“Më mirë është të ndodhin padrejtësi së sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë” – Johann Wolgang GOETHE, filozof i madh gjerman i cili pranoj Islamin.
Këtë reagim po e shkruaj pak të gjatë për lexuesit, por gjithsesi tepër të shkurtë për të gjithë ata që kanë sy, kokë, mendje dhe janë të interesuar të dijnë se ku vërtetë e ka dhe duhet ta ketë vendin Nënë Tereza. Reagimi vjen si pasojë e një polemike që u shkaktua pas kryelajmit në gazetën e përditshme të Kosovë “Express” me titull “Gjykimi i Imamit për Nënën Terezë”. Gazeta e datës 23 shkurt 2009 në brendi ia kushton gati dy faqe, faqet 8-9, një ligjerate të imamit Dr. Shefqet Krasniqi kur ai i ka thënë xhematit se “Nënë Tereza e ka vendin në ferr”. Në audio inçizimin e vendosur në internet Dr. Krasniqi dëgjohet duke thënë se “[Nënë Tereza] e ka vendin midis xhehnemit, fellë”. Reagimi i parë në formë të shkruar erdhi nga Halil Matoshi, gazetar i Express-it. Komenti i tij u botua, ku tjetër pos në gazetën ku Halili është gazetar. Si duket, ishte një veprim i koordinuar i vet gazetës, e jo trajtim i drejtë i problemit. Po e marrim paragrafin kryesor, mbi tekst, nga reagimi z. Matoshi me titull “Krasniqi në ferr”, i botuar më datën 24 shkurt 2009, faqe 2.
“Nga këndvështrimi i Shefqet Krasniqit për fjalën e lirë, do të mund të them se vet ai është i gatuar për ferr, sepse përfaqëson të keqen universale, dhe kjo që them, sipas botëkuptimit tim, është e barasvlershme me të vërtetën e tij konstante “përjashtuese nga parajsa” për të gjithë jomyslimanët, aq më tepër kur përfaqësojnë të mirën universale.”
E kuptuat këtë paragraf mirë? Nuk po hyjmë në brendi të komentit ku Halili ka llapaqit dhe sha sa ka mundur.
Qëllimi i këtij punimi shkencor është të gjindet vendi i saktë ose i përafërt në këtë dhe atë botë për Nënë Terezën, Dr. Krasniqin, dhe Halil Matoshin. Në këtë punim shumë të shkurt do të përdorim argumente të forta shkancore. Të gjitha argumentet e prezentuara janë të hapura për vërtetësi në tërë botën, për gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Kushti i domosdoshëm për kuptimin dhe vërtetimin e argumenteve është që, secili duhet të ketë një shkallë të pranueshme të inteligjencës njerëzore. Nëse jeni të prirur të besoni në gënjeshtra, propagandë mediale, llapaqitje dhe sharje të komentusve nepër gazetat e tyre të paguar nga qarqet shpifëse, lexues të dashur, ndaloni këtu dhe mos e vazhdoni leximin e këtij punimi. Kthehuni tek komentet me sharje nëpër gazeta sikur ai i belbanit Halil Matoshi. Ju që besoni Zotin dhe faktet shkencore, u bëjë thirrje të vazhdoni leximin.
Çka bëri në të vërtetë Nënë Tereza për njerëzimin dhe shqiptarët?
Miti i Nënë Terezës është krijuar nga Vatikani dhe propaganda mediale. Nuk ka asnjë fakt që mund të vërtetohet se ajo u ka ndihmuar të varfërve praktikisht. Tërë ndihma e saj të varfërve kanë qenë gënjeshtrat, mashtrimet dhe zhdukja e varfërisë me fjalë që Vatikani dhe mediat i shpifnin si fjalë të Zotit. Ju lutem, të dashur lexues, gënjeshtrat dhe shpifjet e Nënë Terezës nuk ishin, nuk janë, e kurrë nuk do të jenë fjalë të Zotit. Nënë Tereza praktikisht vetëm i ka sjellur dhe vazhdon të i sjell të këqija njerëzimit, e më së shumti shqiptarëve. Për Nënë Terezën janë shkruar shumë libra sipas qejfit, propagandës, ëndrrave, gënjeshtrave dhe qëllimeve djallëzore. Lexues të dashur, pse nuk uleni edhe ju pranë kompjuterit dhe të shkruani çka të doni në favor të Nënë Terezës? Edhe ne kemi mundur ta bëjmë këtë. Po ua lëjmë juve sepse ne nuk e kemi ndërmend të merremi me fantazira. Bota nuk është e ndërtuar në bazë të fantazirave. Bota vepron në bazë të argumenteve. Në vijim ne prezentojmë vetëm një pjesë të vogël të argumenteve. Nëse nuk jeni të interesuar në argumente që mund të i vërtetoj secili që ka sy dhe mendje të shëndoshë, ju lutem prej toke deri në qiell edhe njëherë: ndaloni leximin këtu. Për të gjithë të interesuarit në thash e themet dhe propandën për Nënë Terezën sqarimi u dha më lartë.
Në linkun më posht keni të gjithë shkrimin
http://www.radiokosovaelire.com/pdf/Vendi%20per%20Nene%20Terezen.doc
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Kërkesa e VV-së tregon mungesë interesi për konstituimin e Kuvendit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për kërkesën që seanca për konstituimin …