Komuna e Prishtinës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve. Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Përparim Rama ka vlerësuar lartë angazhimin e dhe rezultatet e zjarrfikësve si dhe theksoi se Komuna që ai drejton ka ndërmarrë hapa konkretë, përfshirë sigurimin e shujtave ditore dhe organizimin e fizioterapisë si mbështetje …
Më shumë...Yearly Archives: 2025
KMDLNJ: Mos përfshirja e katër komunave me shumicë serbe është diskriminim flagrant
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka kritikuar ashpër vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për mos përfshirjen e katër komunave të pjesës veriore të Kosovës në tarifat e reja të rritjes së energjisë prej 16.1 për qind. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave …
Më shumë...Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ka kërkuar të formohet sa më parë Qeveria
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ka shfaqur shqetësimin për moskrijimin e deritashëm të institucioneve qendrore të Kosovës dhe ka kërkuar të formohet sa më parë Qeveria. Naim Dedushaj nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ka vlerësuar se mungesa e institucioneve të Kosovës padyshim që do të ndikojë negativisht, …
Më shumë...Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore
Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore. “Gjatë vizitës shtetërore në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe do të zhvillojë takime me Madhërinë e Tij, Sulltan Bolkiah, në rezidencën zyrtare Istana Nurul Iman. Gjatë kësaj vizite …
Më shumë...Nesër mbahet seanca e 11 e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Nesër, më 5 maj, mbahet seanca e 11 e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe gjatë kësaj seance, do të bëhen përpjekje për zgjedhjen e kryetarit më të institucionit më të lartë ligjvënës të vendit tonë. Ndonëse partia Vetëvendosje e ka propozuar shumë herë kandidaten e saj, Albana …
Më shumë...Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës
Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. Bëhet e ditur se gjatë periudhës janar – prill të këtij viti, kanë humbur 103 milion euro. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se kjo humbje është shqetësuese. Ai ka shtuar …
Më shumë...Vlora Çitaku: Është e dhimbshme dhe e turpshme sesi një grupacion politik po e shndërron Kuvendin në një cirk
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj mos konstituimit të institucionet më të lartë ligjvënës. Ajo ka shkruar se është e dhimbshme dhe e turpshme sesi një grupacion politik po e shndërron Kuvendin në një cirk. “Për mua, Kuvendi është vendi ku kam …
Më shumë...Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku ka thënë se lideri i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka saktësuar më tutje se ndonëse Albin Kurtit i është bërë ftesë për të ju …
Më shumë...Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse vonon konstituimi i Kuvendit
Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse vonon konstituimi i Kuvendit. Kjo shoqatë ka bërë të ditur është duke ndjekur me shqetësim krizën e zgjatur në vend për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë. “U bëjmë thirrje të gjithë …
Më shumë...Renate Schroeder: Situata në Kosovë jo që nuk ka qenë e mirë përgjatë viteve të fundit, por as s’po përmirësohet
Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Renate Schroeder ka shfaqur shqetësimin e saj për përkeqësimin e gjendjes në Kosovë në raport me lirinë e medieve. Ajo ka thënë se janë të brengosur me situatën në Kosovë, pas rënies në 24 pozita më poshtë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit …
Më shumë...Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë
Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, Dita e Lirisë së Mediave është një datë e tillë! E kjo datë, nuk ka se si të mos na kujtojë 4 janarin e vitit 1999 – datën kur në eterin e Kosovës, filloi të …
Më shumë...Smajl Latifi: Përkujtuam dëshmorin Bajram Sallahaj në 26-vjetorin e rënies
Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të shtunën në Kaznik, në 26-vjetorin e rënies dëshmor të bashkëluftëtarit Bajram Sallahaj bashkë me djalin e tij, Brahimin dhe me shokë, nderuan kujtimin dhe kontributin e tij për lirinë e vendit. Postimi i kryetarit Latifi: Sot, në 26-vjetorin e rënies dëshmor …
Më shumë...Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, në Viti përkujtohet gazetari i rënë, Kerem Lawton
Me rastin e 3 majit-Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit një delegacion i komunës së Vitisë, të përfaqësuar nga Basri Aliu dhe kryesuesi i kuvendit Komunal, Bekim Azizi dhe përfaqësues të Klubit të Gazetarëve “Kerem Lawton”nga Vitia, policisë, gazetarëve kanë bërë sot homazhe në kompleksin e gazetarit britanik Kerem Lawton …
Më shumë...Komuna e Prishtinës njofton se të hënën Rruga Agim Ramadani do të jetë e hapur për qarkullim
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet në rrugën “Agim Ramadani” do të përfundojnë deri të hënën. Në faqen zyrtare në Facebook, Komuna ka publikuar pamje të punimeve, teksa ka njoftuar se sot ( e shtunë) po kryhet asfaltimi, derisa të dielën do të bëhet vijëzimi i rrugës. “Sot po kryhet …
Më shumë...Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara
Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara. Faleminderit kryetarit Ramush Haradinaj , kolegëve, aktivistëve e gjithë miqve që për 25 vite kanë qëndruar me AAK-në me besim, me punë …
Më shumë...Kosova nuk figuron në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës në maj 2025
Në agjendën e publikuar për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Luksemburg më 13 dhe 14 maj 2025, aplikimi i Kosovës për anëtarësim nuk është përfshirë. Megjithatë, sipas raportimeve të televizioneve, Kosova mund të diskutohet në kuadër të pikës “të tjera” …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
