Shiu që ra gjatë natës edhe pse i pamjaftueshëm solli freski. Zhvillimet e hovshme të reve paralajmërojnë ndërrimin e motit. Në këtë zonë malore vjeshta vjen herët. Në mëngjes përreth luginës së lumit po bie vesë dhe ka filluar të ftohtit. Po bëhet afër një muaj qyshkur kemi filluar jetën …
Më shumë...Yearly Archives: 2024
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge është duke qëndruar për një vizitë zyrtare, në Kosovë
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai ka zhvilluar një takim me presidenten, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit, përfshirë këtu edhe çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Zotri Boris në një postim të tij ka shkruar …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sindikatën e minatorëve të Trepçës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sindikatën e minatorëve të Trepçës. Ai ka thënë se Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze që ndërlidhen me mashtrimin që kjo Qeveri po e bënë tash e 4 vjet. Trepça është vlerë dhe simbol i rëndësishëm i Kosovës. Kështu e kam trajtuar edhe …
Më shumë...Prokuroria Speciale e Kosovës i ka ngritur aktakuzë Ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka ngritur aktakuzë Ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Dyshimet janë se ai kishte filluar të keqpërdorë detyrën zyrtare ende pa i bërë dy javë nga dita kur ishte emëruar në këtë pozitë e deri ditën kur ishte arrestuar, në prill të vitit të kaluar. Sipas aktakuzës, Krasniqi …
Më shumë...Flutura Kusari, ka treguar rëndësinë e komenteve që janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, për Ligjin e KPM-së
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka treguar rëndësinë e komenteve që kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin e Komisionit të Pavarur për media, bashkë me përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Në një konferencë për gazetarë, ajo ka theksuar se kërkuan që të shfuqizohen disa nene të Kushtetutës. …
Më shumë...Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, akuzon Qeverinë-Kurti për keq-menaxhimin e ndërmarrjeve publike
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë Kurti në lidhje me menaxhimin e ndërmarrjeve publike si KEK, Trepça dhe RTK. Shala ka kritikuar qeverinë për përdorimin e masave të dhunshme dhe emërimin e kuadrove politike në këto ndërmarrje, duke theksuar se kjo qasje ka pasur …
Më shumë...Zgjedhjet e reja në Kosovë, qytetarët mund të votojnë deri në 10 Kandidatë
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë do të organizohen pa periudhën tradicionale të heshtjes zgjedhore prej 48 orësh dhe me procedura të lehtësuara për mërgimtarët. Më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, qytetarët do të kenë mundësinë për të votuar deri në 10 kandidatë për deputetë, një ndryshim që ka …
Më shumë...Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi në mes të komunës së Rahovecit dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, prof. dr. Armand Krasniqi, ku bisedoi për mënyrat e bashkëpunimit, me ç’rast u nënshkrua marrëveshje mirëkuptimi, për t’u angazhuar bashkërisht në organizimin e “Forumit Ekonomik Rajonal ‘Dukagjini’ (FERD)”, si dhe për organizimin e …
Më shumë...Në Deçan u mbajt debati Publik për Projekt – Buxhetin 2025/27 – Granti për Arsim
Në komunën e Deçanit u mbajt debati Publik për Projekt – Buxhetin 2025/27 – Granti për Arsim. Takimi u kryesua nga Kryesuesi, z.Hajdar Sutaj, te pranishëm ishin drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtori për Arsim, z. Besnik Hulaj, drejtorët e shkollave, zyrtar komunal. Drejtoresha Cacaj shpalosi para …
Më shumë...Mustafë Krasniqi: Librat e nivelit të I dhe II-të “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” u shpërndan për nxënësit e mërgatës shqiptare nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë
Ogerta Manastirliu Ministre e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, në postimin e saj thekson se për vitin e ri shkollor 2024/25, që është shpallur “Vit i Gjuhës Shqipe“, për nxënësit e shkollës shqipe në mërgatë ndan mbi 14 mijë libra “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”, të cilat do të jenë në duart e nxënësve, për ata nxënës që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Manasterliu tha: “librat e Nivelit I dhe II, të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, po dërgohen nga Qendra e Botimeve për Diasporën pranë selive tona diplomatike, për nxënësit dhe mësuesit e diasporës, që me shumë dashuri dhe përkushtim mësojnë me këto tekste gjuhën e bukur shqipe dhe njihen me traditat dhe kulturën shqiptare”. Nxënësit e shkollës shqipe në mërgatë- diasporën shqiptare, nga shtatori 2024-2025, kur dhe fillon viti i ri shkollor do të pajisen me librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” për dy nivelet, të nivelit të I dhe II-të. Vlen të theksohet se një meritë të veçantë përpos QBD-së ka edhe Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës (KKAD), i cili në botimin e I-ë i kishte dy recensent, ndërsa në botimin e II-të ka një recensent. Kjo parapërgatitje dhe përgjegjësi institucionale tregon se institucionet tona janë të interesuara shkolla shqipe me mësim plotësues të jetë funksionale. Aty ku ka fëmijë të mërgatës shqiptare të ketë shkolla shqipe dhe të mbushen klasat me nxënës, me qëllim që përmes mësimit plotësues ta ruajnë gjuhën amtare, shqipen e bukur. Duke e ruajtur gjuhën amtare, ruajmë lidhjen me gjuhën e gjyshit, atdheun, mbi të gjitha ruajmë identitetin dhe kulturën kombëtare shqiptare.
Më shumë...Në komunën e Deçanit u mbajt debati publik për projekt buxhetin për shëndetësi
Në komunën e Deçanit u mbajt debati publik për projekt buxhetin për shëndetësi. Debati u kryesua nga kryesuesi, z.Hajdar Sutaj, e pranishme ishte drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtoresha e Shëndetësisë, znj. Agnesa Vokshi, përfaqësues të sektorit të shëndetësisë dhe zyrtarë komunal. Drejtoresha Cacaj shpalosi para të …
Më shumë...Nijazi Kryeziu: Politikanët e Vetëvendosjes janë tru-shpërlarë dhe rrenacakë, pjesë e politikave oborrtare të Albin Kurtit
Nijazi Kryeziu ka deklaruar se politikanët e Vetëvendosjes janë tru-shpërlarë dhe rrenacakë, pjesë e politikave oborrtare të Albin Kurtit Ai iu ka kundërpërgjigjur deputetit Enver Dugolli duke i kërkuar që ta nxjerr aktvendimin për lirim të vetin ose të cilit do ish të burgosur edhe nëse dikush tjetër e ka …
Më shumë...Komuna e Vitisë nderon Ambasadorin e OSBE-së, z. Michael Davenport, me dekoratën “Emblema e Qytetit”
Në një ceremoni të veçantë të mbajtur sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti nderoi Ambasadorin e OSBE-së, Z. Michael Davenport, me dekoratën “Emblema e Qytetit”. Ky çmim, një shenjë e vlerësimi dhe respekti për kontributet e tij të jashtëzakonshme, iu dorëzua Ambasadorit Davenport për angazhimin dhe mbështetjen e …
Më shumë...Vlora Çitaku: Pas ngritjes së aktakuzës për Nagip Krasniqin, PDK kërkon hetim për mafinë energjetike
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka kërkuar llogaridhënie nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë skandal. Çitaku, në një konferencë për media, tha se PDK i jep mbështetjen e …
Më shumë...Nisë ndërtimi i trotuarit në fshatin Prekaz i Epërm
Është rikthyer intensiteti i punëve dhe projekteve pas përfundimit të pushimeve verore. Ndërkohë që dje filloi asfaltimi i rrugëve në disa fshatra të komunës së Skenderajt, sot nisi një projekt i ri kapital. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të trotuarit në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt. …
Më shumë...Pozicioni i BE-së rreth çështjes së hapjes së urës së Ibrit nuk ka ndryshuar, thotë zëdhënësi, Peter Stano
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se pozicioni i BE-së rreth çështjes së hapjes së urës së Ibrit nuk ka ndryshuar. Në një konferencë për media, Stano ka thënë se po vazhdojnë diskutimet në lidhje me këtë çështje edhe se pikëvështrimi i partnerëve ndërkombëtarë është se “veprimet e njëanshme …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
