Yearly Archives: 2024

Kryetari Haliti i uron nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Të dashur nxënës dhe shumë të respektuar mësimdhënës! Kam nderin të ju uroj fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. Ky gjysmëvjetor lë të shërbej si motiv për të vazhduar rrugën tonë të përbashkët për një ardhmëri të ndritur përmes dijes. Gjatë vitit 2024  uroj që të gjithë nxënësit të vazhdojnë rrugën …

Më shumë...

Kryetari Nura priti në takim zyrtarë të DEMOS-it dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me ekipin komunal për përformancë, ku ishte e pranishme edhe kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, kanë prit sot në takim zyrtarët e DEMOS-it dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizioni për Përformancë të Komunave të Kosovës. Në këtë takim …

Më shumë...

Në komunën e Rahovecit mbahet takim me përfaqësuesit e USAID-it

Shefi i kabinetit të kryetarit në komunën e Rahovecit, z. Ali Morina, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, z. Afrim Oruqi, drejtori i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, z. Besnik Hoti, shefi i Sektorit për Kadastër, z. Kapllan Gashi dhe gjeodetja, znj. Vlora Gashi, pritën …

Më shumë...

Përfunduan punimet në riparimin e QKMF-së në fshatin Drenoc dhe Fortesë

Në kuadër të projektit “Riparimi i brendshëm i QMF-ve”, përfunduan punimet në riparimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Drenoc dhe Fortesë të komunës së Rahovecit. Ky investim ka për qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore, rritjen e cilësisë dhe efikasitetit në kryerjen e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Rahovecit.

Më shumë...

BQK: Të hyrat në bankat e Kosovës kanë arritur në 317 milionë euro, 17.% më shumë se në vitin e kaluar, e tërë kjo mbi kurriz të qytetarëve

BQK

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se të gjitha bankat e Kosovës kanë vazhduar të performojnë me fitime të larta, ku në tremujorin e tretë të vitit 2023, bankat kanë pasur një profit neto prej 123.7 milionë eurosh. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, një rezultat i tillë ka …

Më shumë...

Dimitar Kovaçevski, bëri të ditur se kabineti i tij do të japë dorëheqje, më 25 janar, për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bëri të ditur se kabineti i tij do të japë dorëheqje, të enjten, më 25 janar, për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike. Dorëheqjen do ta paraqesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili pritet të emërohet kryeministër i Qeverisë teknike, …

Më shumë...

Nenad Rashiq ka porositur serbët e Kosovës që të mos frikësohen për ndalesën e dinarit, sepse do të gjendet një zgjidhje

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq  ka porositur serbët e Kosovës që të mos frikësohen për ‘ndalesën’ e dinarit pasi, sipas tij, do të gjendet një zgjidhje. “Sa për qytetarët, që të mos kenë frikë, jam i sigurt se do të gjejmë një mënyrë, ndoshta duke …

Më shumë...

Ura që kalon nga fshati Ratkoc në drejtim të fshatit Vrajakë tashmë është e kalueshme

Pas ndërhyrjes së shpejtë dhe kujdesit të veçantë për rregullimin e urës që kalon nga fshati Ratkoc i komunës së Rahovecit për në drejtim të fshatit Vrajakë, njoftohen banorët e asaj zone se kjo urë tashmë është e kalueshme. Ura është bërë e përkohshme deri në zhvillimin e procedurave të …

Më shumë...

KPF në Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e KPF-së. Në takimin e sotëm janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: – …

Më shumë...

Viola von Cramon: Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, vështirëson aplikimin e Kosovës në KE

Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nga ana e Kosovës nuk ua bën më të lehtë anëtarëve të Këshillit të Evropës që të ecin para me aplikimin e saj për anëtarësim. Zonja Cramon  ka …

Më shumë...

Amerika dhe Bashkimi Evropian mbajnë qëndrim të njëjtë lidhur me zhvillimet politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Amerika dhe Bashkimi Evropian mbajnë qëndrim të njëjtë lidhur me zhvillimet politike dhe të sigurisë  në Ballkanin Perëndimor. Ata nuk kanë fare dallime sa i përket procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë dërguar  sinjal të njëjtë për rajonin edhe nga Samiti i djeshëm në Shkup, …

Më shumë...

Numri i nënshkruesve të peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut është 4.148 nga 3.640 sa ishte e nevojshme

Grupi inicues i qytetarëve për shkarkimin e kryetarit në veri të Mitrovicës, Erden Atiq, ka dorëzuar të hënën peticionin te kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj komune, ndërsa janë 508 nënshkrime më shumë  të mbledhura sesa minimumi i duhur. Lajmin  e ka bërë të ditur për KosovaPress, Nexhat Uglanin, kryesuesi …

Më shumë...

Njëzet e një ushtarë izraelitë u vranë dje gjatë luftimeve në Gazën jugore

Njëzet e një ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve në Gazën jugore. Kjo shënon humbjen më të madhe të forcave izraelite  gjatë një dite, brenda enklavës së shkatërruar që nga fillimi i luftës me Hamasin. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha se dy ndërtesa u shembën …

Më shumë...

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon gjykimi i krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, do të vazhdojë gjykimi kundër  krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Burimet e medieve  bëjnë të ditur se edhe sot  do të vazhdojë paraqitjen  dëshmitarja mbrojtur e Zyrës së Prokurorit. Javën e kaluar,  kryetari i trupit gjykues, Charles …

Më shumë...

Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi për zbatim, jenë pjesë integrale e rrugës së Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit në BE

Bashkimi Evropian kërkon ruajtjen e kufizimeve të rrepta kundër varianteve të virusit dhe përshpejtimin e vaksinimit

Bashkimi Evropian ka pranuar versionin përfundimtar të letrës nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila ishte zotuar se Serbia nuk e zbaton nenin, i cili  i obligon palët të mos e pengojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare. Megjithëse nuk e kanë zbardhur përmbajtjen finale të dokumentit, në BE kanë thënë se …

Më shumë...

Ulutash: Vazhdojmë përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve, por jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

KFOR-i vazhdon të bëjë më të mirën për të ofruar një mjedis të paanshëm, të sigurt dhe të sigurt për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë,” ka thënë për Anadolu, gjeneralmajori turk,  Ozkan Ulutash. Turqia mori komandën e Forcave e KFOR-it  tetorin e kaluar. Ai tha …

Më shumë...