Stipe Mesiç thotë se ideja për të ndarë Kosovën është e tmerrshme dhe nuk duhet as të çohet nëpër mend

Stipe Mesiç thotë se ideja për të ndarë Kosovën është e tmerrshme dhe nuk duhet as të çohet nëpër mend

I konsideruar mik i shqiptarëve, ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç ka folur për regjimin e egër të kasapit të Ballkanit. Ish-kreu i shtetit kroat tha se Millosheviqi donte ta sundonte egërsisht Kosovën dhe nuk ia doli as ta përçante dhe as ta ndante. Prandaj, ai tha se ideja për të ndarë Kosovën është e tmerrshme dhe nuk duhet as të çohet nëpër mend. Mesiç tha se Millosheviqi, gjithnjë për të krijuar Serbinë e Madhe, jo vetëm që shkaktoi luftëra, bëri që shumë njerëz të vdesin, jo vetëm që përhapi gjak dhe terror, por në fund asgjë nuk ndodhi dhe Kosova mbeti po ajo Kosovë e shqiptarët po ata, në luftën e vet për liri e pavarësi. Stipe Mesiç kritikoi Ramën dhe Thaçin për deklaratat për të ndarë territore me Serbinë dhe kujtoi se mbi 100 mijë vetë kanë vdekur në Ballkan dhe Millosheviqi prapë nuk ia doli të ndajë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …