Pëllumb Xhufi: Mitrovica e veriut është vatër të problemeve jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë

Pëllumb Xhufi: Edi Rama në formë të papërshtatshme, provokative e jo serioze është duke i trajtuar studentët

Historiani dhe analisti i mirënjohur Pëllumb Xhufi  konsideron se kryeministri Edi Rama i mëshon gjithnjë e më shumë lojës së ftesave që u drejton mes rrjeteve sociale studentëve, në formë të papërshtatshme, provokative e jo serioze, duke i trajtuar studentët si fëmijë të llastuar, ndaj të cilëve ai “detyrohet” të bëjë edhe bufonin për t’i tërhequr në tryezën e bisedimeve” – thotë Pëllumb Xhufi në këtë intervistë për DITA, duke e quajtur këtë sjellje një “lojë të padenjë dhe joedukative për një Kryeministër, që është edhe prind studentësh”. Për Xhufin, një nga ikonat e mendimit të majtë në Shqipëri PS dhe PD janë bashkëfajtore për situatën e sotme të universiteteve dhe gjendjes së shoqërisë shqiptare në përgjithësi. “PD e pushtoi universitetin me gjysmë analfabetë e të korruptuar për të ushqyer mitingjet histerike të saj. PS u shkeli syrin universiteteve private dhe drejtuesve të tyre milionerë. PD  krijoi një sistem krejtësisht të molepsur e të korruptuar, ku sot, gjithçka e gjithkush, duhet të kalojë në vetting sepse tek të gjithë ka hyrë e keqja. Rlindja e Ramës ndoqi të njëjtën hulli të hapur nga PD të bazuar në plaçkitjen e pasurive publike”- thotë ai në intervistën dhënë gazetarit Erion Habilaj, botuar sot në DITA.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …