22 vjet më parë më 18 prill 1999 ranë shumë dëshmorë të UÇK-së, në mbrojtje të pozicioneve dhe popullatës civile

Më 18 prill të vitit 1999 ranë duke luftuar në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës: Mentor Morina, Halim Bajraktari, Mentor Gashi, Islam Kastrati dhe Ramadan Bytyçi. Qëndresa heroike në Gradinë bërë që forcat ushtarake e policore serbe në tërhiqen me humbje dhe nuk arritën të marrin pikën në strategjike të luftës në majën ku vepronin njësitet e Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova dhe ku transmetonte program Radio-Kosova e Lirë.

18 prilli i vitit 1999 shënon numrin shumë më të madh të dëshmorëve të UÇK-së, të rënë në vend-luftimet e Zonës në Llapit e Marecit, në Brigadën Ismet Jashari Kumanova,  në zonën e Drenicës, Dukagjiit dhe Anadrit. Atë ditë në fshatrat Marec, Makoc dhe Sllovi ranë duke luftuar kundër  forcave policore dhe ushtarake serbe: Sefedin Ilaz Vitia, Besim Isë Vitia, Fehmi  Vitia, Sefedin Ilaz Vitia, Muharrem Pacolli, Rrahman Murati, Ziaver Vllasaliu,  Shabi Gërbeshi, Shabi Avdush Gërbeshi, Rrahim Azem Gërbeshi, Baki Salih Pacolli e të tjerë.

18 prill të vitit 1999  në frontet e ndryshme të luftës së UÇK-së kanë rënë duke luftuar kundër forcave serbe,  dëshmorët: Azem Miftar Hajdaraj, Enver Jahir Tahiri, Isuf Ibish Hoxha. Januz Zejnullah Jashari, Mehdi Zymer Fazliu, Naser Zeqir Sekiraqa, Shaban Beqir Avdiu, Visar Mustafë Hoti, Mustafë Llapashtica.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …