Brickos

Të dielën në Ferizaj do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës urbane “Ahmet Kaçiku”

Komuna e Ferizajt njofton gjithë qytetarët se të dielën më 07.04.2024 duke filluar nga ora 07.00h deri në ora 19.00h do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës urbane “Ahmet Kaçiku”, konkretisht segmenti i rrugës prej kryqëzimit me rreth-rrotullim me rrugën urbane “Vëllezërit Gërvalla” – Bashkimi i Qytetit, deri te kryqëzimi me rreth-rrotullim me rrugët urbane “Rexhep Bisilimi” dhe “Gursel dhe Bajram Sylejmani” te Stacioni Autobusëve, për arsye të asfaltimit të rrugës urbane “Ahmet Kaçiku”.
Rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve në komunikacion në këtë ditë dhe kohë të caktuar mund të përdoren rrugët “Hamëz Jashari”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “12 Qershori”, kurse vendosjen e pengesave dhe shenjave për orientimin në komunikacion do të kryen nga operatori ekonomik.
Apelojmë te qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve, ndërsa nga Policia e Ferizajt kërkojmë që me një intensitet më të shtuar të policëve sipas nevojës të asistojnë në mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …