Ministria e Infrastrukturës nuk është konsultuar me Komisionerin për Gjuhë për largimin e të gjitha tabelave të komunikacionit të cilat janë shkruar në alfabetin cirilik në komunat të banuara me shumicë serbe, ka bërë të ditur Komisioneri për Gjuhë në Zyrën e Kryeministrit, Slavisha Mladenoviq, në vlerësimin e të cilit …
Më shumë...Yearly Archives: 2024
BE-ja kërkon që në Serbia të mos i dënojë qytetarët që protestojnë kundër madhërimit të kriminelëve të luftës
Bashkimi Evropian kërkon që në Serbi të sigurohet liria e shprehjes si e drejtë themelore dhe të mos dënohen ata që protestojnë kundër madhërimit të kriminelëve të luftës. Kështu tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pizonero, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë lidhur me …
Më shumë...Gabriel Escobar: Vetëvendosje, nganjëherë ka njerëz të cilët nuk i mendojnë pasojat e disa veprimeve deri në fund
Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për marrëdhëniet jo të mira me Qeverinë e Kosovës. Ai beson që vendimi për ndalimin e dinarit nuk është bërë për t’i ndëshkuar serbët. Këtë vendim, Escobari e ka ndërlidhur me mungesën e historisë së …
Më shumë...Antony Blinken: Vendet e Ballkanit Perëndimor zënë vend të veçantë në administratën e kryetarit, Xho Biden
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është cituar të ketë deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë çështje të cilat zënë vend të veçantë në administratën e kryetarit, Xho Biden. Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm austriak në Vjenë, Alexander Shallenberg, au tha se dëshiron që Kosova …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Kosova nuk do t’ia kthejë shpinën aleatëve, por kësaj qeverie të papërgjegjshme
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të emisarit amerikan, Gabriel Escobar në lidhje me Qeverinë Kurti. Ai shkruan se qëndrimi amerikan është duke u përkeqësuar, derisa edhe aleatët kryesorë evropianë janë në kulm të pakënaqësive me Qeverinë Kurti. Fakti që vendimi për tokat …
Më shumë...Më 16 mars 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i luftëtarëve shqiptarë kundër policisë
23 vjet më parë, më 16 mars të vitit 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kundër policisë sllavomaqedonase me ç rast edhe pasoi komunikata e parë lidhur me sulmin. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999 si dhe …
Më shumë...80 civilë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite gjatë natës, në rajonin e Gazës
Të paktën 80 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite gjatë natës kundër Gazës, transmeton Anadolu. Agjencia palestineze e lajmeve WAFA tha se Izraeli vazhdoi të sulmonte pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, duke përfshirë kampin e refugjatëve Nusairat dhe qytetin Gaza. Shumë u plagosën në sulmet që shënjestronin shtëpitë …
Më shumë...Gjermania e ka paralajmëruar Izraelin kundër një ofensive ushtarake në Rafah, ku janë strehuar mbi 1.4 milionë civilë
Gjermania ka paralajmëruar Izraelin kundër një ofensive ushtarake në Rafah, ku aktualisht janë strehuar mbi 1 milionë e 400 mijë civilë palestinezë. Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, ha se “një ofensivë në shkallë të gjerë në Rafah nuk mund të justifikohet”. “Mbi një milion njerëz të zhvendosur …
Më shumë...Beqir Elshani: BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE
(Me rastin e përvjetorit të lindjes së Ludvig van Betovenit) Pianisti dhe kompozitori gjerman, Ludvig van Betoven, u lind në Bon më 16 dhjetor 1770 dhe konsiderohet një ndër kompozitorët më të mëdhenj të epokës së klasicizmit dhe romantizmit në artin e muzikës. Babai e dërgoi tek Jozef Hajdni në …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Luftime të ashpra në Shalë dhe në Drenicë (16 mars, 1999)
Mbrëmë ka bërë ftohtë. Sa herë që fryn era oda ftohet. Në raste të tilla më del gjumi dhe nuk më merr më me orë të tëra. Ende nuk kemi siguruar shtrojë e mbulojë të mjaftueshme. Për kushte dhe rrethana lufte, tani për tani nuk duhet të ankohemi në asnjë …
Më shumë...Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj
Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar Isni Kilajt masën e paraburgimit. Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i kësaj gjykate, Michael Doyle. Ai tha se vendimi për Isni Kilajn është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake më 5 mars 2024. Sipas tij në vendimin për vazhdimin e paraburgimit …
Më shumë...Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, konfirmoi se është caktuar një takim mes Kosovës e Serbisë më 19 mars, në Bruksel
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se është caktuar një takim për të martën e ardhshme, më 19 mars, në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve. Stano ka thënë se në takim, i cili zhvillohet në Bruksel, do të bisedohet për …
Më shumë...I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak u takua, në Beograd, me kryetarin e Serbisë, Vuçiq
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak u takua në Beograd me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Takimi u mbajt pasi emisari amerikan Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Prishtinë bëri me dije se të martën në Bruksel do të bisedohet për çështjen e dinarit, ndërsa i kërkoi Kosovës …
Më shumë...AAK-ja demanton ministrin, Faton Peci, i cili ka thënë se ia ka kthyer ministrisë së Bujqësisë, objektin e kësaj parie
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se objekti i cili ishte në shfrytëzim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prej 600 metra, i është rikthyer kësaj ministrie. AAK-ja e ka quajtur Pecin mashtrues ordiner, duke thënë se AAK-ja ka kontratë me …
Më shumë...BDI: Opozita shqiptare fushatë me porositë e Mickoskit dhe Levicës
Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se opozita shqiptare është në koordinim të vazhdueshëm me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe me atë të Levicës, Dimitar Apasiev. Thirrjet e fundit të Mickoskit drejtuar opozitës shqiptare që të mos merren me “kërkesa nacionaliste shqiptare”, tregon se Mickoski, Apasievi dhe opozita …
Më shumë...Olaf Scholz: Vendet evropiane do të blejnë armë nga tregu botëror për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër Rusisë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur se vendet evropiane do të blejnë armë nga tregu botëror për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër Rusisë, transmeton Anadolu. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin polak, Donald Tusk, kancelari …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
