Bilall Sherifi: Demokracia nuk është qark i mbyllur

Kryeministri i  Kosovës Isa Mustafa, dje mbajti konferencën e parë për shtyp që kur ka marrë funksionin e të parit të qeverisë së vendit.

 

Ai në fjalën e tij të gjatë numëroi një mori të veprimeve që deri më tani qeveria të cilën ai drejton i ka ndërmarrë si dhe shpalosi prioritetet që ka për të ardhmen.

 

Mund të pajtohemi apo të mos pajtohemi me punët e kryera dhe objektivat që kryeminstri i shpalosi për të ardhmen por deri këtu gjithçka ishte në rregull, kryeministri ishte brenda mandatit të tij kushtetues.

 

Por, kryeministri nuk u ndal me kaq, ai pos tjerash foli edhe për Gjykatën Speciale duke thënë se ajo sërish do të riprocedohet në kuvend, madje ai tha se “ deputetët nuk mund të shkojnë në pushim para se të përfundoj kjo çështje”. Në këtë rast ai doli nga mandati i tij si kryeministër dhe i dha vetes atribute të sovranit duke treguar se kur munden dhe kur nuk munden deputetët të shkojnë në pushim, çka duhet ata me çdo kusht të bëjnë dhe çka nuk duhet të bëjnë para se të shkojnë në pushim.

 

Ai dje anashkaloi nenin 69  paragrafin 1 dhe 2 të kushtetutës të cilat rregullojnë mënyrën dhe kohën e funksionimit të Kuvendit. Nga një lexim i thjeshtë i këtij neni shihet qartë se këtë çështje, pra mënyrën e funksionimit të punës së kuvendit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk ia përshkruan si pushtet autoritetit të kryeminstrit.

 

Në demokraci, parlamenti është institucioni më i lartë i vendit, është arena ku përplasen pikëpamjet, idetë dhe vizionet e palëve që janë pjesë e saj. Zakonisht për shumë çështje paraprakisht është e ditur që nismat e shumicës parlamentare marrin mbështetjen e shumicës së deputetëve. Prandaj pakicës parlamentare, i pëlqyen apo jo, nuk i mbetet gjë tjetër pos të pranoj vendimet.

 

Në të gjitha vendet demokratike në botë ndonjëherë ndodh që shumica parlamentare të mos arrij shumicën e duhur të votave dhe kështu të humb një çështje për të cilën ajo është angazhuar. Kur shumica parlamentare e humb në parlament betejën e saj për çështjen e caktuar ajo në atë atë rast, për atë çështje, shëndrrohet në pakicë. Kështu që në mënyrë imediate edhe në këtë rast vlen parimi i njëjtë që vlenë për pakicën parlamentare, pra nuk ka rrugë tjetër pos ta respektoj dhe ta zbatoj vendimin e parlamentit. Çdo veprim ndryshe, rrezikon vlerat mbi të cilat funksionon demokracia.

 

Demokracia nuk është një qark i mbyllur ku vendimet mund të rikthehen për t’u ridiskutuar dhe rivotuar sa herë që rezultati nuk është ai që e dëshiron pala që ka humbur çështjen.

 

Po të ndiqnim një rrugë të tillë do të krijonim një precedent të rezikshëm sepse kushdo që e humb një çështje do të kërkonte riprocedim dhe kështu do të hynim në një qark të mbyllur, pa fund dhe pa dalje. Kështu do të pamundësohej vendimmarrja dhe ecja më tej.

 

Por, meqë atij dhe qeverisë që ai drejton, nuk po i pëlqen vendimi i Kuvendit të Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, ai tani është duke u angazhuar që të mos respektoj rregullat e lojës, pra të mos pranoj dhe të mos zbatoj vendimin e Kuvendit të Kosovës. Ai dhe qeveria e tij me çdo kusht kërkon të riprocedoj këtë çështje në Kuvend sepse rezultati nuk është sipas pritjeve të tij dhe qeverisë së tij.

 

Nëse amendamenti 24 si i tillë do të rikthehet në kuvend vetëm se rezultati nuk është ai që e deshiron sponzorizuesi pra qeveria dhe kësaj radhe miratohet, atëherë pala që do të mbetet e pakënaqur me rezultatin ka po aq të drejtë të kërkojë sërish të riprocedohet. Mohimi i kësaj të drejte palës së pakënaqur me rezultatin, do t’i jepte gjithë të drejtën e botës që këtë vendim të mos e njeh dhe të mos e pranoj.

 

Prandaj, që vendi të mbetet brenda funksionimit demokratik dhe kushtetues, qeveria në vend të insistimit për të riproceduar sërish këtë çështje ajo duhet përfundimisht të pranoj vendimin e Kuvendit. Vetëm atëherë do të krijohen kushtet e nevojshme që të gjenden mënyra adekuate për të adresuar çështjen e të gjitha krimeve, pa dallime etnike , të cilat gjatë luftës janë kryer në territorin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …