2705 studentë të rregullt do të regjistrohen në afatin e dytë të pranimit në Universiteti i Prishtinës

2705 studentë të rregullt do të regjistrohen në afatin e dytë të pranimit në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se sot është hapur konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2021-2022. Në njoftimin e bërë nga UP-ja thuhet se 2705 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në këtë afat të dytë. “Të dashur maturantë, ju njoftojmë që UP-ja e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22 – afati i II-të. 2705 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP në këtë afat të dytë të konkursit. Aplikimi nis nga sot”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …