Besa Shahini: MSA-farsë evropiane e Kosovës

            Secili shtet evropian mund të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian përveç Kosovës,  sepse vendi ynë  nuk është shtet për BE-në, meqë ka  status-neutral, por edhe për shkak se pesë vendet anëtare të saj që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) nuk e ndryshon këtë fakt. Artikulli 2 i dokumentit të MSA-së thotë: “(kjo marrëveshje) nuk përbën njohje të Kosovës nga BE-ja, apo nga shtetet anëtare që nuk e kanë njohur deri tani”. Kosova në këtë dokument përfaqësohet me fusnotë.

 

MSA-ja është një kontratë bashkëpunimi mes BE-së dhe Kosovës. Nuk është hapi i parë drejt integrimit në BE, por hapi i parë drejt liberalizimit të plotë të tregut me BE-në. Taksat doganore për shumicën e produkteve të importuara nga BE-ja do të hiqen, duke zbritur kështu çmimet e atyre produkteve. Ndërsa për produktet që eksportohen nga Kosova nuk do të ketë fort ndryshim, ngaqë ato kanë hyrë pa taksë doganore në tregun e BE-së me vite (BE-ja ka aplikuar njëanshëm politikën “preferencat autonome tregtare”qysh prej vitit 2010).

Por edhe pse tregu i BE-së ka qenë i hapur ndaj produkteve të Kosovës, një numër i vogël kanë arritur të depërtojnë atje. Produktet kosovare nuk janë të konkurrente në BE, as me çmim e as me kualitet. E tërë vlera e eksporteve nga Kosova në BE në vitin 2014 nuk arriti vlerën 100 milionë euro (sa për krahasim Serbia ka eksportuar mbi 7 miliardë euro po të njëjtin vit).

Kjo nuk do të ndryshojë as me MSA-në. Një pjesë e fondeve IPA (Instrumenti për Para-Antarësim, në total: 600 milionë euro për 2014-2020) do të dedikohen për rritjen e konkurrencës  së produkteve vendore.

Do të ndahen grante të vogla për kompanitë që kanë potencial eksporti, që ta përmirësojnë cilësinë e produkteve dhe të mund të depërtojnë në BE. Por ka aq pak kompani eksportuese, saqë kjo nuk do ta bëjë ndonjë ndryshim. Sipas Programit Nacional për Reformë Ekonomike 2015, eksportet parashihen të rriten rreth 5% çdo vit. Nëse eksportet prej 100 milionë euro rriten çdo vit nga 5%, sa vite do të duhen për ta arritur Serbinë?

Përveç aspektit tregtar, MSA-ja nis edhe një dialog politik mes BE-së dhe Kosovës, si pjesë e përforcimit të bashkëpunimit. Por ky dialog nuk zhvillohet me qëllim të integrimit të ardhshëm të Kosovës në BE, por me qëllim të implementimit të marrëveshjeve me Serbinë. Artikulli 5, 11 dhe 13 specifikojnë që Kosova duhet të vazhdojë – përveç të tjerash – normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe implementimin e marrëveshjeve me përpikëri. Në të kundërtën, BE-ja mund edhe të suspendojë MSA-në.

Pra, atë që e thotë dokumenti i MSA-së është kjo: në mënyrë që tregtia me BE-në të liberalizohet plotësisht, Kosova duhet të implementojë marrëveshjet me Serbinë!

 

Si ta cilësojmë atëherë MSA-në për Kosovën?

 

Secila marrëveshje që Kosova bën me shtete apo organizata përfaqëson një ndërlidhje më shumë. Një përforcim marrëdhëniesh me jashtë. Dhe MSA-ja bën këtë: përforcon bashkëpunimin me BE-në. Por nuk bën më shumë se kaq.

MSA-ja nuk është hapi i parë drejt integrimit evropian – është politikë tjetër nga ajo e integrimit. MSA-ja e Kroacisë ka hyrë në fuqi dy vjet pasi që Kroacia ka aplikuar për anëtarësim – për Kroacinë këto dy procese kanë shkuar paralel me njëra-tjetrën dhe nuk e kanë zëvendësuar njëra-tjetrën.

 

Shtetet nuk mund të zhvillohen në izolim, ndërsa një shtet i vogël e i varfër si Kosova nuk mund të vazhdojë të mbijetojë ekonomikisht në izolim. Kosova duhet të synojë të integrohet në BE. Por kjo nuk është e mundur si “jo-shtet”. Njohja nga 5 vendet anëtare të BE-së është e domosdoshme para se të fillojë ky proces.

Por edhe në qoftë se përmes ndonjë mrekullie njohja vjen pas 10 vjetëve, Kosova nuk do të mund të ecë përpara nëse shteti i Kosovës përfundon i ndarë etnikisht, siç parashihet me marrëveshjet me Serbinë. Bosnja sot ka probleme të hatashme në rrugën drejt BE-së, ngaqë ndarja etnike e pengon edhe së brendshmi, por edhe së jashtmi në këtë rrugëtim.

Problemi me karakterin etnik të Zyrës së presidentit të Bosnjës – ku si pasojë e Dejtonit, vetëm serbët, boshnjakët dhe kroatët mund të jenë president – është bërë pengesa kryesore që MSA-ja të hyjë në fuqi për Bosnjën.

 

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar që edhe etnitë e tjera të kenë mundësinë për të qenë president vendi, ndryshe është shkelje e të drejtave të njeriut. Kjo kërkesë është përcjellë tek Komisioni Evropian, i cili ka kërkuar që për hyrjen në fuqi të MSA-së të bëhen ndryshimet kushtetuese të nevojshme që edhe romët apo etnitë e tjera ta kenë të drejtën për t’u bërë president. Por Bosnja nuk arriti ta zgjidhë problemin: ndryshimet kushtetuese janë të pamundura ngaqë institucionet janë të ndara etnikisht dhe e pamundësojnë konsensusin apo vendimmarrjen e prerë.

Njëjtë do të jetë me Kosovën nëse marrëveshja me Serbinë kalon siç është paraparë. Ja një skenar i mundshëm: një qytetare turke në veri të Kosovës mund ta çojë shtetin në gjyq, ngaqë asaj i pamundësohet të jetë komandante e policisë në veri, ku vetëm një serb mund të jetë komandant. BE-ja e bën kërkesën e qytetares turke parakusht për Prishtinën në rrugën drejt BE-së.

Prishtina, për shkak se Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe do të pamundësojë qasje në veri, nuk do të ketë kurrfarë mundësie që ta ndryshojë karakterin etnik të strukturave policore atje. Serbia gjithashtu nuk do të intervenojë tek komunat e veriut, ngaqë nuk i intereson që Kosova të lëvizë drejt BE-së.

Dhe Kosova, si Bosnja, do të ngecë vazhdimisht në rrugën drejt integrimit në BE, për shkak të marrëveshjeve që po bëhen sot me Serbinë.

 

Le të nënshkruhet MSA-ja. Por mos ta zhdukim mundësinë e konsolidimit të shtetit për hir të liberalizimit të tregut me BE-në. Marrëveshjet me Serbinë krijojnë më shumë probleme sesa që zgjidhin. E bëjnë shtetin e Kosovës të paqeverisshëm.

Nuk sigurojnë njohjet nga pesë vendet anëtare në BE-së, e as nga Serbia. Nuk sigurojnë pra që Kosova ndonjëherë të mund të anëtarësohet në BE. Dhe si të tilla, duhet të rivlerësohen e rinegociohen, nëse shpresojmë që një ditë të kemi mundësinë e njëjtë me shtetet e tjera evropiane, atë të aplikimit për t’u bërë anëtare e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …