“Në kohë krize, vajza e djem nga Italia e kanë ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj. Kjo ndihmë ka vazhduar edhe në kohë paqeje dhe Kosova është mirënjohëse gjithmonë”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me ministren e Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta. Ai e ka njoftuar ministren Trenta për zhvillimet e fundit politike në vend, përmirësimin e situatës së sigurisë, ndërtimin e raporteve të mira me fqinjët, dhe për të arriturat e Kosovës në ndërtimin e një sistemi të mirë në sundimin e rendit dhe ligjit. Duke vlerësuar rolin e madh të Italisë për progresin e Kosovës, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me Italinë, duke kërkuar mbështetjen e ministres Trenta në proceset e rëndësishme për vendin, me theks të veçantë . Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Elisabetta Trenta, vlerësoi të arriturat në të gjitha fushat me rëndësi për vendin, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Forcës së Sigurisë në Kosovë, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtënant, Rrahman Rama dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Haradinaj, po ashtu mori pjesë edhe në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore
Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …