Ministri Bytyqi po merr pjesë në punimet e Forumit STS në Japoni

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga ambasadori ynë në Japoni, Leon Malazogu dhe shefi i kabinetit në MAShT, Baton Dushi, këto ditë po merr pjesë në punimet e forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS) në Japoni. Në këtë ngjarje të rëndësishme të shkencës dhe teknologjisë, fjalën e hapjes e mbajti kryetari dhe themeluesi i këtij Forumi, Koji Omi, ndërsa punimet i ka përshëndetur kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Kryeministri i Japonisë e vlerësoi shumë të rëndësishme mbajtjen e kësaj ngjarje për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në botë. Në këtë forum, ministrat e vendeve të ndryshme të botës do të debatojnë për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve. Forumi STS është një lëvizje e udhëheqësve të botës në fushën e politikës, shkencës, biznesit dhe mediave, që merren me shkencë dhe teknologji.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …