Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: A ndjeve o, “jashtëtokësorët” ishin shqiptarë…!

Kush ia pa hajrin gjithë kësaj armate dr…e mrrrrrr, kryesore do të bëhemi me “At”…!

Përtacia e shtresës së intelektualëve, filmaxhinjve, njerëzve të kulturës është e paskajshme, sa herë ndërrohen sistemet ndërrohen fjalët, dhe akuzat dërgohen diku tjetër, larg nesh… disa thonë që kishat ortodokse serbe kanë qenë dikur katolike-ilire, mirë e thënë, po ç’bënë intelektualët, priftërinjtë…, dhe “hyqmetlinjtë” tanë të mos ngrehin padi, akuza kundër Kishës ortodokse Serbe, qe ua uzurpojë shqiptareve pronësinë mbi to , pse nuk kërkonin ndihmën e Vatikanit dhe të kthenin kishat në pronësinë e pronarëve të drejtë, Kishës katolike Shqiptare, apo për arsye se Vatikani akoma nuk ka pranuar pavarësinë e Kishës katolike të Kosovës, pastaj na është thënë se faji është … lype fajin…nuk është thënë nga historografia sllavo-greko -komuniste?! Për të testuar atë qe themi, thonë.., po minimizohet argumenti dhe ja hidhni një sy filmit ”Skënderbeu” të prodhuar në vitin 1953. ”The great Warrior Scanderbeg” (Shqip: Luftëtari i math i Shqipërisë Skënderbeu, rusisht: Виликий воин Албании Скандербег, me shkronja latine, Velikiy voin Albanii Skanderbeg) është një biopi sovjetike shqiptare e vitit 1953 e drejtuar nga Sergei Yutkevich. Ai u shfaqë në Festivalin e Filmit në Cannes 1954 ku fitoi Çmimin Ndërkombëtar. Yutkevich gjithashtu fitoi çmimin Special  për rexhi. Vini re: Regjia: Sergei Yutkevich skenari:Mihail Papava, interpretojnë. Skenderbeu-Akaki Khorava, Hamza-Semion Sokolovski,Marash-Georgi Chernovolenko, Oleg Zhakov, Vladimir Belokulov… dhe vetëm episodikisht, Besa İmami, Naim Frasheri, Marije Logoreci janë shqiptarë, a duhet vetëm të flasim dhe të bëjmë zhurmë, të godasim njëri tjetrin… le te punohet më shumë sesa të flitet…

Skënderbeu, histori e shkurtër…

Gjergj Kastrioti (6 maj 1405 – 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu (Skënderbej ose Skënderbeu nga turqishtja osmane i përkthyer İskender Beğ) ishte një fisnik dhe komandant ushtarak shqiptar, i cili shërbeu për Perandorin Osmane në 1423-43, Republikën e Venedikut në 1443-47, dhe së fundmi për Mbretërin e Napolit deri në vdekjen e tij. Pas largimit nga shërbimi osman, ai udhëhoqi një rebelim kundër Perandorisë Osmane në atë që sot është Shqipëria dhe Maqedonia. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten në latinisht: Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”), dhe nuk pretendonte asnjë tituj tjetër përveç se atë në dokumente.

Skenderbeu u edukua si i krishterë, në Islam u konvertua në 1423 deri më 1443 kur iu kthye krishtërimit. Si një anëtar i familjes fisnike Castriot, ai u dërgua në gjykatën otomane si pjesë e “Devshirme”, ku ai u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit otoman për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngjit në kierarkin ushtarake, duke arritur kulmin në emërimin si “sanjakbey” (guvernator) të Sanxhakut të Dibrës në 1440. Në vitin 1443, ai braktisi otomanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Svetigradit dhe Modriçit. Në vitin 1444, ai u emërua kryekomandant i Lidhjes së shkurtër të Lezhës, i cili konsolidoi fisnikërinë në të gjithë Shqipërinë e Veriut. Kështu, për herë të parë Shqipëria u bashkua nën një udhëheqës të vetëm. Liga solli në një kauzë të përbashkët të shqiptarëve të rajoneve dhe dialekteve të ndryshme, duke ndihmuar në përcaktimin e identitetit etnik të shqiptarëve. Rebelimi i Skënderbeut nuk ishte një kryengritje e përgjithshme e shqiptarëve, sepse ai nuk fitonte mbështetje në veriun e kontrolluar nga Venedikut ose në jugun e kontrolluar nga Osmanët. Pasuesit e tij përfshinin, përveç shqiptarëve, edhe sllavët, vllehët dhe grekët. Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore të ishte një model i rezistencës së krishterë kundër myslimanëve. Për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria e 10.000 ushtarëve të Skënderbeut marshoi nëpër territorin osman duke fituar kundër forcave osmane vazhdimisht më të mëdha dhe më të mira, për të cilat u admirua. Përkundër kësaj forme ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se të mbante zotërimet e veta brenda zonës shumë të vogël në Shqipërinë e sotme në veri ku pothuajse të gjitha fitoret e tij u zhvilluan kundër osmanëve.

Në vitin 1451, ai e njohu de jure sovranitetin e Mbretërisë së Napolit mbi Shqipërinë nëpërmjet Traktatit të Gaetit, për të siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse ai mbeti një sundimtar de facto i pavarur. Në vitin 1460-61, ai mori pjesë në luftërat civile të Italisë në mbështetje të Ferdinandit I të Napolit. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të Papa Pius II, por Papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me Venedikasit ai luftoi kundër Osmanëve gjatë Luftës Otomane-Veneciane (1463-1479) deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468. Ai u rangua  lartë në atë histori ushtarake, si kundërshtari më i vazhdueshëm i Perandorisë Osmane në kulmin e saj, -fitimtar.

Shkruaj e “rruaj ve”…

U bë mirë që po shkruajmë, po duhet për të sfiduar njëri tjetrin për të shkruajtur. Ndonjëri nga ne merr inciativë pastaj të tjerët ndërlidhen. Kuptohet pra dikush duhet të jet inicues i debatit, dikujt i pëlqen, dikujt jo. Sa për shkrime gazetareske gati të gjithë shkruajnë pa lekë, edhe asaj i doli moda. Nuk ia vlen të shkruash shqip se veç lodhesh, ndoshta shkrimi zgjon kërshërinë për një ditë a dy dhe prap i humb vlera, si te mos ishte shkruar fare, dhe shkrimi në Kosovë nuk ndryshon gjë. Po shoh sa larg jemi prej civilizimit, po e them pa hamendje, me shumë pak vlera morale, ndërsa ato fetare nuk jane stabile, janë vazhdimisht në lëkundje.

Ne vërtet e shpallëm shtetin dhe menduam se gjërat do lëvizin nga vendi, jo vellaqko… me keta “karadyzena” nuk bëhet gjë. Spitalet janë bërë për gjynah, edhe tendet (çadrat spitalore nëpër fusha janë më në nivel të lartë organizimi), kjo gjendje nuk ka qenë asnjëherë ne historikun e spitalit. Pastaj sistemi i arsimit, nën çdo nivel, flas në përgjithësi. Dhe kush ua pa hajrin gjithë kësaj armate dr…… e mrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr? Sistemi gjyqësor është i pavrejtur, apo ekziston për atë që ka lidhje. Policia luan “malinato”. E tëra të dhemb, e si mos të dhemb kur në udhëheqësitë partiake dhe ato “shtetërore” ke njerëz që nuk kanë dije e as përvojë organizimi, bile të kishin qenë në ndonjë shoqatë pellumbaxhinjsh. E kuptoj se ndryshe vështrohen problemet nga brenda e ndryshe nga jasht. Thua se nuk jam afer.., mire, kush na pengon bile të shkruhemi me shpesh, apo vetëm ashtu gjejmë arsye.

Sa shqiptarë jemi…?

Kohët e fundit kanë filluar të shpërndahen video me “alien”, gjithçka mund të jenë, çferëdo origjine mund të kenë vetëm me origjinë turke s’ban të jenë, se pastaj trazohen shqiptarët… çka me i ba faktit që në Turqi jetuakan 11 milionë shqiptarë, shpesh po përflitet kjo e dhënë statistikore, apo veç po na e kanda, numri i përtypur e i papërtypur dëshmon se është shumë me i madh sesa ata që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri… a duhet t’i afrojme ata apo t’i hedhim, kush na jep atë të drejtë kur atje jetuakan më shumë se që jetojnë në tokat shqiptare, në një shtet tamam, në një tjeter multi shtet, një tjetër formacion në koalicion të një shteti tjetër, të tjerët pa të drejta… a ka njeri që mendon kokëesull në këtë vend, me arsye, pa emocione… na shpëtoi përkthyesi i “keq” se patëm me u “gri” në mes veti…

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …