Agim Vuniqi: Pavarësia e kontaminuar…, nga gripi i shpezëve lajmëtarë

 


Pavarësi…, me kushte, pa kushte, pavarësi e mbikëqyrur.., me flamuj me hymn, me karrigë në OKB (?), me sovran tjetër të deleguar nga BE-ja, jo nga OKB…”Ali hoxha, hoxhë Alia”, përpak të harroj edhe shumë ëmbëlsime tjera autoktone lesh me fije sheqeri, sheqer-lesh.

Shumica i duan festat, shumë festa.., qytetarët e pritnin me shumë shpresë edhe atë kulmoren, të veçantën, atë që ua premtuan “premtuesit institucionalë”, unë jo aq shumë, e di unë pse-hin.
Tension i njëjtë përvjet, një garë kolektive që kulminon me shumë premtime; pavarësia nuk do të shtyhet…Sivjet, jo se jo, por vitin tjetër gjithsesi…? Si duket vendorët dhe ndërkombëtarët i ka kapur klimaksi sivjet, nuk kishte pasur rrymë të mjaftueshme me gatitë çajat me hitha, që ia kishin preferuar mjekët popullor-barsihtarë. Nuk ka ndonjë arsye të përmenden, datat e këtij viti kalendarik, ashtu si ndërrimi i motit nga meterorologu, festohen rrenët me një stres të ethshëm, edhe një komplot i cirkut ndërkombëtarë “gripi i pavarësisë”, shyqyr që s’po hamë pula. edhe ky vit s’është gjë tjetër, ndonëse nuk shënojnë veçse një vit më shumë, e unë që plakem për një vjet. Për atë them Gëzuar ditëlindjet e juaja, kalamaj!, Se unë për vete se kam njet të ngutem, ashtu si nuk nguten institucionalistët e pavarësisë.
E pra, kush ngutet…., hangërt sheqer, se e kisha në qejf sa herë që vinte ndonjë cirk ndërkombëtar. Por që vjen dita kështu, që të ushqehemi kaq shpesh me këta topa leshi-fije të holla të sheqerit nuk më ka shkuar mendja, sigurisht kjo ka ndodhur pasi që ndërkombëtarët i kemi këtu, sheqer lara-lara, dhe duam t’u hyjmë në hatër me shumë atrakcione autoktone.
Ajo që i duhet kësaj gare festash është…, jo vetëm fjalët e ëmbëla të “hyçmetlinjëve”, që janë pelim si tabletat e përditshme që duhet t’i blej pensionisti me 40 euro, me ligjin që është në fuqi, ede. Tash pra kupto sa të ëmbla janë festat për ta, çdo tender i hapur festohet me shumë para, edhe privatizimi i pasurisë publike gjithashtu, me shumë të papunë, dhe them lirisht se këtyre, sa herë që mbahen garat zgjedhore u japin sheqer-lesh, me u ëmbëlsuar bile me diçka. Ai që do të zgjedh artin e gatitjes së leshit-sheqer, do të ndërton biznes rentabil në t’ardhmen, si vepritari do t’i shënohet në formularët e MSHPK, gjatë fazës eksperimentale të regjistrimit të popullatës në Kosovë: leshpunues i sheqerit-shumë fije të sheqerit në lëmsh, dhe do të ketë më shumë Euro në buxhet.. do të paguhet TVSH-ja nga sheqerlesh biznesi.
Art pour l’art, do të thoshte Apolineri.
Shumë e preferoj biznesin në vek, më duket më origjinal disi, dhe përkon me art artizanati, dhe kështu dua të kontriboj me këtë propozim, për të ngritë tatpjet treguesin në diagramin e punësimit, po-po, sheqer-lesh në vek. Por, është vështirë se “hyçmetlijtë” kanë ngrehur frerin e dorës, nuk po kanë kuorum me i gatitë shpejt ligjet, besa është punë e vështirë, duhet me marrë pjesë në mbledhje me ngreh gishtërinjtë tatpjetë. I ngrehën apo jo ata paguhen për atë. U lodha, shumë mend “po shtjerri”, do të ndalem pak nga mendimet patriotike, do ta pi një kapuçino, me shumë shkumë, por kur po fryhet shumë po merr formën e lëmshit, është e natyrshme, kah po sillem po më paraftyrohet sheqer-leshi dhe pavarësia e ëmbëlsuar, ashtu si molla e pshtjellur me sheqer. Sa rekorde idiotike do të thej këtë vjet, a do ta kem kështu përvjet? Kush bëhet më i/e lumtur pse merr një rrogë në vek prej meje, a pse jo, jap dhurata të ëmbëlsuara më shpesh, jo këtë vit-vitin e ardhshëm, se sivjet s’kam gjetur kohë, mundësi e vullnet për të ndejtur, bër plane dhe prognozuar, 365 ditë me radhë?
Njësoj edhe politikanët tanë. Veç bëni seri, ju lutem, përmbushje premtimesh, tejkalim qindpërqind i planeve, shumë projekte të “realizuara”, mesazhet e tyre për kremta, patjetër, si dezert pavarësia në bredh. Ato janë “kartolinat” e tyre për tagërpaguesit, se për serbët që s’paguajnë gjë, atyre do t’u ndahet tokë shoqërore për kthim e ndërtim, për këmbim Serbia do të dërgon mdonjë kontigjent kufomash, mirë të paketuara.
S’ kanë filluar ende, por do të vijnë, ju premtoj. Jam qindpërqind i sigurt, krejt një si vitin e kaluar: rrymë, ujë, bukë dhe ndonjë cirk ndërkombëtarë për popullsinë, por edhe kremta suksesesh, shumë festa këtë vit kombi shqiptar. Le të shtyhen nga ndërkombëtarët për vitin e ardhshëm. Pavarësi…, me kushte pa kushte, me flamuj me hymn, me pavarësi të mbikëqyrur, me karrigë në OKB (?), me sovran tjetër të deleguar nga BE-ja, jo nga OKB..”Ali Hoxha, Hoxhë Alia”, përpak të harroj edhe shumë ëmbëlsime tjera autoktone lesh me fije sheqeri, sheqer-lesh.
E ç’ rol lozkan premtimet e ndonjë politikani lokal “shpesh më duken “ashik-dylberë” nuk e çajnë “kokën” për asgjë. Jo..! Nuk është ashtu, për ta flitet 365 ditë me radhë!?

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …