Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, është takuar me homologun e saj serb, Millan Millanoviq. Haley ka treguar, nëpërmjet rrejtit se ka pasur një takim produktiv me ambasadorin serb. Temë kryesore e diskutimit, në mes tyre, ka qenë marrëdhënia ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Patëm një takim produktiv me ambasadorin serb, Millanoviq, për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, për gjetjen e një zgjidhjeje të pajtueshme për të dyja vendet, dhe për zgjerimin e paqes në rajon”, ka bërë të ditur Haley. Muaj më parë, udhëheqësit e Kosovës kanë shprehur dëshirën e tyre që Shtetet e Bashkuara të përfshihen si ndërmjetëse në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …