RLK: Pse po shtyhen e po shtypen veteranët e UÇK-së?

Kanë kaluar 16 vjet prej mbarimit të luftës në Kosovë dhe për gjatë gjithë këtyre viteve, veteranët e UÇK-së kanë qenë kategoria sociale më e përbuzur dhe më e anashkaluar nga të gjitha qeveritë e derisotme të vendit. Fakti se sot, ( 5 tetor 2015)  janë tubuar mijëra veteranë, para ndërtesës së Qeverisë  për të aplikuar me qëllim për të marrë “pensionin” 170 euro në muaj, apo lëmoshën e Qeverisë, dëshmon më së miri se këtë tollovi e ka shkaktuar vetë Qeveria, mbase edhe Komisioni përkatës, i cili nuk ka caktuar data të veçanta për të gjitha zonat, por ka shpallur fillimin e aplikimit për të gjithë veteranët në të njëjtën kohë. Imazhi që sot veteranët po e shfaqin publikisht tregon më së miri se deri në cilin nivel është katandisur dinjiteti i tyre, lufta e tyre për çlirim nga robëria shekullore serbe.


 


Asnjë qeveri e derisotme e vendit, asnjë institucion nuk mund të justifikojë zvarritjen 16 vjet të përcaktimit të kategorive të luftës së UÇK-së. Kjo zvarritje, jo e paqëllimshme është bërë për shumë shkaqe e arsye.


Në radhë të parë për t’i demotivuar veteranët për luftën e tyre, të cilën nuk e ka përkrahur shumica e shqiptarëve të Kosovës, ( sepse shumica e tyre ose kishte ikur ose kishte marrë pozitë pasive) dhe, nga  qarqet pacifiste kjo luftë as është pranuar as pranohet. Po ashtu një shkaktar tjetër relevant për degdisjen e veteranëve mbetet edhe qëndrimi injorues i pjesës  më e madhe vendimmarrëse të faktorit ndërkombëtar, që nuk ishte pajtuar me intervenimin e NATO-s në vitin 1999  kundër Serbisë fashiste  në krye me Milosheviqin.  


 


Mungesa e përkrahjes institucionale të pjesës dërrmuese të veteranëve gjatë tërë këtyre viteve  ka sjellë një gjendje kaotike, nga e cila nuk mund të dilet duke u caktuar veteranëve një pension mëshire edhe për faktin se disa parti politike me qëllim të përfitimit të votave kanë shtuar numrin e veteranëve, sidomos të invalidëve, shumë prej të cilëve në rrugë të paligjshme, vetëm  me nënshkrime të dy mjekëve dëshmitarë, (si në kohën e partizanëve të Fadil Hoxhës) janë shpallur invalidë, pa marrë asnjë plagë në trup dhe pa u gërvishtur gjatë luftës. 


 


Kaosi që ka përshkruar kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së gjatë tërë këtyre viteve ka rezultuar me diskreditimin vit pas vitit të luftës dhe luftëtarëve më të dëshmuar të saj, ndërsa gjatë këtyre viteve, mbi kurriz të veteranëve, invalidëve të vërtetë, familjarëve të dëshmorëve kanë përfituar profitetët e luftës, mjerisht duke u thirrur pikërisht në vlerat e saj, të cilat i kanë shndërruar në kapital financiar. Të tillët, në mënyrën më të papërgjegjshme kanë dyfishuar numrin e veteranëve e invalidëve, duke u njohur statusin madje edhe familjarëve të vet, farefisit, të afërmeve e miqve, të cilët as kanë qenë në luftë, as e kanë ndihmuar atë. Në rastin më real mund të kenë qenë simpatizantë, të cilët nuk i ka “lagur lufta”, ata vetë as familjet e tyre. Në rastin më ekstrem veteranë janë shpallur edhe disa bashkëpunëtorë të regjimit serb, por edhe dëshmitarë bashkëpunues të gjykatave të UNMIK-ut, të EULEX-it etj.


 


Veteranët, ata që kanë mbetur në hall dhe nuk kanë ditur si të gjenden pas luftës,  po shtyhen e do të shtyhen qoftë edhe mes veti, sepse janë lënë në mëshirë të kohës, sepse janë mashtruar nga disa komandantë të tyre, sepse janë mbajtur me premtime qe 16 vjet, sepse janë keqtrajtuar, janë diskriminuar dhe janë katandisur si mos më keq. Tani, kur Qeveria ka ndarë lëmoshën, ata po bëjnë përpjekje që edhe atë lëmoshë ta marrin sa më parë, qoftë edhe duke e shtyrë dhe duke e shtypur njëri tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …