Jashari: Të martën mbahet manifestim përkujtimor për të rënët e Drenicës dhe zbulohet shtatorja e Ilaz Kodrës në Drenas

U hap ekspozita: “Portretet e dëshmorëve dhe personaliteteve kombëtare” e piktorit, Emrush Xhemajli

Në mesin e shumë familjarëve  të dëshmorëve dhe artdashësve, në Muzeun e Kosovës është hapur ekspozita individuale e piktorit, Emrush Xhemajli, me titull: “Portretet e dëshmorëve dhe personaliteteve kombëtare”. Prof.dr. Hivzi Muharremi para të pranishmëve theksoi faktin se kjo ekspozitë ngërthen në vete personalitete më të shquara të Lëvizjes kombëtare. Para nesh flasin tablotë, një gjuhë e koloritit ku piktori Emrush Xhemajli me përkushtim i është qasur dy elementeve të ngjyrës, kompozimin e veprave dhe formave, duke filluar nga Legjenda –Skënderbeu, dhe ka vazhduar me Komandantin, Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Ladrovci, Aleksandri i Madh, Ilaz Kodra, Gursel e Bajram Sylejmani e piktura tjera të heronjve. Elementi tjetër është paraqitja e frymës moderniste. Piktori, Emrush Xhemajli, falënderoi të pranishmit për prezencën dhe bashkëpunëtorët që kanë ndihmuar në hapjen e ekspozitës. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 13 tetor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: Kërkesa e PDK-së, për një pauzë 10-minutëshe u refuzua arbitrarisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive …