Shërbimet inteligjente serbe kanë përgatitur plan për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë

Shërbimet inteligjente serbe kanë përgatitur plan për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Shërbimet inteligjente serbe kanë përgatitur plan për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë i cili do të realizohet gjatë vizitës së kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Njoftohet se plani për destabilizimin e Kosovës do të realizohet në dy drejtime. Në njërën anë duke nxitur deklarata luftënxitëse të autoriteteve dhe medieve serbe. Ndërkohë, në anën tjetër është paraparë të bëhet viktimizimi i serbëve ashtu sikur gjatë luftës në rastin “Panda” ku nga shërbimi inteligjent serb u vranë disa të rinj serb, krim i cili iu atribuua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pastaj filloi fushata e armatosur e forcave serbe kundër popullatës civile shqiptare në rajonin e Pejës dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …