Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” – Viti po merrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Folklorik Almojàbano në Republikën e Panamasë, duke përfaqësuar për herë të parë Republikën e Kosovës në këtë festival. Gjatë paraqitjes në qytetin Colón, ansambli prezantoi kulturën, traditën dhe trashëgiminë folklorike të Kosovës para publikut ndërkombëtar. …
Më shumë...Monthly Archives: January 2026
Superpuna jashtë funksionit, bizneset në rrezik gjobash: Heshtje institucionale për një problem shtetëror
Platforma shtetërore “Superpuna” tash disa javë është jashtë funksionit, duke pamundësuar regjistrimin e punëtorëve dhe duke i vënë bizneset përballë rrezikut të penalizimeve nga institucionet, për një problem që nuk është i tyre. Nga Agjencia për Punësim e Republikës së Kosovës jozyrtarisht kanë konfirmuar për KosovaPress se kanë pranuar një …
Më shumë...Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën
Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim përkrah qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me synimet e tyre për Grenlandën, duke vënë në pah varësinë politike dhe strategjike të Prishtinës nga Uashingtoni. Andoni tha se Kosova, për shkak të lidhjes …
Më shumë...Izmi Zeka: Votimi i Osmanit do të ishte gabim strategjik
Publicisti Izmi Zeka ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që Partia Demokratike e Kosovës ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente, duke e cilësuar një veprim të tillë si gabim strategjik me pasoja afatgjata për identitetin dhe rolin opozitar të PDK-së. Zeka thekson se vendimi për Presidenten nuk është thjesht çështje aritmetike …
Më shumë...Mesjetë kushtetuese” në Kosovë: Enver Hasani akuzon pushtetin për shkelje masive të Kushtetutës
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke deklaruar se gjatë vitit të fundit Kosova është shndërruar në një “mesjetë kushtetuese” për shkak të shkeljeve të shumta të Kushtetutës. Hasani tha se në periudhën shkurt–dhjetor nuk ka pasur asnjë shtet tjetër në rajon …
Më shumë...Bekim Haxhiu kërkon ekspertizë forenzike për votat me postë dhe hetim gjithëpërfshirës
Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që votat me postë t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike, duke paralajmëruar se vetëm një hetim i tillë mund të zbulojë ekzistencën e një skeme të gjerë kriminale në procesin e votimit jashtë vendit. Haxhiu ka përshëndetur aksionin e Prokurorisë së Prizrenit …
Më shumë...Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës
Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht komisionerë të numërimit të votave, skandali i manipulimit zgjedhor në Kosovë ka marrë përmasa ndërkombëtare. Rasti është pasqyruar edhe nga agjencia prestigjioze botërore e lajmeve, Reuters, e cila e cilëson këtë situatë si “turp i …
Më shumë...Akademik Arsim Bajrami denoncon ndërhyrjen politike dhe rrezikun për ndërgjegjen historike të brezave
Akademik Arsim Bajrami ka reaguar ashpër ndaj organizimit të ligjëratave nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, duke e konsideruar këtë veprim një akt të rëndë politik, institucional dhe moral. Bajrami thekson se kjo iniciativë nuk është e rastësishme, por pjesë e një strategjie …
Më shumë...Nasim Haradinaj kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë për ligjëratat nga Gjykata Speciale
Për ligjëratën e mbajtur me nxënësit e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ka reaguar ashpër nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e ka cilësuar këtë aktivitet si të papranueshëm dhe ndërhyrje të rrezikshme në ambientet arsimore. Haradinaj ka kërkuar publikisht ndërhyrjen e Prokurorisë së Shtetit, si dhe …
Më shumë...Enver J. Hoti: Sulmi i UÇK-së, në Malishevë me 24 janar 1998
Në mbështetje të komandantit legjendar Adem Jashari, pas sulmit të dytë të forcave okupatore serbe në shtëpinë e tij, 28 vite më parë, Adem Jashari kishte bashkëluftëtarë edhe në vise të tjera shqiptare Me marrjen e informatës për sulmin e forcave serbe ndaj familjes Jashari më 22.01.1998, ku në këtë …
Më shumë...Bedri Halimi: Ligjëratat për Hagën te rinia – përgatitje për një aktgjykim fatal kundër krerëve të UÇK-së
Analisti Bedri Halimi ka reaguar ashpër ndaj organizimit të ligjëratave për Gjykatën e Hagës nëpër shkolla të mesme dhe fakultete në Kosovë, duke i cilësuar ato si “sinjal i keq” dhe paralajmërim për një skenar të rrezikshëm politik e propagandistik në prag të përfundimit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të …
Më shumë...Ruzhdi Jashari shpërthen: “Skandal i rëndë – po i hapet rruga narrativës kundër UÇK-së, përgjegjës institucionet e arsimit”
Profesori dhe reporteri i luftës së UÇK-së, Ruzhdi Jashari, ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën se si po trajtohet historia e luftës çlirimtare në sistemin arsimor të Kosovës. Ai ka theksuar se për më shumë se 25 vjet pas luftës, institucionet nuk e kanë vendosur Luftën e UÇK-së në tekstet …
Më shumë...Ejup Maqedonci falënderon veteranët amerikanë për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve Amerikanë të Luftërave të Huaja (VFW), duke përfshirë Carol Whitmore, Komandante Nacionale e VFW-së, dhe Ryan Gallucci, drejtor ekzekutiv i Zyrës së Uashingtonit të organizatës. Gjatë takimit, Maqedonci theksoi lidhjet e forta ndërmjet …
Më shumë...Ismail Qemali 1844-1919
Ismail Qemali u lind në Vlorë në një familje të pasur dhe autoritative, më 16 janar të vitit 1844. Ka vdekur në Itali më 24 janar të vitit 1919. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pasi kreu shkollën fillore në …
Më shumë...Sadik Halitjaha: Dështim zgjedhor – Kosova është qeverisur me vota të vjedhura
Ish-gjenerali dhe veprimtari Sadik Halitjaha ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor në Kosovë, duke e cilësuar atë si një “dështim zgjedhor” dhe duke akuzuar partitë politike për vjedhje sistematike të votës së qytetarëve ndër vite. “Deri tani, me dhjetëra zgjedhje me vota të vjedhura u qeveris Kosova”, ka shkruar Halitjaha, …
Më shumë...Valmir Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit, jo ai i Qendër Numërimit
Pas vendimeve për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të zhvilluara më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka sqaruar se rezultati përfundimtar do të jetë ai që del nga procesi i rinumërimit, dhe jo ai i dalë fillimisht nga Qendrat Komunale të Numërimit. Zëdhënësi …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
