leoni

Hoti: Është shumë e nevojshme që të themelohet një plan për rimëkëmbjen ekonomike së vendit për pesë vitet e ardhshme

Avdullah Hoti, ka bërë një krahasim mes buxhetit të vitit 2017 dhe atij të vitit 2019 në lidhje me shpenzimet e Qeverisë

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë një krahasim mes buxhetit të vitit 2017 dhe atij të vitit 2019 në lidhje me shpenzimet e Qeverisë e investimet kapitale. Hoti thotë se Buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN ndërsa thekson se zyra e Kryeministrit Haradinaj, në krahasim me atë të Qeverisë Mustafa, është rritur me 32 persona shtesë që buxhetit do t’i kushtojë 1 milion euro shtesë. “Numri i të punësuarve në zyrën e Kryeministrit rritet për 32 persona, që do të kushtojnë 1 milion euro më shumë. Kjo rritje e punësimit është krahas rritjes së numrit të madh të këshilltarëve, zëvendësve, koordinatorëve nacional e poste të tjera imagjinare që po kushtojnë miliona euro”, ka thënë Hoti. Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, shton më tej se vetëm për mallra për zyrën e Kryeministrit janë paraparë 9.4 milionë euro më shumë, “që është 6.5 milionë euro më shumë se në Qeverinë Mustafa”. Subvencionet, sipas tij, tani janë 3 milionë euro, që janë për 1.5 milion më shumë, “pa asnjë sqarim përse duhet të ndahet gjithë kjo shumë”. Në fund, ai përmendi edhe investimet kapitale, që, sipas tij, kanë rënë  në mënyrë drastike.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …