Në kolegjiumin e “Kosovës A”

Sipas raportimeve në takimin e kolegjiumit të “Kosovës A”, gjithçka është duke shkuar sipas planifikimeve dhe afateve të parapara. Rezervat e thëngjillit janë të mjaftueshme dhe kapacitetet prodhuese në vazhdimësi janë duke u mbajtur teknikisht në një mbikëqyrje të kujdesshme dhe intervenohet në kohë kur paraqiten defektet e paplanifikuara të cilat janë krejtësisht të natyrshme në këtë teknologji. Përkundër vështirësive të mëdha në aspektin teknik si pasoj e vjetërsisë, (mbi 60 vite) ky termocentral ka vlerë të madhe për Kosovën. Prodhimi “Kosovës A” vetëm këtë vit pritet të kalojnë mbi 2 milionë megavat orë energji elektrike. Çka është shumë e rëndësishme të theksohet dhe të njoftohet opinioni publik është fakti qe “Kosova A” operon brenda standardeve të lejuara të Bashkimit Evropian në aspektin e çështjeve ambientale. Pra është nën parametrat e BE-së për imitimin e gazrave dhe ruajtjes së ambientit. Krejt çka thuhet ndryshe është spekulim.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …