Veteranët e UÇK-së do të protestojnë sot, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga

Veteranët e UÇK-së të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, do të protestojnë për largimin nga lista të veteranëve të rremë

Protesta të reja do të mbahen  në Prishtinë, për të kërkuar largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve. Këtë herë, vet veteranët e UÇK-së të ‘Brigadës 113 Mujë Krasniqi’, që kanë vepruar në kuadër të Zonës Operative të Drenicës, do të protestojnë me datën 3 shtator, nga ora 11:00, në Prishtinë Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës, së bashku me veteranë të tjerë, janë organizatorë të kësaj proteste. Ai thotë se vetëm në fshatin e tij janë më shumë se 70 veteranë të rremë dhe për këtë ka dëshmuar më shumë se 6 herë te ish-prokurori special, Elez Blakaj. Zogaj tregon se për shkak të dëshmisë që ka dhënë në Prokurori, është kërcënuar. Por dëshmitë e tij për falsifikimet thotë se janë vërtetuar nga ish-prokurori Blakaj. Për këtë protestë të paralajmëruar për 3 shtator, Zogaj nuk ka marrë përkrahjen e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, të udhëhequr nga Hysni Gucati, për të cilin thotë se është në shërbim të politikës. Kreu i OVL së UÇK-së ka paralajmëruar se këtë protestë nuk do ta përkrahin.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …