Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, se komuna që ai udhëheq, ka përfituar 400 mijë euro nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në rregullimin e parkut në fshatin Varosh. “Ferizaj është përfitues i investimit prej afro 400 mijë …
Më shumë...Monthly Archives: May 2025
U mbajt mbledhja e dytë e rregullt e KKSB-së në Viti
Sot në Viti, u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi zëvendëskryetari i komunës, z. Hasan Aliu. Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen e sigurisë në këtë komunë cila u vlerësua si e qetë dhe e qëndrueshme. Zv.kryetari …
Më shumë...Dështon i 20-të për Konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, duke shtuar më tej pasigurinë institucionale në vend. Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e …
Më shumë...Kryetari Haliti po qëndron për vizitë në shtetin Francës për të diskutuar bashkëpunimin me qytetin Saint Julien-en-Genevois
Me ftesë të kryetares së Komunës së Saint-Julien-en-Genevois,znj. Véronique Lecauchois kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po zhvillon një vizitë zyrtare në këtë qytet francez, ku është pritur me nderime të veçanta nga autoritetet lokale. Gjatë qëndrimit të tij, kryetari Haliti ka mbajtur një fjalë rasti në Asamblenë e …
Më shumë...Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun
Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për të votuar në favor të kandidates së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Në një deklaratë për media, Balje zbuloi se i ishte ofruar një mundësi punësimi si profesoreshë në Shkup, si …
Më shumë...Mbi 60 OJQ alarmojnë për krizën politike në Kosovë
Më shumë se 60 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj vazhdimit të ngërçit politik, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin demokratik të vendit. Në një deklaratë të përbashkët për media, organizatat joqeveritare kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për …
Më shumë...Përfundoi dëgjimi i katërt buxhetor me punëtorët shëndetësor
Në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec u mbajt dëgjimi i katërt publik me punëtorët shëndetësor. Drejtori për buxhet dhe financa në komunën e Rahovecit, Afrim Limani, paraqiti limitet buxhetore bazuar në Qarkoren e parë buxhetore, po ashtu potencoi që dëgjimet e hershme …
Më shumë...31 fermerë përfitues të serrave prej 1 ari
Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi dhe Organizata Qatar Charity, nënshkruan kontratat me 31 fermerë, përfitues të serrave prej 1 ari, një projekt që sjell mundësi të reja dhe kushte më të mira për prodhim bujqësor në komunën e Rahovecit. “Me bashkëfinancim prej 25% nga Komuna dhe 75% …
Më shumë...Mickoski vazhdon edhe në skenë publike të demonstrojë përbuzje ndaj shqiptarëve
Përulja publike e kryetarit të komunës së Tetovës përpara të gjitha kamerave, përpara gjithë opinionit, përfaqëson pasojë logjike të dominimit monoetnik në Qeveri, i cili me kalimin e kohës gjithnjë më hapur po del në sipërfaqe. Kjo nuk është hera e parë që Mickoski sillet në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve. …
Më shumë...Ministri Pirro Vengu: Kosova do të jetë pjesë e plotë e arkitekturës së sigurisë euroatlantike
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, priti në Tiranë komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në një takim me fokus bashkëpunimin mes dy ushtrive. Vengu tha se marrëdhëniet strategjike dhe vëllazërore mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës po thellohen më tej. Në qendër …
Më shumë...Kaja Kallas nga Prishtina: Marrëveshja e Ohrit mbetet në fuqi, dialogu është rruga e vetme
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, gjatë vizitës në Prishtinë theksoi se Marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe duhet respektuar nga të dyja palët. Ajo tha se dialogu është e vetmja rrugë për stabilitet në rajon. Së bashku me emisarin Peter Sorensen, kanë analizuar çfarë ka funksionuar në …
Më shumë...Ramush Haradinaj kërkon nga Kaja Kallas heqjen urgjente të sanksioneve ndaj Kosovës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën ka diskutuar çështje kyçe për Kosovën. Haradinaj njoftoi se theksi kryesor i takimit ishte nevoja për heqjen urgjente të sanksioneve ndaj Kosovës. Ai tha se ka çmuar angazhimin e Kallasit dhe BE-së …
Më shumë...Memli Krasniqi pas takimit me Kaja Kallas: Të hiqen sa më parë masat ndaj Kosovës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj në Kosovë. Në takim u diskutua për zhvillimet politike dhe nevojën për stabilitet institucional në funksion të integrimit evropian të vendit. Krasniqi tha se e ka informuar Kallasin për gatishmërinë e …
Më shumë...Lumir Abdixhiku: Qeveria kalimtare është zgjidhja e vetme funksionale
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj të parë në Prishtinë. Abdixhiku tha se e ka njoftuar Kallasin për krizën aktuale politike dhe propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse. Ai e cilësoi këtë ide …
Më shumë...Daut Haradinaj: Kryeministri Kurti po e largon Kosovën nga Perëndimi
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të partisë së tij që e kanë cilësuar kryeministrin Albin Kurti si “argat i Serbisë”. Haradinaj theksoi se kjo akuzë nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e informacioneve, por me veprime që, sipas tij, dëmtojnë orientimin perëndimor të Kosovës. “Të …
Më shumë...Driton Selmanaj: VV nuk është partner i natyrshëm për LDK-në, koalicioni i kaluar ishte dëm për vendin
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është dhe nuk ka qenë kurrë një partner i natyrshëm për LDK-në. Selmanaj tha se katër vitet e fundit kanë treguar dëmet që, sipas tij, VV i ka sjellë vendit. Ai cilësoi ftesën e Kurtit për një …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
