Në komunën e Ferizajt kanë filluar punimet për rikonstruktimin e rrugës “Tahir Sinani”. Rruga”Tahir Sinani” ndodhet skaj hekurudhës në qendër të qytetit të Ferizajt, e cila do të shërbej si një arterie të rëndësishme rrugore që lidh dy pjesë të qytetit me nënkalimin e ri të sapo përuruar.
Më shumë...Yearly Archives: 2024
Jeffrey Hovenier: Po përballemi me sfidat e Qeverisë Kurti, të cilat kanë ndikuar në kualitetin e marrëdhënieve tona
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve sfiduese të qeverisë së saj, të cilat janë duke ndikuar në partneritetin e vendit me Amerikën. Ai ka kërkuar që qeveria Kurti t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë dhe …
Më shumë...Kryeministri Kurti, ua shpalosi vendeve anëtare të QUINT-it një plan për hapjen e Urës së Ibrit, por ata nuk u bindën
Kryeministri Albin Kurti, ua shpalosi vendeve anëtare të QUINT-it një plan për hapjen e Urës së Ibrit edhe për qarkullim të veturave. Pesë ambasadorët perëndimorë nuk u bindën. Kur shkuan në zyrë për t’i kthyer përgjigje thanë se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment. Pasi qëndrimi diplomatik …
Më shumë...Ramush Haradinaj, ka vizituar Besianën, ka bërë homazhe pranë lapidarëve të të rënëve dhe ka biseduar me veteranët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Besianën, ku ka bërë homazhe pranë lapidarëve të të rënëve për lirinë e Kosovës dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët dhe veteranët e luftës së UÇK-së. Me këtë rast, Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin e heronjve dhe dëshmorëve …
Më shumë...Ejup Maqedonci: Turqia si shtet mik mbetet nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se zyrtarisht ka pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 31 milionë lira, ose rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Maqedonci tha se …
Më shumë...KQZ-ja ka vendosur që një subjekt politik në zgjedhje mund të shpenzojë dy milionë e 47 mijë euro
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që një subjekt politik, në zgjedhje, të mund të shpenzojë dy milionë e 47 mijë euro. Kjo shumë bazohet në numrin e qytetarëve me të drejtë vote, ku për një votues është kalkuluar një euro. Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar …
Më shumë...Jorn Rohde: Gjermania mbështet plotësisht deklaratat e z. Boris Ruge dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, iu ka dhënë mbështetje të plotë deklaratave të ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjatë vizitës së tij në Kosovë. Rohde ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për mbështetje të KFOR-it që nga krijimi i tij, duke e vlerësuar këtë si një faktor …
Më shumë...Enver Hasani: Shtrirja e sovranitetit në veri nuk bëhet me forcë
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shprehur kritika të ashpra ndaj qasjes së Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të demonstruar kontrollin në këtë pjesë të territorit, mungesa e strukturave të rregullta shtetërore si prokuroria, gjykata dhe policia, dëshmojnë …
Më shumë...Xhavit Haliti: Qeveria e Kosovës ka humbur kontrollin institucional në Veri
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për veprimet e saj në veri të vendit, duke theksuar se kontrolli institucional shtetëror në këtë pjesë është humbur dhe se është vendosur një regjim policor. Haliti argumentoi se qasja e Qeverisë ka çuar në degradimin …
Më shumë...Thirrje Publike për shprehje të interesit sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Malishevës
Thirrje Publike për shprehje të interesit sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Malishevës Në pajtim me legjislacionin në fuqi, përkatësisht, neni 14, neni 17 pika a) dhe c), nenin 58, pika a,b,d,g, të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe duke u bazuar në përputhje me nenin 4 pika …
Më shumë...Deputetja Hykmete Bajrami, akuzon Qeverinë-Kurti për korrupsion dhe shkelje të ligjit në rastin e KEK-ut
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur rreth ngritjes së aktakuzës kundër ish-kryeshefit të KEK—ut, Nagip Krasniqi, duke theksuar se ndëshkimi i të korruptuarve nga pushteti është i pashmangshëm, qoftë nga ligji apo vota e qytetarëve. Qeveria Kurti ka nënshkruar mbi 900 kontrata njëburimore, të cilat, sipas saj, janë burim …
Më shumë...Bekim Haxhiu: Fotografia e Kurtit në Konventën Demokratike tregon distancën që ai e ka me diplomatët amerikanë
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar fotografinë e kryeministrit Albin Kurti gjatë hapjes së Konventës Kombëtare Demokratike në Shtetet e Bashkuara. Ai vlerësoi se pozicionimi i Kurtit në rreshtat e fundit të fotografisë simbolizon marrëdhënien e tij të largët me Amerikën. Bekim Haxhiu, e cilësoi Kurtin si një “mashtrues” …
Më shumë...Deputeti, Driton Selmanaj akuzon RTK-në për shkelje etike dhe favorizim të militantëve të Vetëvendosjes
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Radio Televizionin e Kosovës, duke akuzuar institucionin për përhapjen e lajmeve të rreme dhe favorizimin e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Selmanaj shprehu shqetësimin e tij lidhur me mosmarrjen e masave ndaj atyre ndaj porositës të lajmeve të rreme, …
Më shumë...Ministria e Arsimit subvencionon tekstet shkollore, por nuk i siguron drejtpërdrejt
Për vitin shkollor 2024-2025, MASHTI, ka ndarë rreth 12 milionë euro për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasat 1 deri në 9. Nga kjo shumë, 6.3 milionë euro janë caktuar për blerjen e teksteve për klasat 1-5, ndërsa 6.6 milionë euro për materialet mësimore të klasave …
Më shumë...Pacolli: Të thuash se Perëndimi nuk na pranon si myslimanë, po u dashka të konvertohemi, është naive e patetike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka reaguar ndaj debatit të fundit në lidhje me konvertimet fetare, duke e cilësuar këtë diskutim si patetik dhe të tepërt. Pacolli ka kritikuar disa nga deklaratat që pretendojnë se Perëndimi nuk pranon shqiptarët si myslimanë. Ai ka theksuar se është e padrejtë …
Më shumë...Naim Miftari: Serbia ka infiltruar agjentë në çdo sektor të Kosovës, duke përfshirë këshilltarë të presidentëve
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe i SHIK-ut, Naim Miftari, ka bërë akuza të rënda në lidhje me infiltrimin e agjentëve serbë në institucione të ndryshme të Kosovës. Serbia ka instaluar agjentë në politikën e Kosovës, në polici, prokurori, gjykata, dhe në media, përfshirë kompani private dhe struktura të tjera. …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
