedhin projektin prioritar: Fusha Sportive në SHFMU “Ibrahim Mazreku”
Mbrëmë është mbajtur takimi me banorët e qytetit të Malishevës në kuadër të programit buxhetimi me pjesëmarrje dhe kanë votuar për projektin e tyre që e konsideruan më me prioritet. Pas propozimeve të dala nga takimi i një jave më parë, banorët e Malishevës, kanë përzgjedhur ndërtimin e fushës sportive …
Më shumë...Bashkëpunimi komunë dhe qytetar, prioritet për komunën e Ferizajt
Në kuadër të Kontratës së Agjendës Sociale, gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim me drejtues të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” si dhe me drejtues të shkollës “Elena Gjika” në komunën e Ferizajt. Në këtë takim është diskutuar për çështjen e “Avancimit të hapësirave shkollore dhe pajisjet me mjete …
Më shumë...Kryetari Aliu ka pritur në takim sportistin Eltijon Hoxha
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim sportistin Eltijon Hoxha. Ai ka shkruar: “Kënaqësi e veçantë të mirëpres, të riun ferizajas, Eltijon Hoxha, i lindur në Gjermani e që pasionin e tij për sportin e kultivoi qysh në fëmijëri, duke shkuar rrugës së babait Mentor Hoxha, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
